E premte, 26.04.2024, 04:43 PM (GMT+1)

Faleminderit

Gjekë Gjonaj: Preç Luku Curanaj, nxitës i fuqishëm i faljes së gjakut

E hene, 03.10.2011, 08:05 PM


Preç Luku Curanaj, nxitës  i fuqishëm i faljes së gjakut

 

Veprimi human i Preç Lukut  me rastin e faljes së gjakut të djalit të tij Lushit, 14 vjeç, nxënës i klasës së shtatë të Shkollës Fillore “Xhafer Nikoçeviq” në Guci, i cili u vra padashje nga  Idriz Omer Metjahaj, më 27 korrik të vitit 1967,  ka mbetur një nga ngjarjet  madhështore të shqiptarëve në Malin e Zi; ajo ishte gjithashtu thirrje e fuqishme për familje të tjera shqiptare, që  të shtrijnë dorën e pajtimit, të zhdukin hakmarrjen, armiqësinë, urrejtjen dhe këto t’i kthejnë në miqësi, në dashuri, në afrim me njëri-tjetrin, për fëmijët e fëmijëve tanë e të breznive që vijnë.

 

Nga Gjekë Gjonaj, Ulqin

 

Njerëzit lindin, rriten dhe vdesin, kurse ata  që gjatë jetës së tyre me  veprimtarinë e vet  kanë  lënë gjurmë të pashlyera për kombin të cilit i takojnë  nuk do të harrohen kurrë. Në mesin e shumë burrave shqiptarë të cilët do të kujtohen përgjithmonë nga  bashkëkombasit tanë  të të gjitha brezave kudo që  jetojnë e veprojnë  radhitet  edhe Preç Luku Curanaj, i cili  pak muaj më par  vdiq dhe u varros  me  respekt të madh në moshë të thyer në Nju- Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. U lind më 17 nëntor 1918 në  Vishnjevë të Gucisë, në një familje fshatare  me tradita patriotike  e atdhetare, familje e bekuar dhe e respektuar e Malësisë. U edukua që në fëmijëri  me besimin në Zot dhe përkushtimin ndaj atdheut.

 

Ai tek shqiptarët  veçmas bëri emër  me shembullin e tij fisnik  të faljes së gjakut,  plagë tepër e rëndë e  cila me shekuj e ka munduar shoqërinë shqiptare në përgjithësi dhe e cila për fatin tone të  mjerë vazhdon të  jetë e pranishme edhe sot në disa vendbanime shqiptare.  I nxiitur pikërisht nga ky gjest human e njerëzor  i këtij njeriu të  të paqes   vendosa  të shkruaj këtë  shkrim   përkujtimor, jo për t’i thurur atij lavdi, sepse  as ai nuk e deshti një gjë të tillë,  por   me qëllimin e vetëm për ta kujtuar dhe falënderuar këtë trieshjan, për këtë vepër madhore,  i cili  me shembullin e vet ua la fëmijëve tanë rrugën e shtruar me  dashuri  njerëzore, e jo të mbytur me gjakun e vëllezërve e të prindërve sipas porosisë së mesjetës.

 

Tragjedia

 

Dyzet e katër vjet më parë, familjes së Preç Lukut i ndodhi një tragjedi.  Djali i  kësaj familjeje fisnike,  Lushi, 14 vjeç, nxënës i klasës së shtatë të Shkollës Fillore “ Xhafer Nikoçeviq” në Guci, u vra padashje  nga Idriz Omer Metjahaj, më 27 korrik të vitit 1967, në bjeshkën  Podkobillë të fshatit Vishnjevë. Kjo vdekje  e papritur, e parakohshme, e dhimbshme dhe e  rëndë do të mbahet mend për dy arsye. E para,  për faktin e hidhur se  një filiz i ri, në lulen e rinisë,  u shkëput përgjithmonë nga zemra e prindërve të tij, Preçit dhe Marës,  familjarëve  dhe farefisit. E dyta, për veprën humane, burrërrore të Preç Lukut,  i cili në çastin më të vështirë të jetës së tij, kur ishte  54 vjeç,  dëshmoi  burrninë e forcën e  zemrës së tij  dhe  shpirtin bujarinë ditën e varrimit të djalit të vet, Preç Luku, në prani të rreth 3000 malësorëve të këtyre krahinave,  ndërmori një veprim që mund ta bëjnë vetëm  njerëzit trima dhe burrat e fortë siç  i ka pasur Malësia, i ftoi në varrim prindërit, dorasin dhe farefisin e vrasësit të djalit, të cilët, me sy të përlotur e dhimbje në zemër,  e  mbuluan së bashku  në dhe të zi trupin e pajetë të këtij djaloshi të ri.

 

Falja

 

 Preç Luku, pasi e puthi në ballë për herë të fundit djalin e vet të vdekur  dhe u nda përgjithmonë prej tij,  gjeti fuqinë e fitores së njerëzores e humanes mbi dhimbjen dhe iu drejtua  me zë të lartë njerëzve të pranishëm: “ I dashtun biri ëm. Të çuem në shkollë me mësua, me fitua dijeni e kulturë, me u ba i dobishëm për ne e shoqnin tonë. Por sot, prindët të mbuluen me dhe të zi. Baba yt nuk din me çka tjetër  me t’u xhborçue  vetëm me këto fjalë:  Biro, falë të kjoftë gjyku yt!

 

- “ Të lumtë goja, o Preç Luku! “Nanat i bajnë burrat, burrat i bajnë veprat. Vepra jote sot   asht vepër e burrënisë dhe e trimënisë. Trimëni asht të shtrish  dorën e pajtimit, o burrë i dheut!…”, thanë  me gjithë zemër burrat e përlotur në ceremoninë e varrimit.

 

Ky veprim human i Preç Lukut  në këtë ditë mortore, të organizuar sipas traditave dhe zakoneve shqiptare të malësisë, ka mbetur një nga ngjarjet  madhështore të shqiptarëve në Malin e Zi; ajo ishte gjithashtu thirrje e fuqishme për familje të tjera shqiptare, që  të shtrijnë dorën e pajtimit, të zhdukin hakmarrjen, armiqësinë, urrejtjen dhe këto t’i kthejnë në miqësi, në dashuri, në afrim me njëri-tjetrin, për fëmijët e fëmijëve tanë e të breznive që vijnë.   Në këtë mënyrë Preç Luku rreshtohet në mesin e  malësorëve me zemër të madhe  që falën gjakun e djalit ose të vëllait në ato kohëra kur në malet tona zbatohej Kanuni i Lekë Dukagjinit si , Tomë Zoli Ivezaj, Gjokë Kolë Zefi Ivezaj,  Smail Dedi Dukaj, Tomë Kolë Peri, Mal Kaculi Cacaj, Tomë Kola, Gjokë Marsah Smaku, Dodë Lulashi Gjeloshaj, Gjon Lulash Gilaj, Mark e Dodë Koleci Junçaj e ndonjë tjetër.

 

Jehona

 

Jehona e këtij  akti historik që e realizoi Preç Luku mori dhenë. U përhapë në të gjitha trojet shqiptare.  U përkrah nga të gjithë shqiptarët, sepse ai,  ndër të tjera,  na bëri që ta ndiejmë veten qytetarë të barabartë në jetë e në vetëpërcaktim sikur popujt e tjerë të qytetëruar  të globit.

 

Ky akt burrëror i parapriu Besëlidhjes së Malësisë së Madhe, e cila u arritë më 28 qershor të vitit 1970. Atë ditë histroike   përfaqësuesit e të gjitha fiseve e bajraqeve të Malësisë    Tuz  lidhën besën. I thanë jo përgjithmonë gjakmarrjes.   U betuan  në tokën dhe gjuhën amtare, në Flamurin tonë kombëtar, lidhën Besën Shqiptare, që kurrën e kurrës më, të mos ketë vrasje, as hakmarrje,  dhe se për vëllavrasje, vrasje ose për një vepër tjetër që ka  të bëjë me hakmarrjen, të ndiqet vetëm fajtori ( dorasi).

 

Atdhedashuria

 

Ky burr i ndershëm e bujar i cili me faljen e gjakut të djalit tregoi bujarinë dhe shpirtmadhësinë e vet shquhet edhe  për atdhedashuri, të trashëguar nga babai i tij   Lukë Toma, i rritur në frymën e zakoneve dhe të traditës së mrekullueshme të malësorëve, i njohur për veprimtari kombëtare, luftëtar i guximshëm për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga copëtimi, kundërshtar i flaktë i komunizmit, nacionalist i kulluar, ushtar besnik i Prekë Calit në  luftën e Këlemdit për të mbrojtur Malësinë e Madhe nga regjimi komunist i Enver Hoxhës.  Vepra dhe personaliteti i Luk Tomës dhe malësorëve të tjerë   do të mbeten frymëzim atdhedashurie për djalin e tij Preçin, sepse   ata vdiqën bashkë dhe u bënë shembull i trimërisë dhe dashurisë për atdheun.

 

Në një takim  vëllazëror  me Preçin    në shtëpinë e tij familjare  në Nju- Jork para dy vitesh, duke e pyetur për kontributin e  Curanajve  dhe malësorëve  të tjerë në luftën e Këlemndit  më dha këtë dëshmi:    

 

 Ishte ditë e ftohtë janari e vitit 1945 me borë e ngrica. Oh, lufta si lufta, plagët ishin të rënda, humbjet të dhimbshme. Malësorët kryengritës  të shpërndarë në  Tamarë, Brojë, Nikç, Vukël e fshatra të tjera luftonin kundër uzurpimit komunist.   Bashkë me kryengritësit  malësorë në luftën e Kelmendit   luftuan edhe Luk Toma, me dy djelm, Prëçin dhe Noun, me kushririn Kolecë Ucin, vëllaun e  tij Lucë Ucin, nipin Nikollë Palin  Curanaj dhe  Gjeto Gjokën Curanaj ( kryeplak i Vishnjevës) Curanaj, pjesëmarrës në mbledhjen e  Tiranës me nacionalistët e tjerë kelmendas.

 

Unë isha nishanxhi në minahedhës, të cilin profesion e kisha ushtruar edhe në  kohën e shërbimit ushtarak. Në këtë luftë të   përgjakshme Koleci plagoset rëndë   në gjoks nga forcat  e  tërbuara partizane shqiptare dhe menjëherë e  dërgojnë  të ngrirë në shtëpinë e Ujk Mark Bikut, ku ishin edhe paria. Të kota ishin përpjekjet e tyre për t’ia shpëtuar  jetën dhe ai  ndërroi jetë  mëngjesin e  17 janarit të vitit 1945. Të nesërmën e marrin kushërinjtë dhe vullnetarët e Prekë Calit dhe e çojnë në Vukël te kisha. Aty e ruajnë një natë në shtëpi të Prëtash Bicit dhe pastaj e varrosin në varrezat e Vuklit.  As  babi im  Luku nuk mund i shpëtoi plumbave të  bishave të egra komuniste. Luku  plagoset në këmbë  të njëjtën ditë  kur edhe Koleci. Babën e kam bajtë vetë i treti deri  në shtëpinë e   mikut  të kresë Llesh Tomës në Nikç,  te motra e tij Pashkë Tomja, kurse më vonë strehohet në shtëpinë e Fran Zef Pëllumbit.   Ai edhe pse i plagosur rëndë nuk u dorëzua por nga kjo kullë luftoi  trimërisht me malësorët e tjerë   deri në vdekje.  Sepse ata nuk e njihnin “ artin” e  dorëzimit e të rënies në gjunjë para askujt sado i armatosur të jetë. Forcat komuniste djegin kullën e malësorit të ndershëm Fran Zefit në Nikç. Bashkë me të  hedhin në flakë edhe trupin  e babait tim  me shokë të tjerë. Eshtrat e tij i kanë vorros kushërinjt  e grues sime  në varrezat e tyre në Nikç, ku kanë qëndruar deri në vitin 1990, prej nga i kemi sjellë në vendlindjen e tij në  fshatin Vishnjevë, të Gucisë. Bashkë me Luk Tomën plagoset edhe Dedë Gjon Bajraktari, nga Vukli kurse bashkë me Kolec Ucin  vriten edhe  Zhukë Toma nga Broja e  Lucë Gjon Uci nga Vukli”.

 

Nderimi

 

Babai i Preçit - Luk Toma  u dekorua  nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë dr. Sali Berisha, më 28 dhjetor 1995, me dekret nr. 1340 me medaljen Martir i Demokracisë  ku thuhet : Luftëtar i vendosur kundër komunizmit për një Shqipëri të lirë e demokratike, masakruar mizorisht nga regjimi komunist. Ky urdhër i artë  nga Presidenti i Shqipërisë u jepet qytetarëve shqiptarë dhe të huaj, që janë martirizuar për veprimtarinë e tyre të shquar për lirinë, demokracinë dhe përparimin shoqëror të Shqipërisë dhe të kombit shqiptar.

 

Përfundim

 

Këtë shkrim përkujtimor po e  mbylli  me një mendim shqiptar: Nënat i bëjnë burrat, burrat i bëjnë veprat.  Mendoj se vepra e Preç Lukut është vepër e burrërisë dhe e trimërisë.



(Vota: 10 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Luan Kalana: Dritero Agolli, gjeniu i letrave shqipe, homeri i gjalle i Shqiperise... Rashit Alidema: Shkenca humbi një matematikan të njohur - Emrush Bali Gashin Ramiz Dërmaku: Bubullima e Bukureshtit dhe memorja shqiptare Edlira Dedja: Ti sot ke marrë medaljen e mirënjohjes së popullit tënd! - Gëzuar 30 vjetorin, Miku im Saimir Pirgu! Gani Mehmeti: Kur vrasësit vinin natën Shefki Ollomani - Leka i Madh - Aleksandri i Maqedonisë Ramiz Dërmaku: Dëshmori i Kombit Agim Ramadani - Katana Besi Bekteshi: Migjeni si mësues dhe trajtimi i tij nga institucionet deri në fund të jetës! Ymer Halimi: Gjaku i Dr Shpëtim Robajt në dy varre pushon Ramiz Dërmaku: Kosova, Tahir Zemaj dhe korbat e kombit Hilmi Saraçi: Në përkujtim të dy luftëtarëve të shquar të rezistencës kombëtare Ukshin Kovaqica dhe Smail Sfarça Zef Staku, Poeti shkodran, që regjimi komunist e dënoi me vdekje Shevki Sh. Voca: Ihsan Toptani, veprimtar, atdhetar dhe politikan i dalluar të diasporës shqiptare E Lumja Nënë Terezë, në 101 vjetorin e lindjes Reshat Badallaj: Si u vra dhe kush ishte Komandant ''Petrit Kodra'' Remzi Ademaj? Murat Gecaj: Prof. Skënder Luarasi, vazhdues i denjë i traditave tona më të mira atdhetare Ali Merxhani: Kadir Shabani - aktivist, pedagog e atdhetar i dalluar Alfred Papuçiu: Arkitekti me origjinë shqiptare Franco Marussich dhe pema gjenealogjike Kostaq Duka: Profesori ynë Vangjush Ziko Sejdi Peka: Hysen Biberaj - njeri i nderuar i mërgatës shqiptare të Amerikës dhe i Malësisë së Gjakovës

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora