Mendime
Seb Bytyçi: Shamia
E shtune, 10.09.2011, 02:45 PM
Shamia
Nga Seb Krasniqi
Në qindra anketa që janë bërë me qytetarët kosovarë që nga viti 1999, në asnjërën për tyre nuk
Tema e këtij shkrimi nuk është mbulesa ose mësim-besimi. Ky shkrim refuzon të diskutojë për një çështje të paqenë. Mirëpo, diskuton për çështjet reale dhe përpjekjet për ta tërhequr vëmendjen larg atyre.
Kontrollimi i mendjes
Orwell në librin e tij “
Më vonë, protagonisti, e kupton çfarë po ndodh. Për shkak të një katastrofe bota shndërrohet një vend të shkretë. Dhe lloji njerëzor evoluon në dy nënlloje, njëri, Morlokët, që jeton mbi tokë (dhe që ju ngjan shumë njerëzve të tashëm) dhe tjetri nënlloj, Eloi, që jeton nën tokë (dhe ngjajnë në monstrumë). Nëntokësorët në fakt i gjuajnë njerëzit mbi tokë për ushqim. Në film, shkencëtari kupton se nëntokësorët janë të ndarë në disa grupe, dhe përderisa një grup merret me “gjuajtjen” e njerëzve, një grup më i avancuar është në gjendje të kontrollojë mendjen e të gjithë nëntokësorëve si dhe të njerëzve mbi tokë. Kështu, predatorët i frikësojnë njerëzit duke u futur edhe në ëndrrat e tyre, dhe duke mos i lejuar as të mendojnë për rezistencë.
Mjegulla kosovare
Nuk ka si të mos vijë në mendje ky skenar, kur e sheh çfarë ndodh me popullsinë në Kosovë. Shumë e rëndësishme është saga e shamive e mësim-besimit. Në qindra anketa që janë bërë me qytetarët kosovarë që nga viti 1999, në asnjërën për tyre nuk
Këtu pra qytetarëve u imponohen tema që ua tërheqin vëmendjen e tyre nga çështjet reale.
Qytetarët si Eloi dhe çështjet e vërteta
Përderisa, mjegulla e hutia krijohen me zell në të tëra anët, qytetarët grabiten çdo ditë. Çdo i treti kosovar jeton në varfëri absolute. Inflacioni është rritur, dhe çmimet për ushqim janë rritur për gjysmë. Numri i ndërmarrjeve që mbyllen – nga presioni i tatimit në një anë dhe haraçit në anën tjetër – është rritur në vitet e fundit. Dhe çfarë ndodh me njerëzit që mbesin pa punë dhe pa dinjitet? “Shpëtimtarët” shkojnë u ofrojnë lëmoshë duke shkelur edhe më tej dinjitetin e tyre.
Refuzimi i hirit syve
Në vend që të diskutohet për krijimin e vendeve të punës, diskutohet për shami që bartet nga disa dhjetëra persona nga gati dy milionë. Në vend që të propozohen ligje për luftimin e korrupsionit e krimit të organizuar, si p.sh. ligji antimafia ose përforcimi i Agjencisë Antikorrupsion me fuqi prokuroriale, propozohen amendamente ligjore për mësim-besim.
Prandaj, kurthi mjegullues i ngritjes së temave të paqena është i rrezikshëm. Është mashtrues dhe dëmtues për qytetarët e Kosovës. Dhe diskurset e tilla publike që promovojnë debate romantike herë nacionaliste, herë religjioze, janë qëllimkëqija dhe duhet të refuzohen.
(Autori është drejtor ekzekutiv i Institutit Ballkanik të Politikave, IPOL)