Kulturë
Ilir Muharremi: Luftoj me terrin e natës
E enjte, 25.08.2011, 08:34 PM
Ilir Muharremi
Luftoj me terrin e natës
Nuk kam frikë fare, dergjem në vetmi
Shkruaj vargje si Ernesto Hemingway: në mur, në dërrasë, gjithkund
Shpreh atë që nuk mund gjithmonë ta shprehë
Jam i tëri, shpirti, ndjenja, egoja, peneli
Nuk kam më frikë, e sfidova pesimizmin, fitova betejën
Jashtë është shumë kthjellët, hëna gjysmë e plotë,
Në këtë natë pa gjumë, dëgjohen ta pa gjumurit, ata që prishin gjumin
Të gjithë flenë, zhyten në rregullin e pavetëdijshëm të gjumit
Unë belbëzoj me shpirtin tim, sepse me të jam edhe pas vdekjes
I burgosu në mua, i përjetshëm në vetvete, ka masë ta rritët vetë
Dehem, dehem dhe dua të dehem, shpirti udhëzon, fiton.....
Frymëmarrja rrokulliset e pavetëdijshme, shkëput kontrollin
E thërret thënien e grekëve të lashtë, identifikim shpirtëror
Unë e sfidoj frikën, nuk jam më pengë i saj
Vdekja troket si zakonisht, ngase ka të drejtë, është më e vërteta, e mund realen, realja sfidon dehjen, vdekja fiton betejën.....
Shpirti vetëm shkruan, kupton kohën, jetën, mundin, sfidën...
Rreshton vargjet sipas qejfit, pa dëshirën time..
Krijon ritmin, pakuptimësinë, mesazhin etj.....
I Fortë është ai që di ta rrokullisë gënjeshtrën me armën e thjeshtësisë,
Budalla është ai që shpërfaq sinqeritetin, dhe me dashuri pret goditjen...
Bota është frikë, sfidë, elips, gënjeshtër, mrekulli, pesimizëm, përjetësi...
E unë dehem në pakuptimësi të shpirtit, dirigjimi vjen nga jodija e Sokratit
Nuk e dua as atë, asnjë filozofi pesimiste të dhimbjes,
Dua të dehem, pastaj prapë të dehem, të vjellë, të më zë gjumi në ndonjë përroskë të vjetër, pastaj prapë të dehem, deri në dëshirën e Napolonit.
Kur të vjen ora e zgjimit dhe të kërkimit të turmës, jo, përgjigjja është e thjeshtë- dehja, realiteti i lirë, i pa varur.
Edhe nëse nuk kuptohem, nuk kam kthjelltësi për vesh,
Nuk brengosem sepse shpirti ka fuqi për vetën, atë e kuptoj dhe e shteroj.
E unë vazhdoj të luftoj me terrin e natës, dritë prapë terr, të bëhet dritë...