E premte, 06.12.2024, 11:40 AM (GMT)

Kulturë

Dy këngë kurbeti nga Demir Krasniqi

E diele, 21.08.2011, 06:37 PM


LOTI I NËNËS MË I RËNDË SE BJESHKA

 

Sa shpejt iku vera ,

Shpejt ikën pushimet !

Si gjithë verave tjera –

Mbeten veç kujtimet !...

            Refreni:

            Në rremë u thanë kumbullat ,

            Në degë u tha pjeshka ,

            Nga loti i nënës –

            Më i rëndë se bjeshka !

 

Sërish fëmijët tanë

Iu kthyen  kurbetit –

Njëri n’ aeroplan ,

Tjetri përmes detit !...

 

Dikush n’ autostrada

Nëpër shumë kufij –

Kalojnë barrikada

Me gra e me fëmijë !...

 

Rrugëtojnë në shumë shtete

Dhe n’ ca kontinente –

Për t’ kërkuar kushte

Ma t’ mira kësaj jete !...

 

Përshëndetjet n’ ndarje ,

Ashtu si n’ çdo mot –

Ofshama e qarje ,

F’tyrat larë me lot !...

 

Nuk kanë erë as lulet ,

As mollët në bahçe –

Kur sheh lotët e nënës

Rrëke nëpër faqe !...

 

Seç u zbraz shtëpia ,

Seç u zbraz oborri ...

Mbeten veç dy prindër –

Porsi dy gurë vorri !

 

Gjilan, më 20 .08.2011.    Demir KRASNIQI

 

FOTOGRAFITË PËR KUJTIM

 

Eh, sa fotografitë i bëmë  ne sivjet ,

I: Me fëmijët  tanë  të shpërndarë n’ kurbet !:I

Herë me aparate ,  e herë me kamerë ,

I: Që të shuajmë mallin  deri n’ tjetrën verë !:I

            Refreni:

            Zjarrin , vapën , shkrumbin ,

            Mallin  nga  kurbeti –

            I: Nuk i shuan lumi ,

            Nuk i shuan deti !...:I

 

Foto për  rreth sofrës , n’ dhoma  e  n’ oborr ,

I: Mes luleve t’ nënëlokes , me çifteli n’ dorë !...:I

Në rrugët e lagjes , në shesh e  n’ qytet ,

I: Që t’i ruajmë kujtimet  s’ pakut  n’ internet !...:I

            Refreni:

            Zjarri , vapa , shkrumbi ...etj.

 

Në ndeja, në dasma dhe në çdo gazmend –

I: U fotografuam s’ bashku  gati në çdo vend ...:I

Me djem e me vajza, me nipa e mbesa –

I: Që të shihemi sërish , neve  na mbanë shpresa !:I

            Refreni:

            Zjarri , vapa , shkrumbi ...etj.

 

Eh, sa fotografitë me fëmijët n’ kurbet –

I: A thua do t’ shihemi sërish tjetrin vjet ?!:I

Se nëna e baba kanë sëmundje e siklet –

I: Vetëm Zoti e di se kush do t’ ju pret !?:I

            Refreni:

            Zjarri , vapa , shkrumbi ...etj.

 

Gjilan, më 03.08.2011.     Demir KRASNIQI

 



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora