Kulturë
Xhemail Peci: Bill Klinton
E diele, 21.08.2011, 06:55 PM
BILL KLINTON
NE 65 VJETORIN E LINDJES SE PRESIDENTIT KLINTON
“Jetojnë vetëm ata që luftojnë, vetëm ata, që shpirt e mendje mbushur nga një qëllim i kanë, ata, që fat i çon të ngjiten në shkëmbinj të thepisur, që ecin t’munduar e mbërthyer nga një mendim i ndritur duke u rrëzëllyer në sy, çdo cast, ditë dhe natë; o ndonjë mendimin i shenjt, o ndonjë dashuri e lart”. - Viktor Hygo
Nga Xhemail Ali Peci
Ata erdhën ballëlartë dhe gjoksshpalosur në flakët e luftërave dhe të betejave,
mes shpresave, mes lutjeve, mes ankthit, mes kujës,pritjeve dhe përgjërimeve,
të qindra, mijëra dhe milionave, që zgjatur kishin duart për mëshirë kah Qielli;
Ata rendën dhe marshuan me Ligjin e Drejtësisë Njerëzore në duar si vet Dielli,
mes rrebesheve të kohës e mes stuhive dhe dallgëve të oqeaneve kreshpëruar,
Ballëlartë e Kryelartë rendën dhe erdhën Ata e zjarrin e fjalëve mbanin qëruar,
Ata që besonin në Ligjet e Drejtësisë Hyjnore n’thirrjet e tyre gjithëvëllazërore,
Ata që mes sfidave dhe rreziqeve gjakonin për të sjellur tej Barazinë Njerëzore.
Të papërkulur ishin Ata përballë Scillës dhe Haridbës, përballë zjarrit dhe litarit,
mes shqotave dhe suferinave vinin Ata dhe çanin për mes kudhrës dhe çekanit,
Ata si Promethe i lashtë në mitologjinë antike, mbollën e sollën Flakën e Lirisë,
Në misionin e tyre të shenjtë më pranë njerëzve e sollën Bekimin e Perëndisë,
Ata që si Flakën e Prometheut, në botën e kërcënuar padrejtësisë edhe smirës,
Flakadanë lirie mbollën e sollën në botën e kërcënuar prej të ligës dhe shëllirës,
Ata - Promethenjtë e Ri që e hodhën farën e barazisë dhe tok idenë e së mirës.
Promethejtë Ata, Misonarët e Vizionarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,
Ata ecnin dhe rendin me hapa viganësh e frymëzimin nga e kaluara e merrnin,
Ata - historia i donte si legjendë dhe vështrimin tok e kah e ardhmja e hedhnin,
mes popullit, me popullin e për popullin ishin Ata, e me hapat prej levendësh,
e fjalët si oshëtimë e shekujve, korifejtë e ri të shpresës së re e pamje titanësh,
sfidë u bënin padrejtësive të mëdha, që si dikur Bastiljës grilave dhe hekurave,
ndrynin popujt e vegjël po me zemër të madhe lirie vuajtur krimet e gjilotinave,
të cilët historia oh sa tinëzisht atyre ua kishte kthyer shpinën mes padrejtësive,
të cilët diplomacia e fshehtë i tallte dhe aq fort i përbuzte talljeve e qesëndive,
e të cilëve fati kurrë nuk u buzëqeshte dot prej nëperkave, hileve dhe sehireve,
që hisen e diellit zënë ua kishin aq egërsisht si përbindshat e mitologjive antike,
e ansambletë e mjekrrave të thinjura të diplomacisë hipokrite n’kurthet cinike,
të shekujve të kaluar sa s’i shpallnin të mallkuar nëpër konferencat djallëzore,
e me hapat e shekujve rendnin dhe vinin Ata, errësirën e gjatë duke e ndriçuar,
me Dritën e Diellit vinin Ata, me Librat e tyre në duar edhe me Fjalën e Bekuar,
që të mos kishte më as skllevër e as më bij të skllevërve dhe as të nënshtruar,
që të mos kishte popuj të shtypur a të nëpërkëmbur, të tallur e të mashtruar,
dhe u ngritën Ata e lart u ngjitën Piadestalit Nën Urdhërat e Veprimit Hyjnor,
e sa e sa popuj liridashës Ata sot i mbajnë në zemër e librat e tyre nëpër dorë,
Xhorxh Uashingtoni, Abraham Linkolni, Udrou Uilsoni, Xhon F. Kenedi, Nestor
i Urtë e me Ballët Lartësuar Klintoni Njerëzimit i vie si Hymn, Lirisë i vë Kuror’
Këta Promethej të Ri të Vizionit Njerëzor,Vigajtë e Mendjes e Kalorës të Lirisë,
Këta Korifej të Paqes e Sogjetarë Amshimi, Lart Panteonit e Drejt Ardhmërisë,
dhe sa herë që kah Ata e kah Vepra e
U falet përunjësiht n’shenjë t’thellë:Respekti, Mirënjohje, Nderimi e Admirimi.
…
“Zoti eshte dashuri”. Bill Klinton: Jeta Ime. Kapitulli 50. Fq.846
Kur shpresa si një ëndërr e venitur, bashkë me lotët të ardhmen e zë dhe fton,
e kur agimi zbardh si vet ëndërr e bardhë mbështjellur tek
në krahët e fluturave rrijnë agsholet ku një Emër zemrat peshë nderimit i çon,
emblemë e bardhë me vulën e kohës e libër i hapur si një meteor: Bill Klinton.
Kur koha flet me zërin e vet dhe kur ëndrra vie edhe bëhet bardhësi e dashuri,
kur zemrat mbushen jetë e hov e vrull të ri, e kur qiellit yjet në flakërim i fton,
aureolë e paqes shfaqet sipërfaqes e gjithë madhështi ngjitet lart ndë kaltërsi,
Epokë në vete që shekujt mbrujnë denjësisht në histori Emrin e Tij: Bill Klinton.
Kur e djeshmja i flet zëshëm të sotmes edhe e sotmja zë e nisë të përshpërisë,
fillin e vet me fjalë fluturake e nisë - thellësive të kohës tek lashtësive mburon,
kur kokën e kthen nga e kaluara, e sotmja vetveten si Nositi zë edhe ç’e grishë,
në gjakimin sa fisnik edhe njerëzor për paqen dhe për të ardhmen: Bill Klinton.
Kur Paralaksë e Dashurisë - Paqja zë e shfaqet madhnisht si një Hymn Njerëzie,
kur vie nga thellësitë e shekujve si një promemorje që përherë veten lartëson,
kur rri si përmendore e si një vepër vigane ndër sfida të të gjitha padrejtësive,
kujtesa kombëtare hymnet i thurë edhe përjetësisht Ate e nderon: Bill Klinton.
Kur shfaqet re e zezë në qiellin kuq e zi ndër shekujt shkabës sonë t’përgjakur,
kur shami e valles e tingujt e lodrës hyjnitë ilire sërish mëton qiellit që t’i fton,
kur tufët e kuqe te opingave mbajnë vetëtimat në ritmin e tyre iso e përflakur,
kësulë e bardhë ngritet krenare drejt qiellit tek denjësisht naltson: Bill Klinton.
Kur errësirë e shekujve ecën tinëzisht e në majat e stërholla të vet gishtërinjve,
e kur kohët ziliqare tok me netët tinzare sulen trungun ilir - prapë tek kafshon,
kur hidhet edhe përdridhet kufirit tek përvidhet hija e lashtë e vet gjarpërinjve,
nëpër këngët e lahutave e në veprat e artistëve Ai tok me ne rron: Bill Klinton.
Kur paqja rri e brishtë si një sorkadhe e trembur keq ndër hapësirat ballkanike,
e kur pëllumbat e paqes prapë i trazojnë - sa herë qe urrrejtja errësirën e fton,
e kur ikonat mesjetare e hijenat hileqare kurthe u ngrejnë ideve euro-atlantike,
në pëllëmbët e duarve dhe në gjurmët e kohës prapë zë dhe vie Ai: Bill Klinton.
Kur mijëvjeçarëve zë u bënë sfidë shekulli i ri kur Paqen Ai ia fali me aq dhunti,
e kur varganit të kohës si në një vargmal vigan i shkëlqen firma si konstelacion,
kur si një rrufepritës në mes vetëtimash dhe rrufeve bie vet Fjala e Madhe e Ti’
Paralaksë e Dashurisë Paqja dhe Konstelacion Yjesh prore flakëron: Bill Klinton.
Kur rafalet këputin prapë lulet edhe kur lulëkuqet në gjak sërish vijnë e mbijnë,
kur korbat bien mbi shqiponjat e kur terrin agu prapë në zbardhëllim ç’e zbon,
kur Dardaninë Diell Dardanësh fatosat e kombit sërish dijnë edhe ta përtërijnë,
koha mba plisin e bardhë përmbi vetull e zemra gjithmonë nderon: Bill Klinton.
Kur shamibardhat mermerin përmbi kurmet e dëshmorëve larë me lot e puthin,
kur lotët pikojnë faqeve edhe dhembja e çan gurin n’ofshamën që nuk mbaron,
kur eshka e fton strallin e kur zjarrin si flakadan nxjerrë -si llavë përmbi prushin,
Shkronjat e Emrit të Tij stendat e muzeut krahëror zënë e i mbushin: Bill Klinton.
Kur
kur bie agimi mbi dheun e të parëve si një diell që përmbi ballë fort i vezullon,
kur breznitë orëmira ngrejnë përmbi breznitë orëzeza veç se një flamur lavdije,
Hymn për Njerëzimin dhe Nestor i Urtë Që Koha Me Shekujt Bekon: Bill Klinton.