E premte, 25.06.2021, 10:21 AM (GMT+1)

Kulturë

Milazim Kadriu: Monografi për një gjeneratë të pishtarëve të arsimit

E merkure, 24.08.2011, 07:38 PM


MONOGRAFI PËR NJË GJENERATË TË PISHTARËVE TË ARSIMIT

 

Shaban Pllana e Hamdi Thaçi “Monografi e gjeneratës së maturantëve  të vitit 1970/71 –Shkolla Normale e Prishtinës”,Prishtinë 2011

 

Nga Milazim KADRIU

 

Kohë më parë doli nga shtypi libri “Monografi e gjeneratës së maturantëve  të vitit 1970/71 –Shkolla Normale e Prishtinës” të autorëve Shaban Pllana e  Hamdi Thaçi. Në libër shkruhet për  Shkollën Normale të Prishtinës e cila një kohë të gjatë ishte e vetmja vatër e arsimit që përgatiste kuadro për shkollat shqipe të cilat gjatë Luftës së Dytë Botërore ,e sidomos pas saj u hapën në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare.  Autorët në këtë libër shkruajnë konkretisht për gjeneratën e normalistëve që në vitin shkollor 1970/71 e kryen normalen dhe morën titullin e profesionit të shenjtë atë të mësuesit. Shumica nga ta që nga atëherë,pra tash e 40 vite dhanë kontribut të çmuar në arsimimin dhe edukimin e fëmijëve.

 

Materiali i grumbulluar në këtë libër është i ndarë në tri pjesë. Pjesa e parë është pjesa historike, të cilën hyjnë kapitujt për historinë e shkollave, duke filluar nga Arsimi në periudhën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare,  Mësonjëtorja e parë shqipe e Korçës, Shkolla Normale e Bukureshtit,  Shkolla Normale e Elbasanit,  Shkolla Normale e Beratit,  Shkolla Normale e Shkodrës,  Shkolla Normale e Korçës,  Dega e mësuesisë në shkollën e Hari Fullcit në Tiranë,  Shkolla Normale femërore e Tiranës,  Shkolla Normale “Sami Frashri” e Prishtinës,  Shkolla Normale “Gjon Kazazi” e Gjakovës 1942 – 44,  Shkolla Normale e Gjakovës 1946 – 1953,  Shkolla Normale e Prishtinës 1953 – 1974 dhe  Gjenerata e viteve 1966 – 1971 e shkollës Normale të Prishtinës të cilës i përkasin edhe autorët e librit.

 

Në pjesën e dytë flitet për aktivitetet kulturore të gjeneratës 1966 – 1971 të Shkollës Normale të Prishtinës, ku përfshihen aktivitetet kulturore e sportive që zhvilloheshin asokohe në Normale e ku merrnin pjesë edhe shumë normalist të kësaj gjenerate si dhe për Kopshtin letrar ku janë përfshirë punimet letrare të kësaj gjenerate nga proza dhe poezia që prezantoheshin në gazetën e murit “Normalisti”.

 

Në pjesën e tretë të librit prezantohen shënimet biografike të profesorëve dhe të nxënësve të kësaj gjenerate. Renditja është bërë për profesorët, sipas radhitjes alfabetike, kurse për nxënësit  renditja është bërë sipas indeksit të paraleleve, duke filluar nga V – 1 në V – 5. Biografitë e profesorëve shoqërohen me nga një fotografi, ndërsa biografitë e normalistëve me nga  dy fotografi, një të kohës kur ishin nxënës dhe një të tashme. Vlen të ceket s paralelja e V-5 ishin nxënës nga Llapi të cilët tri vitet e para i kishin kryer në Podujevë në partallen e ndarë të atëhershme të normales,ndërsa dy vitet e fundit në Prishtinë.

 

Autorët në biografitë e kësaj gjenerate  flasin për jetën dhe kontributin e çmuar të këtyre në arsim edhe në rrugën e lirisë kombëtare. Kontributi i tyre ishte i çmuar ku idetë e tyre përparimtare ata i përhapnin edhe tek të tjerët e sidomos tek nxënësit e tyre. Më vonë do të shihet se shumë nxënës të tyre do të dallohen në radhët e UÇK-së . Nëpërmes të këtij libri autorët hedhin në drite një pjesë të historisë së Shkollës Normale të Prishtinës  dhe gjeneratës 1966/1971 dhe kontributit të tyre në arsim,ku pjesë e tyre ishin edhe autorët e librit.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora