E premte, 18.06.2021, 01:34 PM (GMT+1)

Kulturë

Fran Buzhala: Në plazhin e Shëngjinit - koha pushoi në krahët e mi!

E enjte, 25.08.2011, 08:20 PM


Në plazhin e Shëngjinit - koha pushoi në krahët e mi!

 

Nga Fran Buzhala

 

Jemi nisur në drejtimin e rrugës drejt bregdetit shqiptar,malet e alpeve shqiptare,peisazhe dramatike, drejt plazhit të SHËNGJINIT na solli ne drejtimin e duhur. Klasifikimet e ngacmimeve të pushuesit hyn te kërkuesi i dashurisë,shpirtra të lidhur me atdheun.Ishte ndryshe gjdo bisedë me njerëz,shërbyes nëpër lokale,biseda,jo ashtu siç propagandon shkolla arkeologjike, politike e Beogradit e Stambollit,me servilët e vet dhe mediet shqiptare , gazetarët e kronikave te zeza se këtu,vetëm ka plaçkitje,vjedhje,vrasje për hakmarrje...

 

Një fjalë e mikut gurbetqar e lehtëson dhimbjen dhe i jep dritë,dhe mbush me dritë sheshin ku këndoheshin këngë për Kosovën,qemerin,deri te molla e kuqe etj,aty ku ishte shpata e dritës se Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

 

Dhimbje e këndshme,sikur qielli po me bie mbi kok.Aty ku zbratesira është e pafund,aty ku jam vrarë shpirtërisht, reflektohet ne valët e detit qe po me vëzhgon qetësin.Aq sa me i dëmtuar është trupi,aq edhe me frikshme është mendja.Një njeri këndonte pran detit qe njëzet vite si pas disa pushuesve nga Lezha me një këngë:E´h Shqipëri ishalla shërohesh...!

 

Nuk ekziston dhimbja fare për njerëzit,nga kjo klasë politike...vëzhguesi i valëve te detit ,një engjëll ra nga qielli thoshte pushuesi i moshuar 80 vjeçar,për te shkruar fatin tim,”histori e pambaruar...!”,ku janë mrekullitë e zemrës pran pragut të çmendur qe kaloi populli ynë,në mbar hapësirat shqiptare.

 

Një zog i çmendur ,informatori sekret pran valëve te detit flet tere kohen ne telefon u shendrrua ne xhelatin tim,qe i ngjante viteve te 1981.Me këngë e muzikë,me pije alkohoolike i murrën te gjitha,deri te molla e kuqe,në kohen kur po vlonte veriu i Kosovës.

 

Dëshpërimi ishte ere e shpifur,nga një prostitutë që vëzhgon gjurmët e një pushuesi... idealist që tërë jetën ja kishte kushtuar atdheut,aty ku anija “Mëmë”,që i dërgoi në mërgim. Politikani pran ekranit televiziv” miqësor” te shtetit i ndezur, megjithatë,thoshte: zjarr,dhe me përgjigjet shumë...mobilizimi,pika 1dhe 31,ish një ushtar i UQK dua edhe unë gjysme milion euro do të shkoi ne mobilizim,edhe në vdeksha ,së paku fëmijët e mijë te kanë me çka për t e jetuar,apo te barazohem edhe unë me ish shokët e mijë,te sakrificës...!

 

Mirë,heshtja e juaj thotë gjithçka...duke qetësuar token me lotët e juaj gazmor,gjuha memece,me qetësi qe i kushton kohës,për të qetësuar përpjekjet për të zbutur të keqen qe tash i ka pranuar ne mendja e mentalitetit shqiptar.

 

Koha pushoi në krahët e mi,zemra ishte zbrazur,si ti bashkonim dy zemra te vetmuara.Pran plazhit,shitësi(ja) e revistave,-urdhëroni PANAROMA,SHEKULLI,GAZETA SHQIPTARE...libra etj,për gjdo mëngjes.Mbas disa ditëve mungon gazeta SHEKULLI,një pushues “anonim”i blen te gjithë numrat kësaj reviste,dhe i bllokon,për të mos lexuar pushuesi shqiptar ,ngase paska edhe ne te tjera revista informacione,qe ne shtator përsëri te vazhdoi takimi me qeverisë, për ratifikim e marrëveshjes se kufirit ne mes Qeveris shqiptare dhe Greqisë.Kujtesa e kohës,kur njeriu partiak i bllokonte shtypin,qe quante veten “paqësor”gjatë viteve të 90,ta ne kioskë blinte me dhjetëra numra te gazetës BASHKIMI në Kosovë qe administrohej nga disa te ish burgosur politik.Apo tani fjala BASHKIM,qe hasim ne shumë debate,ne tjetrën anë e sulmojnë shpatën edritës. Faik Konica nder tjera thoshte :kur e ke këmbën jashtë greminës,është lehtë të japësh këshilla.

 

Për të zbuluar historinë duhet te hulmtojm me shkrime....duke ofruar personazhe të mëdhenj,kundër kaosit politik,që po ecë me të meta,me pelegrinët e Ballkanit,Beograd, Prishtinë,Tiran,Shkup,qe po udhëheqin politiken , njerëzit të besojnë vetëm me sy hapur,qe heshtja ndaj krimit te sjell, fatkeqësi,prostitucioni,korrupsioni,dhe ty zhysin rinin deri sa te çmenden,duke e armatosur me petkun religjioz,për ti ikur opinionit te brendshëm,qe humanizmi njeriut te sotëm te mos ndërtoi një shoqëri te shendosh.Keto ndodhin ne kufirin egër ,për rreth botës se qytetërimeve nga skenaristet e dështuar, “TE MBUSHUR ME PASURI E FANTAZI”nga kultura politike e tyre.Teoria e arsyes se lumturisë,te krijohet apo të shkatërrohet,fjalës se shkruar i humbet ngjyrimi. Shumica tregohen frikacak kur ti veshë para sfidave.Historia shkruhet nga fitimtarët.Harrojeni interesat personale,për të bërë një vepër të mirë,t´i a ndriçoi dikujt buzëqeshjen në fytyrë nga gëzimi...

 

Aristoteli,-Fatkeqësitë tregojnë kush janë shok të vërtet!

 



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora