E premte, 18.06.2021, 01:06 AM (GMT+1)

Kulturë

Lazër Shantoja: Përshtypje të një koncerti

E merkure, 24.08.2011, 07:54 PM


Lazer Shantoja per Marie Krajen e Tefta Tashko-Koçon

 

PERSHTYPJE TE NJI KONCERTI

 

Nga LAZER SHANTOJA

 

Per mue ishte nji Premiere e klasit te pare. E zoja Kraja kendon. Kendon? Jo vetem. Kendon e flet e lot e tallet e qane e qeshe. Jane mozaike notash, jane filigrana jonesh, jane halija te qendisuna kangen qi ajo interpreton... Kendon "Gembi mbi gemb" e kendon kangen e "Halitit", elegjin ma te bukur qi goja e ketij anonymi te madh, goja e popullit t'one, ka mujte me kendue. Salla asht zhyte ne heshtje ma te plote, nuk te bahet gati as me marre fryme e kur kanga mbaron... Mue me kullojshin prej syve dy vija lot, qi nuk po dojshin me u tere...

E Tashkoja?... Asht i xehte ai za, nji za qi te flet, qi te zbulon nji shpirt nji personalitet. Tue ndigjue zojushen Tashko, thojshe me vete: Ah t'a kishim ketu nji orkester te plote qi me e persjellun me valet e rrembyeshme te jonave nji za kaq te bukur e te fuqishem. E zojusha Tashko kendon e pervujte, e bukur, e mallengjyeme dhe e lume.

 

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora