Kulturë
Poezi nga Engjëll Koliqi
E premte, 19.08.2011, 08:00 PM
Engjëll Koliqi
PASURI DASHURIE
Të gjitha pikat e bukura
Dhe kënaqësitë
Që i hasim në historinë tonë
Me plot vetëdije
Jua konfermoj
Janë pasuri të trashëguara
Të dashurisë
Garlate (Lecco), 11 mars 2011
DEKLARATA DHE...
Mos pyesni se ç’po ndodhë andej
Se kurrë s’do të kuptoni
Bëhen vetëm deklarata
Besime të kota
Dhe hiç
...
Garlate (Lecco), 11 mars 2011
VETËM PËRPARA
Në këtë regjim dashurie
Kemi një vendim të prerë:
Megjithë vështirësitë
Dhe rreziqet e mëdha
Të mos ndalemi
Gjithmonë të marshojmë
Përpara
Dhe vetëm përpara
!!!
Garlate (Lecco), 11 mars 2011
S’ËSHTË HERËT
Eja o mbretëresha ime e bukur
Të fillojmë menjëherë
Për dashuri s’është herët kurrë
Të mos humbim minuta
Se i kërkojmë
E s’i gjejmë më
Eja o mbretëreshë
Mos hezito
S’është herët
Dhe dashuria
Gjithmonë na do
!!!
Garlate (Lecco), 11 mars 2011
AGIM MARSI
Më i ëmbël ndjehem
Dhe shumë i fortë
Në këtë agim marsi
Duke hyrë në stinën e jetës
Me rregulla dashurie
Filloj të lumen pranverë
Përpara!
Garlate (Lecco), 11 mars 2011
DUKE PËRSËRITUR
Eni o njerëz vullnetmirë
Të realizojmë
Sa më shumë që mundemi
Akte dashurie
Duke përsëritur
Porositë e ëndërrave
Dhe të aspiratave
Të të gjitha gjeneratave
...
Garlate (Lecco), 11 mars 2011
NË ZEMËR TË SULMIT
Edhe nëse duket e çuditshme
Shpesh ndodhë
Që në zemër të sulmit
Në shumë raste
Të vlojë dashuri
...
Nuk kuptohet gjithherë
...
Garlate (Lecco), 11 mars 2011
NJË HERË TJETËR!
Tash
Edhepse s’duam
Do i respektojmë këto rrethana të zymta
Në heshtje
...
Një herë tjetër
Do e ngrisim zërin
Dhe do të marshojmë
Me hapa të fuqishëm
Shtigjeve të dashurisë arbërore
Kudo që një qenie frymon shqip
Dhe nuk do të ndalemi
Deri në amshim
...
Garlate (Lecco), 11 mars 2011
RRUGË E VËRTETË
Duke e ditur të vërtetën
Se vetëm rruga e dashurisë
Është ajo e vërteta
Dhe e sigurta
Kemi vendosur të hyjmë
Pa humbur kohë
Dhe të marshojmë
Deri në amshimin
E lumturisë
Garlate (Lecco), 11 mars 2011
ME LIGJE DASHURIE
I hapim të gjitha rugët
Dhe të gjitha shtigjet
Për në pranverën e ëmbël
Të dashurisë
-
Përpara!
Garlate (Lecco), 11 mars 2011
RICCHEZZE DELL’AMORE
Tutti i bellissimi punti
E i piaceri
Che gli incontrate nella nostra storia
Con piena consapevolezza
Vi confermiamo
Sono ereditate ricchezze
Dell’amore
Garlate (Lecco), 11 marzo 2011
DICHIARAZIONI E …
Non domandato che cosa succede di là
Perché non capiterete mai
Si fanno solo dichiarazioni
Inutili giuramenti
E nulla
!!!
Garlate (Lecco), 11 marzo 2011
SOLO AVANTI
In questo regime dell’amore
Abbiamo una fissa dichiarazione:
Tuttavia le difficoltà
E grandi pericoli
Non fermarci
Sempre marciare
Avanti
E solo avanti
!!!
Garlate (Lecco), 11 marzo 2011
NON È PRESTO
Vieni o mia bellissima regina
Cominciamo subito
Per l’amore non è mai presto
Non perdiamo i minuti
Perché li cerchiamo
E non li troviamo più
Vieni o regina
Non esitare
Non è presto
E l’amore
Sempre ci vuole noi
!!!
Garlate (Lecco), 11 marzo 2011
ALBA DEL MARZO
Mi sembro più dolce
E molto forte
In quest’alba di marzo
Entrando nella stagione della vita
Con regole dell’amore
Inizio la beata primavera
Avanti!
Garlate (Lecco), 11 marzo 2011
RIPETENDO
Venite o gente di buona volontà
Di realizzare
Quanto più possiamo
Atti dell’amore
Ripetendo
Le raccomandazioni dei sogni
E delle aspirazioni
Di tutte le generazioni
…
Garlate (Lecco), 11 marzo 2011
NEL CUORE DELL’ATTACCO
Anche se sembra strano
Spesso succede
Che nel cuore dell’attacco
In tante occasioni
Bollare amore
…
Non si capisce sempre
…
Garlate (Lecco), 11 marzo 2011
UN’ALTRA VOLTA
Adesso
Anche se non vogliamo
Li rispetteremo queste oscure circostanze
In silenzio
…
Un’altra volta
Alzeremo la voce
E marceremo
Con fortissimi passi
Nei varchi dell’amore albanese
Ovunque che respira un essere albanese
E non fermarci
Fino all’eternita
...
Garlate (Lecco), 11 marzo 2011
VERISSIMA STRADA
Sapendo la verita
Che soltanto la strada dell’amore
E quell verissima
E sicurissima
Abbiamo deciso di entrare
Senza perdere tempo
E marciare
Fino all’eternita
Della felicita
Garlate (Lecco), 11 marzo 2011
CON LEGGI DELL’AMORE
Apriamo tutte le strade
E tutti varchi
Della dolce primavera
Dell’amore
-
Avanti!
Garlate (Lecco), 11 marzo 2011