E shtune, 27.04.2024, 04:34 AM (GMT+1)

Kulturë

Flet Kozma Mone, ish- marinar i Flotës Luftarako- Detare, të Pashalimanit

E enjte, 02.06.2011, 06:03 PM


Ju rrëfej luftën me rusët që donin të na merrnin nëndetësen 105

 

Nga Albert ZHOLI

 

Ajo kishte shifrën e koduar 105 dhe u kthye në legjendë. Një prej marinarëve që ka shërbyer në të gjatë ditëve të nxehta të vitit 1960, Kozma Mone rrëfen:

-Ju keni qenë në nëndetësen 105. Ku keni qenë ushtar dhe çfarë kujtoni nga ajo ditë?

Në vitin 1954 kam qenë në shkollë në politenikumin “Vojo Kushi” Tiranë. Në vitin 1957 më ka ardhur thirrja për të shkuar ushtar, nga ministri i Mbrojtjes ish i nderuari Beqir Balluku. Isha maturant, në atë kohë ishte ligj që maturantët nuk mund të merreshin nga shkolla, ato duhet të mbyllnin shkollën e tyre të mesme pastaj të shkonin ushtar. i detyruar mbas ligjit më bëjnë thirrje që nga Tirana të shkoj në Durrës. Në nëntor të vitit 1957 shkova në Durrës dhe u paraqita në repart se atje më thanë që të drejtohesha. Po mos të shkoja do të kishte ndjekje penale. Drejtori i shkollës më lajmëroi që të dorëzoja të gjitha materialet e konviktit sepse isha në konvikt në Tiranë. Jam paraqitur në Durrës në repartin ushtarak nga turizmi. Më kanë marrë më kanë futur në banjo, më kanë bërë detyrimet që do të kaloja në jetën ushtarake. Jam qethur, larë dhe jam veshur si marinar. Kam ndenjur 12 ditë nga fillimi i muajit nëntor nga data 2-3 dhe në orën 10 e gjysmë të darkës na hipën nëpër makina. Ishim rreth 300 marinarë dhe na çojnë dhe na fusin në porto me vaporin Krimea. Ky ishte vapor pasagjerësh turistë, rus. Në një mbledhje lart në vapor na ka ardhur i ndjeri Nexhip Vinçani gjeneral, komandanti i bregdetares).

Çfarë ju komunikoi gjeneral Vinçani?

Na bën mbledhje me ne marinarët dhe aty ai na thotë udhëzimet: -Do të ikni në Rusi dhe do të shkoni për studime, se sa do të qëndroni nuk dijet. Perspektiva juaj është ushtarake. Ne do të kalojmë nga jeta civile në jetën ushtarake. Morëm porositë dhe u nis vapori për në Odes. Nga Durrësi për në Odes me 9 ditë rrugë me ndalesa në Bullgari, Stamboll, në një ishull etj. Nga aty shkojmë në një vapor tjetër në Savastopuli ku ishte shkolla ushtarake e mbi dhe nënujsave të flotës detare ruse të grupit socialist. Atje u gdhimë dhe na pritën me ceremoni. Dhe kështu hymë në jetën ushtarake.

Çfarë do të mësonit në Bashkimin Sovjetik?

Aty pastaj vazhduam studim të literaturës ushtarake të nënujsave. Do të krijohesh brigade e nënujsave në Shqipëri. Ne ishim ata marinarë. Ndërmjet 250-300 vetëve isha edhe unë. Me kalimin e kohës situata komuniste shqiptare dhe asaj ruse kishte disa fërkime dhe disa përplasje. Ne ishim për të studiuar 4-5 vjet për të dalë inxhinierë teknikë për nëndetëset. Me problemet që kishin dy shtete i ynë dhe ai rus, u shkurtua studimi jonë. Nga kuadër të lartë ne u detyruam të bënim detyrim ushtarak, kaluam në marinar dhe ndenjëm një vit e gjysmë.

Kur u kthyet në Atdhe?

Jemi kthyer në Shqipëri për t’u njohur me nëndetëset 1958 dhe kemi ardhur në Pashaliman. Kur kemi ardhur në Pashaliman kemi qëndruar në Skelë, ku ka qenë komanda ushtarake e Flotës detare në Skelë ne vitin 1958. Aty ku ka qenë fabrika e peshkimit ngjitur ka qenë edhe komanda e Flotës detare me komandant Teme Sejkon në atë kohë në vitin 1958. Qëndrojmë aty në një repart ngjitur me stadiumin dy-tre javë dhe pastaj shkojmë në Pashaliman ku nuk kishim asnjë bazë dhe ne ndërtuam çadrat. Aty do të bëhesh baza e nëndetëseve. Kur u stabilizuam atje filloi programi i punës. E para do të ngriheshin kapanonet, ku bëmë mure, rrugë, vendin se ku do të hanim etj. Këtu unë hyra në një ambient zone.

Po nëndetëset kur do të vinin?

Mbasi ndenjëm aty ishte një kënetë përpara që duhej të shkoje në bazën e nëndetëseve. Nëndetëset do të vinin 6 muaj apo një vit më vonë. Kur u krijuan kushtet këtu erdhën nëndetëset. Nga Rusia ishin 4 nëndetëse. Kishim marrëveshje nga traktati i Varshavës që Shqipërisë do t’i jepeshin 4 nëndetëse. Gjatë ardhjes së nëndetëseve ne kemi punuar në punë fizike. Në ndërtim, studim. Nga Tragjasi ka qenë një ujë i Tragjasit ku ishte një liqen i vogël por me një burim të madh. Kemi hapur kanalin atje deri në Pashaliman. Lodhja ishte e madhe. Unë isha një student nga P:oliteknikumi i Fizkulturës, ku merresha me të gjitha sportet po i specializuar në mënyrë të veçantë për dy rrugë sporti, futboll dhe basketboll. Unë luaja futboll me flotën edhe me Rusinë ku bënin ndeshje rusët. Gjithmonë i tërhiqja vëmendjen drejtuesve të mi si oficerëve. Në këtë bazë krijova simpati dhe një lloj privilegji ku mos ta bëja shërbimin natën por ta bëja ditën shërbimin. Për mua ishte një respekt.

A do t’ju aktivizonin me ndonjë ekip futbolli?

Kur ne si staf qëndrojmë në Pashaliman vjen një urdhër që nga komanda. Urdhri ishte që Kozma Mone të paraqitet në komandë. Shkova dhe ishte një komandant i mirë dhe i sjellshëm dhe më thotë se do të ikësh nga reparti nga andej dhe do të vish në komandë. Ti do të bësh një shërbim më të lehtësuar por do të aktivizohesh me ekipin e Flamurtarit. Ishin vitet 1958. Të luaja me Babaçe Ferrko, Petrit Arapin, Opingarin, Skënder Ibrahimin ishte një madhështi e madhe për mua. Mbasi u mbështeta në ekip dhe vazhdova stërvitjen u ndjeva i plotë në pasionin për sportin. Ndjeva një kënaqësi të madhe sepse unë vërtetë kryeja shërbimin ushtarak atje por unë isha një pjesëtar i familjes së lebërve. Unë edhe kur isha i ri më ka pëlqyer shumë muzika e Labërisë. Unë kam shokë nga Tragjasi, nga Radhima, Dukati etj.. Unë nuk ndjeva asnjë lloj pasigurie sepse unë isha në familjen vlonjate. Vitet në Vlorë i mbaj mend shumë.

Ç’lidhje ke me nëndetësen 105?

Kur kanë ardhur nëndetëset sepse ne ishim grup. Nëndetëset kanë ardhur gjashtë muaj më vonë sepse kanë bërë një rrugë të gjatë. Ne kur kemi vajtur kemi qenë të ndarë toga e parë e dytë, e tretë, pra nëndetësja e parë e dytë dhe e tretë etj. Këto kishin marrë 70-75 marinarë çdo nëndetëse. Unë komandant kam qenë me Dashamir Ohrin. Ky ka qenë komandanti i nëndetëses së parë. Nëndetësja e parë kishte numrin 105. Katër nëndetëse kishte nëndetësja. Erdhi ndihma e traktatit të Varshavës që të bënin një lojë të përbashkët me Shqipërinë. Ne njohim vetëm katër nëndetëse. Katër ekuipazhe ishim ne shqiptare që shkuam e studiuam në Bashkimin Sovjetik. Kur erdhëm këtu nëndetësja e parë ishte e Dashamir Ohrit që kishte këtë togë dhe në mes të kësaj toge isha edhe unë. Unë isha komandant i lokalit të parë të nëndetëseve. Lokali i parë ishte dhoma e parë që notonte nëndetësja. Dhe pastaj vijnë me radhë dhomat e dyta e treta, e katërta etj. Unë isha në lokalin e parë, ku ishte lokali i Luftës. Unë isha komandant si rreshter i lokalit të parë. Kisha 6 marinarë të tjerë nën varësinë time. Përgatiteshin nëndetëset për luftë dhe për gjithçka. Jam marrë me silurët. Silurët janë ato armë që shkojnë të gjatë dhe që godasin anijet dhe nëndetëset e tjera. Nëndetësja 105 ka qenë e programuar dhe e future në filmin dhe në përballim. Aty është bërë lufta dhe unë kam qenë pjesëtar i atij grupi. Sovjetikët donin bazën, me gjithë këtë kapitenin që erdhi donin bazën dhe prandaj bënë këtë lojë të përbashkët. Ata erdhën me tetë nëndetëse dhe katër i kishin 12. Ata kishin edhe ata të mbiujshme. Zjarri sa vinte dhe merrte flakë më të madhe ndërmjet dy shteteve. Ata përdorën formë tjetër për ta zaptuar Shqipërinë. Rusët siç luftonin për tokën ashtu luftonin edhe për ujin. Programi i tyre ishte që të kapte bazën e Pashalimanit. Kjo ishte pika më e dobët e Rusisë për Ballkanin dhe një pjesë e Evropës. Këtu ishin të gjitha misteret. Ne me zgjuarsinë tonë nuk e pranuam privatësinë e ujit. Këto janë gjëra që unë nuk i zbërthej dot. Por di të them se kjo nëndetëse hyn në program për të realizuar këtë film. Unë si komandant i lokalit të parë isha i dubluar me rusët e lokalit të parë. Gjashtë marinarë të tjerë ishin dubluesa dhe me detyra të tjera. Ata tentuan që t’i merrnin këto me manovra me drejtimin dhe strategjinë. Ata kishin shumë forcë sepse kishte nëndetëse atomike. Ato ishin me bateri. Ne shkonim me tona deri në 200 m thellësi. Ato ishin si puna e ajrit. Specialistë tanë iu futën kësaj gjëje. U bënë të gjitha manovrat nën dhe mbi ujë. Arriti kulmi dhe nuk u bënte dot dhe u dha urdhri që të bllokohen këto tonat. Kështu u veprua dhe kështu ngeli. Mbasi mbaruam stërvitjen dhe gjithçka këtu përfitonin këta, u bënë konkluzionet që këta u futën port ë kthehen. Këto situate ishin deri 1-2 vjet më përpara.

Akoma Teme Sejko ishte komandant i Bazës?

Po. Kam pasur fatin se kur më transferuan nga nëndetësja, mua më caktuan për detyrë që të merrja postën sekrete me treçikël. Unë isha përgjegjës i postës sekrete dhe ndërkohë vazhdoja edhe futbollin në Vlorë. Kur merrja postën e shpërndaja dhe shtypin dhe të tjera. Kur vinte ora dy shkoja tek Teme Sejko. Kur erdhi nga Fieri për të më marrë mua në Vlorë ishte Teme Sejko. Shtëpinë Teme Sejko e ka pasur tek sheshi Flamurë në një pallat dykatësh ngjitur me bankën. U futëm brenda dhe biseduam dhe shtruam problemin. Ne takoheshim në gjimnastikën e mëngjesit me komandantit me Teme Sejko nën drejtimin tim dhe dy vetave të tjerë që ishin sportistë. Për mua ka qenë një njeri i sjellshëm dhe i matur. Ai është dënuar mbas ikjes sime. Komandën i Flotës së përgjithshme erdhi Hito Çako jetonte në Skelë në një vilë përballë turizmit të vjetër. Me Hito Çakon kisha takim sepse i çoja gazeta dhe lajme. Teme Sejkon e hoqën nga detyra dhe pastaj e dënuan. Hito ishte shumë serioz, dhe autoritar, shumë serioz dhe nuk i qeshte buza. Ai përgatitjen nuk e shprehte me mua. Hito Çako nuk kishte shumë llafe me të. Kishte psikologji të ndryshme. Duhej të ishte psikolog të ndaje këto.

 

Me ekipet e sportit

Nga Pashalimani më çuan në Kinë si trajner të kombëtares

Më liruan nga ushtria para kohe për të mbarruar diplomën në Institut. Shkova në Shkollë por shkova me katër vjet me vonesë. Këtu ishte komandant Teme Sejko. Gjatë kësaj periudhe më kërkon Fieri që të lozja me ta. Teme Sejko nuk më lejoi sepse ne u lidhëm me klubin e Flamurtarit dhe tha se ne kemi nevojë për këtë. Kur mbarova detyrën ushtarake u shkëputa sepse nuk më mbanin dot më dhe shkova në Institutin e Fizkulturës, ishte viti 1960-1961. Mendjen e kisha vetëm tek vlonjatët. Faik Bajrami ishte gjyqtari më i mirë i basketbollit në Shqipëri. Ai ka lozur me mua dhe në fund më vuri trajner. Kur dëgjoja këngë për Labërinë vetë mbytur në shpirtin tim bëj një iso të asaj kënge, dhe e çlodh veten time. Loza futboll me Apolloninë deri në vitin 1965. E lashë në vitin 1965 futbollin me Fierin. Isha mësues në shkollë. Më vinte orari i stërvitjes dhe çfarë do të bëja. Në shkollë kishte disa rregulla të forta në atë kohë. Shkolla duhet të kishte ekipe në basketboll, futboll, volejboll, atletike etj. Këto i kishte vetëm mësuesi i fizkulturës sepse bëheshin konkurse midis shkollave dhe duhet të kishim ekipin më të mirë. Unë ngrita një ekip basketbolli në shkollën 1 maji. Mora fëmijë nga klasa e pestë. Ata u rritën në basketboll. Ata luajtën midis shkollave të qytetit. M’u afruan ata të komitetit në shtëpinë e pionierit me këtë ekip. Në vitin 1967 dalim kampion. Punuam me Shkodrën me të rinjtë. Në 1969-tën i futëm këto me të rriturat dhe dolën kampion dhe në kategorinë e parë me të rriturit. Iu futa basketbollit me një ekip tepër të edukuar mes atyre mentalitetit. Dolëm kampion në vitin 1969 me të rriturit dhe dolëm në kategorinë e parë për femra. Kështu rriten rezultatet. Në vitin 1972 në vend të dytë me Kupë Republike, në 1973 vendin e tretë Kupë Republike, 1974 fitoi Kupën e Republikës në Shkodër, në vitin 1985 marr titullin kampion në Shqipëri. Në vitin 1974 bëj takim kombëtar me kinezët, në vitin 1973 bëj takim ndërkombëtar me kosovarët. Në vitin 1975 dal kampion me ekipin basketboll për femra. Në vitin1977 emërohem trajner kombëtar në Kinë.

 

Me vajzat e ekipit

Ja turneu në Korenë e Veriut

Kjo punë me tituj dhe me mjeshtri dhe me cilësi mori rrugë aq sa në Fier nuk gjeje biletë dhe shiteshin me autorizim. Çdo ndërmarrje mund të merrte 6-7 bileta. Unë jam marrë vetëm me vajza dhe jo me djemtë. Në vitin 1977 më thërrasin me ekipin kombëtar sipas rezultateve që ke je emëruar drejtor i një ekipi. Pra grumbullohet ajka e basketbollit me durrsakë, korçarë, vlonjatë etj i drejtoj dhe shkoj në Kinë. Në fund të korrikut dhe në gusht të vitit 1977. Mbarojmë takimet që ishin atje në Kinë që ishin miqësore dhe kthehemi në Shqipëri. Një vit më vonë shkuam turne në Korenë e Veriut. Duke ndërruar sistemet etj Kozma Mone është ndër ata persona që duhet ta lejë traktorin e ri dhe të mbajë traktorin e vjetër. Në Fier ishte nevoja për trajner dhe më ftojnë si trajner në Fier futbolli. Në kategorinë e dytë dhe punoj 2-3 vjet. Ka qenë viti 1978. Më vjen një propozim dhe unë nxora ekipin e parë të futbollit. Kjo ishte në vitin 1978-1979. Qëndroi një vit në kampionat në kategorinë e dytë dhe qëndroi një kampionat në kategorinë e parë. Kisha shumë kundërshtarë që punonin me sportin. Ngrihem dhe i them partisë dhe i them se unë jam i lodhur dhe nuk e bëj më. Ju lutem më lejoni që unë të iki në shtëpi tani, nuk punoj dot më. Në qoftë se keni nevojë unë do të kthehem mësues i qetë. Ma krijojnë këtë dhe ata ikin. Basketbollin ia dhashë një shokut tim. Kthehem në ekipin e kategorisë së dytë dhe e marr në të parën dhe vazhdoj deri në vitin 1992. Në vitin 1992 kam dalë në pension. Po të mbushja orët e pensionit nuk lejonin më në punë. Në këtë rast më heqin dhe kalova ndihmës deri në vitin 1995. Kjo është karriera ime tani jam në pension.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora