Udhëpërshkrim
Rudi Berisha: Mitingu i poezisë Gjakovë – 2011
E merkure, 25.05.2011, 07:57 PM
MITINGU I POEZISË GJAKOVË – 2011
‘’Mitingu i poezisë në Gjakovë lindi nga ideja e një grupi të vogël entuziastë të fjalës se shkruar të Klubit letrar’’Gjon N. Kazazi. të Gjakovës që nga viti 1967’’.
Qe nga viti 1967 e deri me tani,ky manifestim i rëndësishme letrar –kulturor mori emrin MITING,nga atëherë u bë tradicional.
Mitingu ka për qëllim bashkimin e poetëve te të gjitha trevave të Kosovës dhe me gjerë a po me mirë te themi tani mitingu përfshin dhe ka një ngjyrë kombëtare.
Nga RUZHDI BERISHA - RUDI
Gjakova bëri një thirrje në mitingun e poezisë 2011,bëri një thirrje gjithë-përfshirës por nuk u veprua ashtu siç ishte bërë thirrja. Ishte hera e parë qe po qëndroja në mitingun e poezisë në Gjakovë, ishe hera e dytë qe këmba ime po shkel tokën shqiptar-gjakovare.
Nuk dija si shkon procesi për te proklamuar poezitë, nuk dija si shkonte rendi për lexim aty në miting. Isha i vetmi poet si dhe autor i tri librave me poezi, si dhe botues e kryeredaktor i revistës letrare ‘ Ringjallja’ nga qyteti i Podujevë, nuk munda te shkeli atë tepi te kuq sepse për mua ishte i ndaluar po atë natë, dhe u ndjeva unë ne emër te qytetit tim i anashkaluar po nga organizatoret e mitingut. Në miting kishte pjesëmarrës nga Greqia ,Shqipëria, Maqedonia , si dhe nga lugina e Preshevës,dhe disa nga vendet e ndryshe te Kosovës.
Dita filloi më një tribun shkencore kushtuar poetikës se Din Mehmetit ‘’ Poetika e Din Mehmetit’ tribuna u udhëheq nga Agim Gjakova, aty u lexuan pesë kumtesa shkencore kushtuar poetit tonë te dashur Din Mehmetit.
Pas tribunës shkencore u mbaj edhe një orë letrare për fëmijë.
MITINGI I POEZISË GJAKOVË – 2011
ORA LETRARE 19:00
Në ora 19:00 filloi mitingu i poezisë,duke filluar me poezinë e Ali Podrimja e duke përfunduar me Gani Gjafollin. Kishte poetë e rinj te cilët kishin nevojë për një prezantim atë natë, kishte poetë dhe poete qe kanë kaluar rrugë te gjata deri tek ardhja për te lexuar po atë natë, nuk ju bë e mundur fare. Lexuan poetë me pak dije e me pak emër, nuk lexuan poetë me shumë vepra e me shumë dije dhe shterje ne letërsinë shqiptare. Deri kur kështu me të njohshëm, deri kur kështu me intervenua, deri kur kështu te nderohen me shumë ata qe nuk kanë kapacitete letrare e as vlera , e shkelën vlerat letrare dhe poetet me virtyte te larta deri kur????
Unë këtë shkrim po e mbilli me në varg te shkëputur nga Esat Mekulit te poezisë me titullin
YJEVE TË PASHUAR
‘’A ka njeri fisi që mund të mos dijë se pat
ndër gjyshërit tanë dhe stërgjyshërit –
burrat,të cilët shtazërisht i munduan,
nëpër zindanet e mallkuar
të zaptuesve të shumtë, që vinin e vanë
e kur në paqe s’na lan? ‘’
Tani desha edhe unë te vazhdoja pak vargje për hir te mitingut të poezisë ne Gjakovë- 2011
Pak dritë
Pak dhe
Pak vend
Dua
Shumë liri
Pak bukë
Dua te jetoj
Por kur
Nesër
Sa dua
Te qëndroj i fort
Me jepni besën
Se me lejoni
Mos me shkelni
Se pastaj do pendoheni
Një mesazh, një varg shkrova. Me falni ju gjakovar te nderuar nëse shkrimi im do ju bezdis, por ja kështu qëndroj puna atë ditë ne mitingun e poezisë. Me fjalën miting unë kuptoj shprehje të lirë, dhe jo ndalim i poetëve bashkë me poezinë. Zgjeroni ,lejoni e mos ndaloni fjalën e lirë , fjalën e poetit.
Çmimet nuk dua ti diskutoj fare, ajo dihet fare qartë se kush fiton, një duhet te jetë me i mirë, por kurrë nuk kam qen i sigurt se a po e gjejnë me te mirin juria. Aty nuk i dorëzonin poezitë për ti vlerësuar, ishte hera e parë qe unë po shikoja qe po vlerësohen poezitë sipas dëgjimit, ju lumtë juri keni arritur te vet – disoheni, keni ecur për-para. Shëndet miting i poezisë Gjakovë 2011 , ora letrare 19:00 .
21 . 05 . 2011