Shtesë » Lajme
Presidentja Jahjaga priti kryetarin e Shoqatës së Personave me Hendikep dhe Aftësi të Kufizuara të Kosovës
E enjte, 21.04.2011, 07:59 PM
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot z.Agim Vatovci, kryetar i Shoqatës së Personave me Hendikep dhe Aftësi të Kufizuara të Kosovës.
20.04.2011
Pasi e uroi për zgjedhjen në krye të vendit, z. Vatovci e njoftoi Presidenten Jahjaga me gjendjen dhe problemet me të cilat përballen personat me hendikep dhe aftësi të kufizuara në Kosovë.
Presidentja Jahjaga premtoi nga ana e saj angazhimin e plotë për të përkrahur shoqatën dhe personat që i takojnë kategorisë së personave me hendikep dhe aftësi të kufizuara.
E nderuara Presidente ,
Së pari ju falenderoj për takimin me ne si njerz të vacantë, në emër të shoqates së personave me aftësi të kufizuara, kryetar i së cilës jamë unë, pranoni urimet ma të përzemerta për postin e ri dhe për ditlindjen e 36.
Jemi të vetëdishëm për sfidat që shoqeria kosovare po ballafaqohet në përgjithsi por dua të besoj se me emrimin e juaj në postin e Presidentes pozita e jonë do të përmisohet.
Mbrojtja institucionale do te jetë ma azhure, dhe me siguri me përkrahjen e juaj aspekti ligjor për mbrojtjen dhe përkrahjen e personave me aftësi të kufizuara do te jetë në nivel ma të lartë dhe dëshirojmë të shtojmë edhe diçka tjeter e nderuara presidente se si personat me aftësi të kufizuara nuk dëshirojnë të jenë barrë e shoqërisë kosovare, por dëshirojmë të jem pjesë përbërse e ndërtimit dhe forcimit të kësaj shoqërie.
Jeni dëshmuar në të kaluaren si përkrahse e proçeseve pozitive në Kosovë, besoj se atë gadishmeri do ta dëshmoni edhe në rastin tone.
Ju faleminderit
Agim Vatovci
044-377-377
Prishtinë
20.04.2011