E enjte, 29.07.2021, 04:08 PM (GMT+1)

Lajme

Kosovarët i ndërrojnë emrat musliman

E diele, 03.04.2011, 07:58 PM


 

Nga Lindita Canolli

 

E pakënaqur me emrin e saj, të trashëguar nga gjyshja, Hidajete Haxholli nga Prishtina, e cila kishte mbushur 18 vjet para disa ditëve, ka mësyrë sportelet e komunës me kërkesë për ndërrimin e emrit të saj.

“Edhe më herët më ka penguar ky emër të cilën e kam trashëguar nga gjyshja por tash, më në fund, mora guximin dhe do ta ndërroj. Thjesht nuk përshtatem. Nuk ndihem rehat me këtë emër”, thotë Hidajetja, që ka zgjedhur një emër të bukur për vete.

Tash e tutje, ajo do të quhet Hana, emër me të cilën ndihet rehat dhe me të cilën është prezantuar deri më tash para shoqërisë. Sipas traditës, emrat e vjetër ua kanë vënë fëmijëve duke dashur të respektojnë gjyshin, babanë, nënën ..

Emrat e tillë ngadalë por sigurt janë duke u shuar duke u zëvendësuar emra të tjerë. Për dallim nga e kaluara, sot ndërrimi i emrit nuk është më një tabu dhe kjo është e rregulluar me ligj.

Ndërrimi i emrit, sipas Shefqet Buqajt, shef i sektorit të gjendjes civile në KK të Prishtinës, edhe më herët ka qenë evident, por tash, numri i ndërrimeve të emrave është në rritje dhe është bërë trend.

“Emrat janë ndërruar edhe më herët, por jo në një numër kaq të madh. Me ligjin për emrin personal, qytetarit i lejohet të bëjë ndërrimin apo korrigjimi e emrit, mbiemrit, ose të dyja njëkohësisht”, thotë ai.

Ligji për emrin, me numër 118, është aprovuar nga Kuvendi Komunal në vitin 2007.

Sipas Buçajt, në vitet e fundit dukuria e ndërrimit të emrit është në rritje, pasi që shumica nuk ndihen rehat me emra të vjetër.

Për të ndryshuar emrin, qytetarët nga dokumentet personale duhet të kenë një certifikatë të lindjes, një certifikatë të kurorës (nëse pala është e kurorëzuar), nëse jo duhet ta ketë një certifikatë të statusit martesor që dëshmon se është nuk është e martuar, një vërtetim nga Gjykata Komunale që nuk është nën hetime, një vërtetim ka shlyer obligimet tatimore ndaj komunës, dhe një kërkesë me shkrim pse pala dëshiron ta ndërrojë emrin.

Nëse ka ndonjë pengesë ligjore dhe nëse do ta ndërrojnë emrin personal për t’iu shmangur ndonjë obligimi tatimor, apo ndonjë vepre penale atëherë nuk lejohet ndërrimi dhe refuzohet kërkesa.

Gjatë vitit të kaluar, sipas Buçajt, numri i atyre që kanë ndërruar emrin ka shkuar deri në 186, dhe ky numër gjithnjë e më shumë po rritet. Për tremujorin e këtij viti, sipas Buçajt, ende nuk është nxjerrë ndonjë shifër por kjo do të shihet së shpejti.

Në fund të vitit mblidhen të gjitha shifrat dhe bëhen krahasime me vitet tjera. Në bazë të ligjit, drejtoria përkatëse më herët ka qenë e obliguar që kërkesës së palës për ndërrimin e emrit t’i kthehet përgjigja brenda 30 ditëve, ndërsa tani kjo bëhet shumë më shpejt.

Sapo të dorëzojnë kërkesën palëve, përgjigja do t’u kthehet brenda tre apo pesë ditësh.

 



(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora