Shtesë » Lajme
Perëndimi nisi aksionin në Libi
E shtune, 19.03.2011, 08:56 PM
Një aeroplan francez ka goditur një automjet të forcave libiane, duke shënuar sulmin e parë të fushatës ajrore mbi Libi.
Zëdhënsi i Ministrisë franceze të Mbrojtjes, Tijeri Berkhard, tha se sulmi është kryer rreth orës
* * *
Takimi i jashtëzakonshëm i vendeve të BE-së, Ligës Arabe dhe Shteteve të Bashkuara në
Presidenti amerikan, Barak Obama, tha se SHBA-të dhe vendet e koalicionit janë të gatshme të veprojnë menjëherë për t'i dhënë fund dhunës ndaj civilëve.
"Konsensusi ynë është i fortë dhe vendosmëria jonë është e qartë. Populli i Libisë duhet të mbrohet", tha Obama në
Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, tha se avionët ushtarakë të Francës tashmë fluturojnë mbi hapësirën e Libisë.
Duke folur pas takimit në
"Së bashku me partnerët tanë arabë, evropianë dhe të Amerikës së Veriut,
Aeroplanët dhe luftanijet e SHBA-ve janë të gatshme për veprime ushtarake, por nuk marrin pjesë në fushatën fillestare ajrore, të cilën po e udhëheq
Pjesëmarrjen në operacionet mbi Libi e kanë e konfirmuar edhe Katari, Belgjika, Danimarka, Norvegjia, Holanda e Spanja, ndërkaq Kanadaja ka bërë të ditur se do të dërgojë shtatë aeroplanë luftarakë.
* * *
Bengazi, 19 mars 2011.
Mijëra njerëz janë larguar nga Bengazi, pasi trupat qeveritare sulmuan periferinë perëndimore të qytetit. Një zëdhënës i protestuesve tha se forcat besnike të Muamer Gadafit po sulmojnë me artileri dhe tanke.
Në mesazhet e lexuara nga zëdhënësi i qeverisë, Musa Ibrahim, udhëheqësi libian, Muamer Gadafi, paralajmëroi komunitetin ndërkombëtar kundër ndërhyrjes.
“Libia nuk është e juaja. Libia është e libianëve. Rezoluta e Këshillit të Sigurimit është e pavlefshme”, tha ai në mesazhin drejtuar liderëve të Francës dhe Britanisë, si dhe kreut të OKB-së.
“Kjo është padrejtësi, është një agresion i qartë dhe është një rrezik i paparashikueshëm për pasojat në Mesdhe dhe Evropë. Ju kurrë nuk keni të drejtë të ndërhyni në punët tona të brendshme.
Mesazhi i Gadafit drejtuar presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, kishte një ton më të butë. Ai thotë se Libia po lufton kundër forcave të Al-Kaidës.
“Çfarë do të bënit ju nëse zbuloni se ata kontrollojnë qytetet amerikane me fuqinë e armëve? Na tregoni se si do të silleshit ju, në mënyrë që ne ta ndjekim shembullin e juaj”, ka përcjellë Ibrahim mesazhin e Gadafit.
Presidenti Obama ka paralajmëruar udhëheqësin libian se do të përballet me ndërhyrje ushtarake nëse nuk vepron në përputhje të plotë me rezolutën e Kombeve të Bashkuara. Obama tha se Gadafi duhet ta respektojë plotësisht armëpushimin e shpallur nga autoritetet.
“Më lejoni të jem i qartë: këto kushte nuk janë të negociueshme. Këto kushte nuk janë subjekt i negociatave. Nëse Gadafi nuk vepron në pajtim me rezolutën, komuniteti ndërkombëtar do të zbatojë masat dhe zgjidhja do të arrihet përmes veprimit ushtarak”, ka thënë Obama.
Por, përfaqësuesit e Kongresit amerikan thanë se presidenti Obama duhet të marrë miratimin e këtij institucioni për operacionet ushtarake.
"Fakti që Shtetet e Bashkuara duan të reagojnë ushtarakisht, nuk paraqet vetëm vendimin e OKB-së. Në Kushtetutë ekziston neni rreth angazhimit të forcave tona të armatosura", tha përfaqësuesi demokrat, Denis Kuciniç.
"Presidenti nuk duhet të lejojë veprimin ushtarak në Libi pa votën e përfaqësuesve të popullit", tha kryetari republikan, Riçard Lugar.
Ky i fundit përkujtoi se ish-presidenti Roland Regan, 25 vjet më parë, ka kërkuar miratimin e Kongresit për bombardimin e Libisë.
Sot në Paris, përfaqësuesit e fuqive botërore diskutojnë mundësitë e ndërhyrjes ushtarake ndërkombëtare në Libi.
Në takim marrin pjesë zyrtarë të Bashkimit Evropian, të Lidhjes Arabe dhe Unionit Afrikan. Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, dhe shefi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, janë gjithashtu të pranishëm. (v.t.)