E enjte, 29.07.2021, 05:05 PM (GMT+1)

Lajme

Bardhyl Mahmuti: Apel për unifikim

E merkure, 06.04.2011, 07:57 PM


APEL PER UNIFIKIM

 

Paralajmërimi dhe organizimet që bëhen për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoni detyrimisht imponojnë që t’i hidhet një sy të kaluarës dhe të analizohet objektivisht periudha dy dekadëshe e tranzicionit drejtë demokracisë.

Në këtë konferencë po theksoj një segment të kësaj çështje!

Përkundër asaj se Maqedonia ka nënshkruar dhe ratifikuar të gjitha Konventat ndërkombëtare mbi parimet e të cilave funksionojnë demokracitë perëndimore, në praktikë ky shtet vepron ndryshe duke aplikuar të gjitha format e dhunës, të terrorit dhe të diskriminimit ekonomik, politik, social, kulturor e fetar.

Diskriminimi i vazhdueshëm racial që shteti i Maqedonisë aplikon kundër shqiptarëve autokton, nga populli shqiptar i Maqedonisë krijuan një popull të shtypur, dhe ndër më të varfrit dhe të diskriminuarit në Evropë.

Kjo politikë agresive dhe antishqiptare e institucioneve shtetërore të Maqedonisë është katalizator i konflikteve të reja në këtë shtet, dhe bartë me vete rrezikun e destabilizimit të Evropës Juglindore.

Përballë kësaj situate tejet të vështirë me të cilin ballafaqohet populli shqiptar në Maqedoni, partitë politike shqiptarë përfundimisht duhet t’i lënë mospajtimet e tyre dhe të bashkuar të mbrojnë interesat kombëtare.

Bashkimi Demokratik Shqiptar përshëndet uljen e tensioneve në mes partive politike shqiptare dhe angazhohet që kjo frymë e respektit reciprok të thellohet edhe më shumë dhe të kurorëzohet me një bashkim të forcave në interes të popullit shqiptar.

Me qëllim të realizimit të të drejtave tona legjitime, Bashkimi Demokratik Shqiptar kërkon nga partitë politike shqiptare në Maqedoni, nga organizatat joqeveritare,  nga intelektualët dhe personalitetet e jetës publike, nga rinia studentore,  nga emigracioni shqiptar  dhe nga të gjitha shtresat shoqërore që të bashkuar t’i dalim përballë dhe ta ndalim politikën që synon të na zhdukë nga territoret tona.

Bashkimi Demokratik Shqiptar dhe unë personalisht jemi të gatshëm t’u shtrijmë dorën e pajtimit të gjithë atyre që janë të gatshëm që bashkërisht të realizojmë aspiratat kombëtare dhe të ndalim hovin e diskriminimit që aplikohet ndaj popullatës tonë.

Mbetemi me shpresë se vullneti i mirë që dominon aktualisht për bashkimin e forcave politike shqiptare nuk do të arrijë të minohet nga shërbimet sekrete antishqiptare që kanë interes të na shohin të përçarë.

Në këto momente vendimtare për të ardhmen tonë dhe të gjeneratave që vijnë pas, interesi kombëtar, është mbi të gjitha interesat tjera.

 

Bashkimi Demokratik Shqiptar

Bardhyl Mahmuti

Tetovë, 5 prill, 2011



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora