E premte, 26.04.2024, 05:56 PM (GMT+1)

Kulturë

Redan Bushati: …gjithsesi është mirë të jesh i Pari!

E hene, 18.04.2011, 08:50 PM


Redan BUSHATI

 

…gjithsesi është mirë të jesh i PARI!

 

Prej kohësh bota është ndarë papritur në dy pjesë, Unë dhe Ti, ndjenjat dhe përjetimet kanë humbur në skajet më të errëta të Adriatikut, të cilin e takova sot dhe dje. E pashë, më pa. Ai ishte i qetë, i shqetësuar isha unë. E valët e tij filluan të qetësonin mendimet e mia të turbullta. Atëherë mendova “kam nevojë për detin, librin, muzikën dhe… jo për ty”. Krenarinë e vrava kur buzët e mia u puthën me të tuat, trupi yt u përlesh në një akt seksual me timin, e nga ky kontakt ti qave e lotët e tua nuk e dija se kishin përfunduar në Adriatik! Aty ishin lotët e tu, por nuk e kuptova se për kë ke qarë deri tani?! Për mua apo…

           Sot në të 20 vitet e një rinie me ulje-ngritje, ashtu si baticat dhe zbaticat e Adriatikut ngryset jeta jote. Ajo jetë, e cila me paturpësinë më të madhe mori me vete edhe disa jetë të tjera, përveç times. Gjermanët e pranojnë që femra e bukur është tradhtare, e fisnikja është e shëmtuar. Por mes besnikërisë që e dua aq shumë dhe të bukurës që më magjeps të zgjodha ty, pikërisht mbinjeriun e Niçes, paçka se nuk e dija se përkrah kisha “Njërën nga ato” të Migjenit tim, fort të dashtun!

 

P.S: Më kujtohet që shikove dorën, dhe ajo kishte një njollë të kuqe. AMC më mësoi që “është mirë të jesh i PARI”, andaj prej gjithçkaje ngushëllohem me faktin që gjithsesi isha i PARI!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora