E shtune, 27.04.2024, 02:13 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Qajë shëndetin dhe rininë

E hene, 18.04.2011, 08:38 PM


QAJË SHËNDETIN DHE RININË

            Teksti, muzika dhe interpretimi: Demir Krasniqi

 

Oh, ejani  shokë , o, na të vjetrit ,

Oh, t’ ia qajmë hallet njëri - tjetrit !             

Oh, ejani  shokë, ta bëjmë një  dert-e ,

Oh, se e shkurtë qenka kjo jetë - e !

            Refreni:

            Mos qajë paret , pasurinë ,

            Qajë shëndetin dhe rininë !

            Pasuria rrjedh si gurrë ,

            Por rinia s’ kthehet kurrë !

 

Oh, kjo jetë është  hije lavireje ,

Oh, që çdo kush e dashuron !

Oh, si të vjetrit , si të rinjtë - e ,

Oh, me jetua  gjithkush lakmon !

            Refreni:

            Mos qajë paret , pasurinë...etj.

 

Oh, si zengjini  , si fukaraja –

Oh, me jetua   t’ gjithë kanë dëshirë !

Oh, pasuria dhe sefaja –

Oh, ndaj njeriut nuk kanë mëshirë !

            Refreni:

            Mos qajë paret , pasurinë...etj.

 

Oh, kur nisë njeriu me u moshua –

Oh, gjithmonë t’ riut ia ka lakmi :

“Ah, t’ isha kanë i ri si ju – e ,

Oh, kisha ditë si me jetua !”...

            Refreni:

            Mos qajë paret , pasurinë...etj.

 

Oh, lumi ai që nuk mashtrohet ,

Oh, vepra t’ këqija s’ len n’ këtë jetë !

Oh, vepra e mirë gjithmonë kujtohet ,

Oh, se njeriu n’ dhe ka me u tretë !

            Refreni:

            Mos qajë paret , pasurinë...etj.

 

*****

Demir Krasniqi :”Shtojzovallet e Gollakut” – Prishtinë, 2005, faqe 286.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora