| E hene, 18.04.2011, 08:38 PM |
QAJË SHËNDETIN DHE RININË
Teksti, muzika dhe interpretimi: Demir Krasniqi
Oh, ejani shokë , o, na të vjetrit ,
Oh, t’ ia qajmë hallet njëri - tjetrit !
Oh, ejani shokë, ta bëjmë një dert-e ,
Oh, se e shkurtë qenka kjo jetë - e !
Refreni:
Mos qajë paret , pasurinë ,
Qajë shëndetin dhe rininë !
Pasuria rrjedh si gurrë ,
Por rinia s’ kthehet kurrë !
Oh, kjo jetë është hije lavireje ,
Oh, që çdo kush e dashuron !
Oh, si të vjetrit , si të rinjtë - e ,
Oh, me jetua gjithkush lakmon !
Refreni:
Mos qajë paret , pasurinë...etj.
Oh, si zengjini , si fukaraja –
Oh, me jetua t’ gjithë kanë dëshirë !
Oh, pasuria dhe sefaja –
Oh, ndaj njeriut nuk kanë mëshirë !
Refreni:
Mos qajë paret , pasurinë...etj.
Oh, kur nisë njeriu me u moshua –
Oh, gjithmonë t’ riut ia ka lakmi :
“Ah, t’ isha kanë i ri si ju – e ,
Oh, kisha ditë si me jetua !”...
Refreni:
Mos qajë paret , pasurinë...etj.
Oh, lumi ai që nuk mashtrohet ,
Oh, vepra t’ këqija s’ len n’ këtë jetë !
Oh, vepra e mirë gjithmonë kujtohet ,
Oh, se njeriu n’ dhe ka me u tretë !
Refreni:
Mos qajë paret , pasurinë...etj.
*****
Demir Krasniqi :”Shtojzovallet e Gollakut” – Prishtinë, 2005, faqe 286.