E premte, 26.04.2024, 06:48 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Kafshë e Djallit, Irani pushkaton qentë

E premte, 15.04.2011, 06:34 PM


Ligji islamik i konsideron qentë një kafshë e një race të pistë dhe në botën muslimane, sharja “qen” është një prej më të rëndave që ekziston.

Pavarësisht këtij vlerësimi, një grup të rinjsh më mendjehapur ka nisur të adoptojë këto kafshë, duke bërë që në parlamentin e vendit, të ndërmerret një nismë që synon të ndalojë me ligj pasjen e një qeni.

 

Ligji i ri që i shpall luftë “mikut” më të mirë të njeriut nuk do të zbatohet vetëm në vendet publike (ku janë të ndaluar që tani), por do të përfshirë edhe apartamentet, pasi qentë “jo vetëm janë të papastër, por rrezikojnë shëndetin publik duke përhapur epidemi”.

 

Parlamentarët kanë propozuar edhe vendosjen e një nga 100-500 dollarë, për të siguruar se askush nuk do të shkelë ligjin. Nëse parlamenti i Teheranit do të miratojë këtë nismë, qentë që ndodhen aktualisht në Iran do të ekzekutohen.

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora