E premte, 26.04.2024, 07:28 AM (GMT+1)

Përjetësi » Kripa

Reshat Kripa: Refleksion intervistës së zotit Lekë Hajdari

E enjte, 31.03.2011, 07:59 PM


Refleksion intervistës së zotit Lekë Hajdari

 

Nga Reshat Kripa

Kryetar i Shoqatës Antikomuniste të Përndjekurve Politikë Demokratë të Tiranës

 

Para disa ditësh dëgjova intervistën e Drejtorit të Drejtorisë së Dëmshpërblimeve pranë Ministrisë së Financave, zotit Lekë Hajdari, dhënë një kanali televiviz, ku paraqiti të dhënat për shpërndarjen e këstit të parë të dëmshpërblimit për të përndjekurit politikë. Sipas kësaj interviste deri tani paskan përfituar rreth 8500 ish të përndjekur nga 22.000 që kanë hapur dosjet pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe se kësti i dytë do të filloka pasi të mbarojë kësti i pare. Për t’u shqyrtuar mbetkan edhe 13.500 dosje të tjera dhe me  këtë ritëm që ka filluar llogaritë të shpien se duhen edhe  të paktën tre vjet të tjerë. Sipas zotit Hajdari, në ligj nuk qenkërka përcaktuar afati i likujdimit të çdo kësti. Mirpo ne dimë se në ligj është përcaktuar afati 8 vjeçar i likujdimit total dhe dhe, si rrjedhim i kësaj, të gjithë ata që kanë përfituar këstin e parë kanë marrë 1/8 e shumës së përgjithëshme. Natyrisht  nga kjo analizë rezulton se për çdo vit duhet të ketë një këst likujdimi.

Një e dhënë e tillë, të them të vërtetën, më habiti jashtë mase. Kjo për faktin se jo shumë muaj më parë, në muajin tetor 2010, në një takim që zhvilloi Ministri i Drejtësisë, zoti Bujar Nishani, me një grup të përndjekurish politikë, ku ishte i pranishëm edhe zoti Hajdari, prej tij u deklaruan shifra të tjera që nuk përputhen me ato të zotit Hajdari. Sipas ministrit vetëm rreth 8000 dosje ishin ende të papërfunduara dhe se deri në marsin e vitit 2011 do të përfundonte kësti i parë i pagesës dhe në muajin prill të këtij viti do të fillonte kësti i dytë.

Natyrisht, në këto kushte, lind pyetja: Kush ka të drejtë, ministri apo përfaqësuesi i Ministrisë së Financave? Unë mendoj se kjo është një lajthitje e zotit Hajdari. Për të vërtetuar këtë më lejoni të paraqes disa të dhëna që përmbajnë ligjet Nr. 9831 datë 12.11.2007 dhe Nr.10110 datë 02.04.2009 “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist”:

Neni 24/ç Ministria e Drejtësisë, pas regjistrimit të kërkesës, hap dosjen individuale  dhe  brenda 10   ditëve   shqyrton     themel    gjitha   kërkesat   e   tjera,

që formojnë kriteret formale të këtij ligji

Neni 27  Shqyrtimi i bashkërenduar është faza e dytë e hetimit, të cilit i nënshtrohen kërkesat që rezultojnë dënime politike, në kuptim të këtij ligji. Ministria e Brendëshme, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Financave, Shërbimi Informativ i Shtetit, Drejtoria e Përgjithëshme e Arkivave te Shtetit, Enti Kombëtar i Banesave dhe Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Palujtëshme, brenda 30 ditëve, shqyrtojnë kërkesat dhe me njoftim individual, shprehet secili, nëse i dënuari politik plotëson kriteret e përcaktuara.

Neni 28  Struktura përgjegjëse në Ministrinë e Drejtësisë, brenda 35 ditëve, shqyrton në themel të gjitha kërkesat që, pas shqyrtimit paraprak, janë kualifikuar se plotësojnë kërkesat sipas shkronjës “ç” të nenit 24 të këtij ligji.

Neni 29     Brenda 10 ditëve Ministri i Drejtësisë paraqet për miratim në Këshillin e Ministrave propozimet për përfitimin e dëmshpërblimit sipas këtij ligji, të cilave u lidhen relacionet përkatëse.

            Mbështetur në të dhënat e mësipërme të ligjit rezulton se afati nga çasti i paraqitjes së dokumentacionit deri në atë të dorëzimit të propozimit për dëmshperblim në Këshillin e Ministrave është 85 ditë.  Mirpo si qëndron e vërteta lidhur me këtë çështje?

            Vendimi i parë i Këshillit të Ministrave, ai me numër 1699, ka dalë më 29.12.2008 dhe deri më sot kanë dalë 15-16 vendime të   illa.  Një  periudhë  prej  gati  dy

vjet e gjysmë dhe kësti i parë ende nuk  ka  përfunduar  kur,  sipas  ligjit,  duhej    kishte

përfunduar brenda tre muajve. Kur pyesim në drejtorinë përkatëse, përgjigja është se nuk kanë ardhur përgjigjet nga dikasteret e tjera. Le të japim një shembull:

Dosja nr. 2920 datë 07.03.2008 e ish të përndjekurit Muhamet Murat Gjonzeneli nuk është përfunduar sepse nuk ka ardhur ende përgjigja e Ministrisë së Financave. Sa i duhet kësaj ministrie për të kthyer përgjigjen? Nuk i mjaftojnë tre vjet kur ligji e detyron se duhet të përgjigjet brenda 30 ditëve? Ky rast nuk është i vetmi. Ka me qindra të tillë, por unë sot u përqëndrova vetëm te njëri.

            Ende nuk ka filluar dëmshpërblimi për të vrarët pa gjyq të periudhës 30.11.1944 - 01.10.1991 dhe të internuarve në kampe me tela me gjemba deri në vitin 1954 dhe nuk e kuptojmë shkakun. Kur mendohet të fillojë dhe përfundojë dëmshpërblimi për këto kategori?

            Për një pjesë të përndjekuve politikë janë bërë gabime në llogaritjen e dëmshpërblimit. Të gjithë ata kanë paraqitur kërkesat për korigjimin e tyre. Por deri tani, përveç Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.852 datë 05.08.2009, që bënte korigjimin e gabimeve për personat që përfshiheshin në ligjin Nr. 1699 datë 29.12.2008, nuk kanë dalë vendime të tjera. Mendojmë se një gjë e tillë duhet bërë sa më parë.

            Pengesa burokratike ka edhe në drejtorinë që drejtohet nga zoti Hajdari lidhur me dërgimin në bankat përkatëse të shumës së dëmshpërblimit për një pjesë të atyre që u ka dalë kjo e drejtë. Unë po sjell vetëm dy shembuj:

            Xheladin Hysen Ndreu dhe Jani Kosta Lekushi, përfitues sipas vendimit 10 të Këshillit të .Ministrave qysh në fillim të dhjetorit 2010, megjithse dokumentat e kërkuara i kanë dorëzur përkatësisht në fillim të muajve janar dhe shkurt 2011, ende nuk e kanë marrë dëmshpërblimin. Përse?

            Këto janë disa nga kërkesat e të përndjekurve politikë për zbatimin me korrektësi të ligjit mbi dëmshpërblimin monetar të tyre.  Kërkësa e tyre është e qartë. Kur do të përfundojë kësti i parë dhe kur do të fillojë i dyti? A do të zbatohen afatet e caktuara?

            Të përndjekurit politikë besojnë në sinqeritetin e qeverisë demokratike dhe shpresojnë se premtimet e bëra nga Ministri i Drejtësisë do të bëhen realitet brenda muajit prill 2011. Ata janë në pritje.



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora