E enjte, 09.02.2023, 07:03 AM (GMT)

Editorial

Frankfurter Rundschau: Shqiptarët dhe islami

E premte, 11.03.2011, 07:58 PM


Në sytë e të tjerëve:

SHQIPTARËT DHE ISLAMI

 

Frankfurter Rundschau

 

Mbi 90 për qind e shqiptarëve të Kosovës u takojnë familjeve myslimane. Megjithatë, ata një kohë të gjatë konsideroheshin se janë imunë ndaj joshjeve islamike. 

 

Por, që ky konstatim mund të ndryshojë, tregon emërimi i një ish-reperi besimtar (Memli Krasniqi, v.j.) në postin e ministrit të Kulturës. Mbetet për t'u sqaruar nëse islamizmi që po rritet ngadalë ka të bëjë te krimi i Arid Ukës në Frankfurt, shkruan analisti Norbert Mappes-Niediek në "Frankfurter Rundschau".

 

Religjioni shtetëror në Kosovë është nacionalizmi shqiptar. "Islami u është imponuar shqiptarëve": Me këtë formulë nacionalistët e bindur i refuzojnë të gjitha joshjet nga ana e sauditëve dhe muxhahedinëve boshnjakë. Fëmijët pagëzohen me emra shqiptarë, si Ilir ose Dardan, Vlora ose Teuta. Kush e ka emrin Hajrudin, Nezir dhe Muharrem shpesh i vjen turp.

 

Heroi kombëtar i Shqipërisë është Skënderbeu, një princ i krishterë, i cili në shekullin e 15-të i mbrojti shqiptarët atëbotë të krishterë kundër osmanëve myslimanë. Menjëherë pas tij vjen Nënë Tereza katolike. Mjekra dhe mbulesa e femrave janë pjesë e pamjes në rrugë mbase në Maqedoninë fshatare, shqiptarët e atjeshëm konsiderohen konservativë dhe të prapambetur. Në Kosovë pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 mbretëroi solidaritet i gjithanshëm me çlirimtarët amerikanë.

 

Por, që nga atëherë mes nacionalizmit shqiptar dhe fundamentalizmit mysliman është krijuar një urë ideologjike. "Sikur të mos e kishim pranuar islamin, ne sot do të ishim serbë ose grekë", thotë Abdi Baleta, kryeideolog i këtyre ideve. Ky shqiptar nga Tirana ka qenë diplomat nën diktatorin Enver Hoxha dhe që nga ndryshimet e vitit 1991 ai u prin disa partive të vogla. Në Shqipëri ky ka pas vetes vetëm një pakicë.

 

Një kohë të gjatë Kosova ishte e çliruar nga idetë e tilla. Në emigracion, ku shumë shqiptarë të rinj rriten si pjesë të një shtrese të deklasuar emigrantësh, tezat e Baletës gjejnë më shumë mbështetje dhe kthehen prapa në Ballkan. 

 

Ministri i ri kosovar i Kulturës, Memli Krasniqi, për disa pjesë të gjeneratës së re është idhull. Vendimi i parë i Krasniqit si ministër ishte heqja e portreteve të Nënë Terezës dhe themeluesit shekullar të shtetit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në korridorin e ministrisë.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora