E hene, 15.04.2024, 12:22 AM (GMT+1)

Editorial

Emin Azemi: Kush godet interesat amerikane, ka goditur vetveten

E enjte, 03.03.2011, 10:14 PM


Kush godet interesat amerikane, ka goditur vetveten

 

Viktimat e kësaj vepre antinjerëzore ishin pjesëtarë të një armate të lavdishme. Askush nuk mundet ta ndalë misionin e shenjtë të kësaj armate, madje edhe fundërrinat që fla sin shqip. Mirënjohja e shqiptarëve për punën heroike të këtyre ushtarëve, kudo që ndodhen ata, është më e madhe se çfarëdo përpjekje mjerane e ind ividëve që godasin interesat afatgjate amerikane, në rajon dhe në gjithë planetin

 

Nga Emin AZEMI

 

Një akt i shëmtuar që ndodhi të mërkurën në aeroportin e Frankfurit, ka fokusuar një të ri me prejardhje nga Kosova si vrasës i dy ushtarëve amerikanë. I dyshuari për këtë sulm, 21 vjeçari Arid Uka, me vendbanim në Frankfurt , siç raportojnë mediat gjermane, duket se ka pasur kontakte me disa qarqe të caktuara islamike. Nga grupi ndërkombëtar për hetimin e këtij rasti nuk përjashtohet mundësia që sulmi të jetë përgatitur nga dikush jashtë vendit.

 

Sulmuesi është futur në një autobus të ndalur në terminal me ushtarë dhe ka qëlluar me armë zjarri dhe me këtë rast ka vrarë dy dhe ka plagosur dy ushtarë të tjerë amerikanë. Pak më vonë ai është arrestuar.

 

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti amerikan Barack Obama, deklaruan se janë të prekur thellë nga kjo ngjarje.

 

Këtë veprim të shëmtuar e kan ë dënuar edhe institucionet kosovare.

 

"Ky rast makabër është një akt individual kundër vlerave civilizuese dhe kundër traditës së popullit të Kosovës. Gjithmonë dhe përjetësisht do t'u jemë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës, popullit amerikan dhe Qeverisë së SHBA-ve për mbështetjen e fuqishme që i kanë dhënë popullit të Kosovës gjatë procesit të lirisë, pavarësisë dhe tani zhvillimit dhe integrimit të Kosovës", thuhet në reagimin e Qeverisë së Kos ovës

 

Edhe presidenca e Kosovës në një kominikatë për media thotë se: “Populli i Kosovës e dënon me rreptësi këtë akt të lig, individual pavarësisht motiveve që e kanë përcaktuar atë, të kryer ndaj njerëzve me rrobën e ushtrisë që pati rol thelbësor në çlirimin e Kosovës, ushtrisë që ka rol kyç në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në gjithë botën. Ky moment i dhimbshëm shërben për të rikonfirmuar më fuqishëm se më parë, ndjenjën e simpatisë dhe mirënjohjes së popullit të Kosovës për SHBA-të, thuhet nga komunikatën e presidencës"

 

Abdullah Bejtullahu, hoxhë i respektuar në rajonin e Mitrovicës, njëherësh gjyshi i Arid Ukës, i tronditur për realitetin, ka deklaruar për mediat  e Prishtinës se nipi i tij 21-vjeçar është i lindur në Frankfurt dhe është shtetas gjerman, student i vitit të dytë, i cili bashkë me familjen e tij jetojnë që një kohë të gjatë në Gjermani.

 

"Feja nuk na mëson për dallime në popull, andaj e kam mbrojtur popullin pa dallim dhe jam kujdesur për ta si për sytë e mi. Jemi mërzitur, siç janë mërzitur edhe amerikanët. Djali ka qenë i mirë, por sikur e ka mashtruar dikush", ka thënë hoxhë Bejtullahu.

 

Ai flet fjalë miradije për popullin amerikan dhe për SHBA-të në përgjithësi.

 

"Amerikanët na kanë ndihmuar shumë, pikërisht siç e do feja. Dhe jo vetëm neve, por gjithë popujve të botës që janë në nevojë. Kjo është punë e madhe kush e kupton", tha ai, duke u solidarizuar në këto momente, siç tha ai të rënda, me popullin amerikan dhe familjet e viktimave.

 

Përgjegjësia ind ividuale e kryerësit të këtij akti të shëmtuar, do të duhej të trajtohej e veçuar nga të gjitha kombinatorikat propagandastike që orvaten ta stigmatizojnë një popull të tërë. Njerëz të çmendur që shkrepin armë zjarri dhe cenojnë jetën e të tjerëve, ka gjithkund në botë, andaj do të ishte e pafalshme dhe madje denigruese që ky i çmendur, që rastësisht ka qëlluar të jetë shqiptar, të merr “statusin e përfaqësuesit” të një populli të tërë, i cili në të gjitha hulumtimet e bëra deri më tani, rezulton të jetë në mesin e popujve më proamerikan në planet.

 

Viktimat e kësaj vepre antinjerëzore ishin pjesëtarë të një armate të lavdishme. Askush nuk mundet ta ndalë misionin e shenjtë të kësaj armate, madje edhe fundërrinat që flasin shqip. Mirënjohja e shqiptarëve për punën heroike të këtyre ushtarëve, kudo që ndodhen ata, është më e madhe se çfarëdo përpjekje mjerane e ind ividëve që godasin interesat afatgjate amerikane, në rajon dhe në gjithë planetin.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora