E premte, 19.04.2024, 07:53 AM (GMT+1)

Editorial

Edita Kuçi-Ukaj: Kombi multietnik i Pacollit

E diele, 27.02.2011, 09:01 PM


Kombi multietnik i Pacollit

 

Nga Edita Kuçi-Ukaj

 

Deklarata e Behgjet Pacollit, në intervistën  dhënë portalit informativ zviceran, “Swissinfo”, cituar sipas Kohës ditore, thotë se do të punojë për një komb multietnik në Kosovë, ndërkaq këtë zotohet se do ta bëjë me ndihmën e Qeverisë. Kjo deklaratë, sharlante, pasohet me një tjetër, se duhet ta harrojmë armiqësinë me Serbinë. Njeriu i cili pretendon të jetë i pari i vendit tonë, se ka idenë se çfarë është kombi, e hiq më pak, ai se ka idenë se kombi multietnik nuk ekziston askund në botë. Ka shoqëri multietnike, ndërkaq kombet janë unike. Pacolli kur e thotë këtë, e ka në ndërdije, nostalgjinë për Jugosllavinë e Titos, atë që dëshiroka të na realizojë në Kosovë. Këtë gjë ai s’kishte hezituar ta thotë edhe në media tjera. Tito u mundua të sajojë një komb multietnik në Jugosllavi dhe për një kohë të gjatë, bota e pa dhe e perceptoi si një shembull shumë të mirë, sepse arriti të krijonte një koherencë dhe bashkekzistencë në një regjion, ku jetuan së bashku shumë etnitete të ndryshme në paqe.  Por, të gjithë e dimë se si përfundoi kjo ide e kombit multietnik, në tragjedi dhe gjakderdhje, pasoja këto që ende po i përjetojmë dhe jetojmë, e nga të cilat na synoka të na çlirojë Pacolli. 

 

Kohëve të fundit, bota u shokua me deklaratat e kancelares gjermane, Angela Markel, e cila duke diskutuar për integrimin e minoriteteve në shoqëritë evropiane, e veçmas gjermane, pati thënë se multikulturalizmi ne Europë ka dështuar, deklaratë kjo e cila u përforcua nga ajo e kryeministrit britanik,  David Cameron.  Nëse ka dështuar ideja e multikulturalizmit, atëherë si do të krijohet dhe të mbahet një komb multikulturor, duhet pyet dhe përgjigj Pacolli, i cili, në mënyrë krejtësisht naive jep deklarata skandaloze para botës, në këtë kohë sfidash të shumëfishta për Kosovën. Sigurisht se Pacolli nuk e ka të qartë se nuk mund të këtë komb multietnik askund në botë, mirëpo ekzistojnë bashkësi të caktuara shtetërore, që kanë etni të ndryshme. Prandaj, shtrohet pyetja e dilema, cilat na qenkan synimet e të parit të vendit tonë? Dhe si mendon Pacolli ta sajojë një komb multietnik, kur dihet botërisht se në Kosovë jetojnë disa kombësi, brenda një shteti, që tanimë ka filluar të marrë çdo ditë e më shumë atributet ndërkombëtar. Si mendon njeriu i parë të tjetërsojë identitetin e shqiptarëve, e për qefe të hunit e konopit, e ta bëjë një komb multietnik? Kombet nuk shuhen aq lehtë e hiq më pak, ato nuk krijohen lehtë. Kjo është një utopi e rrezikshme, konsekuenca e së cilës, mund të lëndojnë edhe më tutje marrëdhëniet delikate në Ballkan. Kjo deklaratë, është fyerje për shqiptarët, për serbët e kombësitë tjera.  Ne, kosovarët, jemi të vetëdijshëm për identitetin tonë etnik dhe kulturor dhe ai është shqiptar, prandaj ai nuk mund të tjetërsohet, as sipas ambicieve të serbëve, as sipas ambicieve të turqve, e as sipas ambicieve të Pacollit. Nëse Pacolli ka krizë identiteti ai le të e ndjen veten çka të dojë, por shumica e këtij vendi i di farë qartë, përcaktimet e tyre. Këto deklarata të Pacollit të bëjnë të mendosh se politika shqiptare është shumë e papjekur dhe e paaftë, bile edhe shumë diletante. E si do të harrojmë ne shqiptarët dhunën e Serbisë kur ata asnjëherë nuk u munduan të kërkojnë falje popullit shqiptar ose duke e njohur së paku realitet e reja të krijuar anë Kosovë.

 

Së fundi, BE e krijoi një ide të multikulturalizmit në Kosovë, si provë, e jo si vetëdije etnike dhe jo e sigurt kjo do të funksionojë. Kur në shtetet e BE nuk po funksionon multikulturalizmi, atëherë si do të funksionojë në Ballkan kur të gjithë janë në armiqësi me njëri-tjetrin. Kjo është utopi e radhës, ashtu siç ka përjetuar shumë utopi në të kaluarën ky rajon.

Kosova ka nevojë për njerëz realistë, për të matur dhe të aftë me kuptuar realitet kombëtare e ndërkombëtare.

Nuk do të këtë më Tito në këtë botë, e posaçërisht jo ne Kosovë!

 

(Autorja është analiste politike. Ajo ka studiuar shkencat për Paqe dhe Konflikte dhe Marrëdhëniet ndërkombëtare)



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora