Editorial
Thanas L. Gjika: Mësimi që duhej t’u jepte Edi Rama demostruesve të 21 janarit
E merkure, 09.03.2011, 08:59 PM
Mësimi që duhej t’u jepte Edi Rama demostruesve të 21 janarit
Nga Dr. Thanas L. Gjika
Në rast se udhëheqësi i Partisë Socialiste shqiptare, z. Edi Rama, ditën e 21 janarit do të kishte dënuar dhunën që kryen disa demostrues kundër mbrojtësve të Kryeministrisë do t’i kishte sjellë popullit shqiptar (të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë e të diasporës) një shërbim të madh edukativ me vlera historike. Ai do të na kishte mësuar se shkeljet e regullave të demostratave janë të dënueshme nga ligji, dhe se ligjit duhet t’i bindemi të gjithë. Kurse z. Edi Rama përkrahu dhunën e demostruesve dhe u hodh në sulm me sharje kundër ushtarëve të Gardës të cilët për të mbrojtur veten ndaj sulmeve të dhunshme me gurë e shkopinj të demostruesve, përdorën armët duke shkaktuar dy, tre ose katër viktima.
Ai organizoi demostrata të reja pas 21 janarit me pretekst për të respektuar viktimat, por duke mos e dënuar asnjëherë dhunën e demostruesve, shkaktaren e vërtetë të viktimave. Duke mos e dënuar dhunën e demostruesve të 21 janarit dhe duke organizuar demostrata të tjera, udhëheqja e PS-së po e përcan popullin shqiptar në dy grupe armiqësore.
Mësimi që duhet të nxjerrim nga ngjarjet e demonstrates së dhunshme të 21 janarit është një dhe vetëm një:
Popolli shqiptar duhet të mësohet e të bindet se ka ikur koha e rëmujave dhe trazirave alla komuniste, se nuk mund të sulmohen me gurë e drurë, madje as me fjalë fyese, ruajtësit e institucioneve.
Për ta bërë më të qartë këtë ide po sjell këtu një fragment nga historia e popullit të Amerikës, kur Amerika e Veriut ishte ende koloni e Anglisë:
Masakra e Bostonit e 5 Marsit 1770
Ngjarja zuri fill në mbrëmjen e 5 Marsit 1770, në një të ftohtë të madh kur dëbora kishte mbuluar qytetin e Bostonit.
Ishte koha kur kolonitë amerikane ishin të revoltuara me parlamentin anglez i cili vazhdonte të aprovonte ligje pas ligjesh duke rënduar kolonitë me taksa. Tregëtarët e Masaçusetit kishin rënë dakort që të mos importonin mallra nga
Në mbrëmjen e 5 Marsit, disa të rinj të qytetit filluan të shkëmbejnë fjalë me ushtarët anglezë. Një nga djemtë madje qëlloi me topa bore një nga ushtarët. Të tjerët lëshuan britma provokuese. Ushtari i ri i trembur nga turma që po afrohej thirri për ndihmë. Shtatë a tetë ushtarë vrapuan në ndihmë të tij. Grumbulli i të rinjve vazhdonte të gjuante me topa bore, gurë, e plehra në drejtim të ushtarëve anglezë duke thirrur "Vritini! Vritini!."
Udhëheqësi i turmës qe një skllav afrikano-amerikan, trupmadh, i quajtur Crispus Attucks që ishte arratisur nga i zoti. Një nga ushtarët shtiu në drejtim të turmës. I pari që ra ishte Crispus Attucks. Në fund mbi dëborë mbetën të shtrirë katër trupa qytetarësh të vdekur. Kjo ngjarje ka hyrë në historinë e Amerikës me emrin "Masakra e Bostonit."
Pas asaj që ndodhi, reth 3000 vetë u mblodhën në një miting duke kërkuar largimin e trupave angleze nga qyteti. Nën presionin e qytetarëve të Bostonit qeveria angleze i tërhoqi trupat e saj në port, kurse çështja e ushtarëve i kaloi gjykatës.
Xhon Adams , patriot, avokat me reputacion të madh, mendonte se ushtarët ishin sulmuar në detyrë dhe kishin të drejtën e vetëmbrojtjes. Xhon Adamsi pranoi të merrte përsipër çështjen si avokat i kapotkuqve duke marrë gjithashtu mbi kurriz zëmërimin e tërë qytetit. Njerëzit nuk mund ta besonin që Xhon Adamsi, patrioti revolucionar, kushëriri i Samuel Adamsit, udhëheqësit të "Djemve të Lirisë" mund të bëhej avokat mbrojtës i ushtarëve anglezë. Brënda një dite avokati
Edhe kur u bë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhon Adamsi e kujtonte këtë gjyq si "shërbimin më të mirë" që i
(Përktheu Albana Mëlyshi Lifschin)
* * *
Na duhet të mësojmë nga historia e popullit amerikan, për t’u bërë qytetarë të denjë të vendit tonë, të Europës dhe të mbarë botës…