Kulturë
Përparim Hysi: Ah, kjo "Dita e dashurisë!"
E diele, 13.02.2011, 08:34 PM
Ah, kjo "Dita e dashurisë!"
(poezi për Shën Valenitinin)
Nga Përparim Hysi
Ah,kjo "Dita e dashurisë!",të vë flatra,të vë krahë
Zë përcille pleqërisë,si të rinjtë do të bësh sevda
Kur shoh çiftet që po puthen,se kanë Sh,Valentinin
Tash unë tak dhe"sëmurem";e zë "gripi" Përparimin?!
Ç'është kështu i madhi Zot?Ku u gjend kjo çiltërsi?
Vallë, a duroj unë dot?Sos jam gur,po jam njeri.
Ja tek vjen një symëshqerrë që ka dalë e do"çahir"
Tani mëndjekapërcyer,dua ta"ha" unë qelepir.
Ka një sy të madh filxhan,një qepallë të gjatë,me bisht
Mëdysh,tash,imi xhan,dua të vdes unë dashurisht.
Buza e saj tëra lëng,pa nxjerr gjuhën e lëpin
Epo,plaça unë në vënd!Tash nga koka më del tym.
Kuluvarur i rri gjiri,kuluvarur,na:çipllak!
Përparim,të daltë syri,pse mbete me gojëhaptë?
Po afrohet,po afrohet... duket më do në "mejdan"
Sa po vjen edhe "zmadhohet?!;ika unë,u bësh kurban.
Shih si është?Si lule mali dhe të mbush me aromë
Tash tek unë hyri"djalli"(di se ç'bën një demon?!!!)
Symëshqerrën e mbërthej,i puth buzë e i puth sy
Edhe qejfin ia dëftej,si dikur,kur qeshë i ri.
Kështu ndodhi me pak fjalë;me atë zë"kacafytem"
Pastaj zë e"ha" ngadalë,se jam plak."kam frikë se mbytem..."
Të rinjtë kanë Shën Valentinin,gëzuar për jetë e mot!
Sa për "gripin"Përparimin,ka filluar ta lërë që sot.
11 shkurt 2011