E premte, 26.04.2024, 07:50 AM (GMT+1)

Mendime

Agron Shabani: Psikologjia politike dhe morali i njohur shteteror dhe qytetar...

E premte, 10.12.2010, 10:13 PM


PSIKOLOGJIA POLITIKE DHE MORALI I NJOHUR SHTETEROR DHE QYTETAR ...

 

Nga Agron Shabani, Gjermani

   

      -Duke menduar ne te te ashtuquajturat ´pushtetet demokratike´ne Republiken e Kosoves dhe Republiken e Shqiperise dhe ne raportet ose maredhenjet e njohura vertikalo-horizontale ne relacionin shteti(qeveria)-individi-grupi dhe shoqeria e gjithembarshme njerezore ose qytetare:

     

     Nderkohe qe te te ashtuquajturat garniturat ose nomenklaturat e njohura politike dhe demokratike ne Republiken e Kosoves dhe Republiken e Shqiperise sot e gjithe diten vazhdojne te flasin dhe trumpetojne zyrave dhe kancelarive te ndryshme boterore ose nderkombetare per "shtetin ligjor" dhe "demokracine e larte" qytetare dhe Poiltike ne vendet tona perkatese ose respektive.Raportet ose maredhenjet e njohura(vertikalo-horizontale) ne relacionin  e njohur shteti-qeveria-individi-kolektiviteti ose shoqeria e gjithembarshme njerezore ose qytetare ne Republiken e Kosoves dhe Republiken e Shqiperise vazhdojne t´iu ngjasojne atyre " dy linjave paralele" ne postulatin e njohur te Tukididit qe nuk pucen as nuk bshkohen kurre,  por vetem ne pafundesi.Per te mos thene ketu :raporteve ose maredhenjeve tashme te njohura ne mes "Dashurise" dhe "Urrejtjes" qe shkaktojne fraktura, dhembje, pezmatime,  divorce  ose shkurorezime te pashmangshme shoqerore, partiake, politike, konceptuale, ideologjike  dhe te tjera.. Nga ana e te te ashtuquajturave "aparateve" te njohura shteterore dhe propagandistike te Prishtines dhe Tiranes zyrtare flitet dhe shkruhet(trumpetohet) aq shume mbi mireqenjen, progresin, perparimin , "paqen sociale" dhe "harmonine e gjithembarshme"shoqerore ose qytetare. Nderkaq,  ne realitet ndodhe e kunderta.Ku mungojne  fare "paktet politike" se bashku me "traktatet" e lartepermendura nacionale dhe qytetare.Flitet dhe shkkruhet aq shume mbi ekuaten, kulturen, disiplinen, moralin, emancipimin, rezonansen, perceptimin, participimin, reciprocitetin, performancen, konsenzusin, komporomisin e njohur shteteror dhe nacional, dialogun e njohur qytetar dhe politik, paqen sociale dhe politike, mirekuptimin...Nderkaq,  ne realitet ndodhe e kunderta.Ne Kosove dhe ne Shqiperi nuk ka fare( ose, shume pak) edukate, kulture, disipline, vetedije dhe emancipim te preferuar shteteror dhe nacional.Nuk ka madje as mirekuptim, vullnet politik, rezonanse, performanse, vizione te qarta dhe refleksion te duhur shteteror dhe qytetar per te ndryshuar dicka ne favor te se Mires se perbashket(globale ose universale) te kombit dhe atdheut tone.Nuk ka sens, intuite, perceptim, akceptim as anticipim te duhur dhe racional ndaj "konventave te perbashketa" shteterore dhe qytetare.Me teper ka fushate ose propagande tashme te njohur partiake, krahinore, nepotiste, familjariste, profiteriste, populiste, konceptuale ose ideologjike.Mungojne disajni, struktura, superstruktura , arkitektura(infrastruktura), rezonansa , etika dhe estetika e njohur institucionale dhe konstitucionale.Mungon "shteti ligjor" dhe demokratik ne vendet ose shoqerite tona perkatese dhe respektive.Flitet dhe trumpetohet aq shume mbi bashkimet (integrimet) mbareshqipetare dhe "rruget" e ndryshme te "kombit" si "arterie kryesore" te bashkimit tone shteteror dhe kombetar.Ne realitet ose ne terren nderkaq,  ndodhe dhe veprohet e kunderta.As Sali Berisha ose Bamir Topi dhe as homologet e tyre kosovar nuk jane per bashkimin e kombit dhe atdheut tone te perbashket.Flitet dhe trumpetohet aq shume mbi Revolucionet e ndryshme nacionale(clirimtare) dhe demokratike ne Republiken e Kosoves dhe Republiken e Shqiperise: Ne anen tjeter nderkaq,  ne hapesira dhe horizonte te ndryshme "partiake" ose "politike" si te thuash perdite  shfaqen dhe penetrojne "Lujet" dhe"Maksimilian Roberspieret" e ndryshem shqiptar ose kosovar pas "gliotinave" te ndryshme politike dhe historike te "qeverive demokratike" te Tiranes dhe Prishtines!(...). Aty jane edhe "burbonet",  zhirondinet" e ndryshem dhe "jakobinet e pakenaqur" ose ne "revolte"te mashtruar dhe tradhetuar aq keq nga "Napoleonet" e ndryshem te nenqiellit te harlisur politik dhe demokratik" te Tiranes dhe Prishtines.Nderkohe qe i ashtuquajturi "shteti ligjor,  qytetar dhe demokratik" nuk duket asgjekundi ne horizont.Ne vend te tij(te tyre pra!) aty jane instaluar demagogjia politike , hipokrizia, hedonizmi, makjavelizmi dhe  alkimia e njohur politike dhe "demokratike" e pushtetmbajtese te njohur "parlamentar" dhe "demokratik" te  nomenklaturave te ndryshme partiake dhe politike te Prishtines dhe Tiranes qe kane vene si te thuash "kurora te perjetshme" me shtetin dhe pushtetin e pakufizuar shteteror ose qeveritar.Duke i relativizuar, klanizuar, fosilizuar, instrumentalizuar, privatizuar, komercionalizuiar dhe monopolizuar keshtu ne menyre te tejskajshme dhe teper rixhide(ose, infantile-patologjike) pronen dhe pasurine e gjithembarshme shteterore ose nacionale se bashku me moralin e njohur njerezor ose qytetar.Ne kete "sfond" me pote te drejte druajme se perballe "skudrove" ose "eskadroneve" te ndryshme "qeveritare" dhe "demokratike" te Tiranes dhe Prishtines gjithnje i me i numert dhe me i fuqishem do te jete "kontigjenti i madh" i elektoratit(popullit) te manipulur dhe duarthate.Se kendejmi, sic dihet:politika parasegjithash eshte produkt, koncept, manifestim, analize, komparacion, kompromis dhe nje pasqyrim i pergjithshem i antagonizmave dhe "lufterave" te ndryshme sociale ose klasore ne mes strukturave dhe grupimeve te njohura shoqerore ose politike rreth autorizimeve dhe kompetencave te caktuara shteterore ose politike.Madje,  rreth rregullimit dhe orijentimit te zhvillimeve dhe proceseve te gjithembarshme shoqerore dhe politike me ane te "aparatit"te njohur te pushtetit shoqeror dhe politik me qellim te arritjes dhe realizimit te plote te interesave te njohura(specifike) te shtetit dhe shoqerise.Ne kete kuader e kemi edhe shtrierjen dhe pozicionin maksimal dhe minimal te politikes ose politologjise si shkence ose si nje dicipline e vecante shkencore dhe shoqerore-metodologjike.Me pozicionin dhe orijentimin minimal nenkuptojme aspektet e njohura Filosofiko-Antropologjike dhe ato Filosofiko-Historike.Nderkohe qe politika parasegjithash i pergjigjet dhe referohet struktures me te thelle(fundamentale) semantike, antropologjike, epistemologjike, onotologjike  dhe deontologjike te njeriut ose individit.Nderkaq,  me pozicionin ose qendrimin maksimal te politikes e nenkuptojme faktin e te qenurit te vazhdueshem(konstant) te politikes si nje "ceshtje e hapur" ne njeren ane,  gjegjesisht,  ne konvergjencat dhe nderlidhshmerite e njohura politike ose politologjike me sferat e caktura te jetes shoqerore dhe qytetare.Si dhe me sjelljen dhe pozicionin e preferuar shoqeror dhe politik(lexo:global ose kolektiv) ne baze te sjelljes dhe pozicionit te pergjithshem (individual ose separat) te nje personi ose individi te caktuar shoqeror ose politik.Shih per kete:ne vazhdim patjeter shtrohet pyetja:A eshte politika vetem raport ose nje bashkedyzim ne mes te "perbashketes" dhe te "vecantes"? Apo,  mos ndofta vetem nje "sui generis" i njohur shoqeror dhe politik.Kjo gjithmone duke u mbeshtetur ne pyetjet dhe dilemat e njohura se cfare nenkuptojme me "sjellje  politike" dhe cfare me "sjellje sociale"ne kete drejtim ?.Madje,  me cka jane te perbashketa dhe me cka jane te vecanta ato? Sepse, edhe dallimet ose ndryshimet e  koncepteve , nocioneve dhe botekuptimeve te njohura teorike dhe empirike ne kete kuader jane te hetueshme dhe teper transparente.Keshtu per shembull:perderisa analizat dhe hulumtimet e ndryshme empirike i trajtojne sjelljet dhe pozicionin e pergjithshem shoqeror ose politik si dukuri dhe nje karakteristike te posacme te statusit dhe pozicionit social ose ekonomik te grupit ose individit.Ne nivelet e njohura teorike dhe metodologjike ndodhen te parashtruara dhe predispozuara standardet dhe kriteret e caktuara te ndryshimit,  alternimit ose determinimit te lartepermendur ne mes edukates( sjelljes) sociale dhe edukates(sjelljes) politike.Duke i perfshire dhe nenkuptuar ketu edhe trendet dhe kriteriumet e caktuara ne kete drejtim si:Deklarata individuale ose subjektive e nje akteri ose protagonisti te rendesishem shteteror ose politik mbi sjelljet dhe qendrimet e motivuara politike dhe karieriste te veprimit ose reagimit te tij dhe keshtu me radhe.Ndersa,  me sjelljet ose qendrimin e njohur shteteror dhe politik ne radhe te pare i nenkuptojne sjelljet dhe qendrimet e caktuara(Institucionale) ne funksion te kushteve,  rrethanave,  standradeve, ligjeve,  normave, kritereve dhe proceseve te njohura shoqerore dhe politike.Perkatesisht,  ne funksion te edukates, kultures, disiplines, disajnit, arkitektures, infrastruktures, rezonanses, performanses, etikes dhe estetikes se njohur institucionale dhe konstitucionale te nje shteti ose shoqerie te gjithembarshme njerezore ose qytetare.

 

 Psikologjia politike:psikologjia politike se kendejmi,  ne te shumten e rasteve ndodhet e ngritur dhe projektuar mbi supstratin dhe bazamentet e pergjithshme te njohurive dhe fenomeneve te ndryshme te psikologjise shoqerore ose qytetare.Gjegjesisht, te psikologjise sociale ose socio-psikologjise.Qellimet dhe lajtmotivi kryesore ose supstancial i psikologjise sociale ne kete kotekst jane studimet dhe analizat e thella  te sjelljeve dhe qendrimeve te pergjithshme njerezore(shoqerore) , sociale  dhe societale te nje shteti ose shoqerie te mirefillet njerezore dhe qytetare.

Per me teper nderkaq,  Psikologjia Politike ne radhe te pare i trajton dhe analizon ceshtjet dhe aspektet psikologjike te dukurive dhe fenomeneve te ndryshme shoqerore dhe politike ne njeren ane,  gjegjesisht,  ceshtjet dhe aspekjtet politike ose politologjike te dukurive dhe fenomeneve te ndryshme psikologjike dhe socio-psikologjike ne anen tjeter.Nderkaq, pese(5) orjentimet dhe pikerendesat kryesore te psikologjise politike jane:1.Harmonia,  mirekuptimi dhe konvergjenca e njohur ne mes reaksioneve dhe intereaksioneve te ndryshme ndaj fenomeneve dhe dukurive te ndryshme politike dhe psikologjike; 2.Relevansa, sinkroni,  rezonanca  dhe variabiliteti i preferuar i psikologjise politike ndaj problemeve te ndryshme sociale dhe societale ; 3.Mesimi dhe analizat e pergjithshme mbi sjelljet, qendrimin dhe pozicionin e gjithembarshem(individual ose kolektiv) ne situata dhe kontekste te posacme sociale dhe politike; 4.Metodat e ndryshme mbi mbledhjen e te dhenave ose shenimeve te domosdoshme sociale dhe psikologjike dhe 5.Multidisiplinariteti i njohr social dhe psikologjik.

 

 Perse psikologjia sociale? Meqe,  vazhdimisht i ndiejme dhe i perjetojme si te thuash efektet dhe afektet e ndryshme(eksterne,  interaktive,  eksplikative etj.) te sjelljeve , pozicionevedhe  dhe reagimeve tona individuale ose personale ndaj te tjereve ne njeren ane dhe ato te sjelljeve dhe reagimeve te te tjereve(kolektivitetit) ndaj nesh si persona ose individ ne anen tjeter:Me qellim te hulumtimeve dhe analizave te mirefilleta( antropologjike,  sociologjike,  politologjike etj.) te raporteve te ndryshme speciale ose specifike mbi sjelljet dhe mirekuptimin e pergjithshem shoqeror ose qytetar ne kuader te nje te te ashtuquajture "par excelence"te preferuar sociologjike dhe psikologjike.Si qellim dhe obligim esencial dhe fundamental i psikologjise sociale vazhdon te mbetet konceptimi,  perceptimi dhe akceptimi i njohur i ambienteve,  mjediseve  dhe situatave te ndryshme sociale dhe qytetare ne baze te asaj se si i kemi vleresuar, konceptuar, perceptuar, anticipuar dhe definuar ato.Kjo mu per shkak te asaj se nocioni ose kuptimi i "qartesise" dhe "deshmise" se pergjithshme objektive dhe subjektive parasegjithash eshte i natyres dhe karakterit te pashmangshem social ose sociopsikologjik.Sepse,  psikologjia sociale ne kete kuader nuk mund te orijentohet dhe te percaktohet ne baze te materies se njohur te studimive dhe analizave te saj sociale dhe psikologjike, por mbi bazen e aspekteve dhe perspektivave te njohura qe kane te bejne me studimin dhe analizat e thella mbi sjelljet sociale te njerezve ose shoqerise se gjihembarshme njerezore dhe qytetare.Nderkaq,  pyetjet dhe dilemat kryesore rreth "sjelljeve" dhe "pozicionit social" te njeriut ose shoqerise se gjere njerezore ose qytetare: mnud te trajtohen dhe kundrohen ne kuadrin e nje kontinuiteti te njohur psikologjik,  sociopsikologjik, biologjik , biofizik, sociofizik, metafizik dhe sociologjik te kaheve, drejtimeve dhe tendencave te siperpermendura sociale dhe societale.Problemi kryesore qendron ne faktin e njohur sipas te te cilit spjegimet dhe pergjigjet kryesore ne pothuajse te te gjitha pyetjet dhe kerkesat e mundshme sociale dhe psikologjike i hasim tek aspektet dhe karakteri i tyre(i brendshem -emocional), social,  biologjik,  psikologjik etj.Ne kete spekter nuk dihet me saktesi nese psikologjia sociale duhet te fokusohet (te angazhohet) dhe te perkushtohet deri ne fund me specifikat dhe "universalitetet" e ndryshme psikologjike qe i mbeshtesin dhe stimulojne hulumtimet dhe analizat e tyre teorike dhe metodologjike ne baze te kushteve dhe rrethanave te ndryshme(speciale ose specifike) te sjelljeve dhe pozicionit te sipercekur social ose sociopsikologjik.Ndonese,  psikologjia sociale e ka per qellim mirekuptimin, akceptancen dhe rezonansen e plote ndaj sjelljeve, trendeve dhe standardeve te mesiperme sociale ose sociopsikologjike.Qofshin ato mbi bazen ose karakterin e zhvillimeve dhe proceseve te ndryshme sociale dhe psikologjike apo mbi bazen dhe supstratin e strukturave , superstrukturave dhe sistemeve te ndryshme sociale , intelektuale, profesionale, kulturore, politike  dhe te tjera ku veprojne dhe manifestohen si fenomene te ndryshme ose dukuri.

Ndryshe nga kjo: individi ne shoqeri dhe reaksioni apo reagimi i tij ndaj trendeve dhe tendencave te ndryshme determinante , paradigmatike dhe spekulative kane qene si te thuash tiparet dhe karakteristika themelore te psikologjise dhe sociologjise se pergjithshme shoqerore ose qytetare te fundshekullit te nentembedhjete(19) dhe fillimshekullit te njezete(2O).Dhe,  te cilat si te atilla cfare ishin atebote: e kane ndare si te thuash psikologjine nga grupi i shkencave te njohura natyrore.Nderkaq,  reagimet dhe reaksionet e ndryshme ne psikologjine introspektive(bihejviorizmin social dhe psikologjik, moderniteti bihejvioral, edukata, kultura, etniciteti, familja, sistemi politik, modelet kulturore, religjioni, transkulturalizmi, supstensioni, rasa, gjinia, kembimet e ndryshme dhe pervojat, participimet e ndryshme dhe reciprociteti etj.) se bashku me reagimet ose kundershtimet e ndryshme ndaj teorive dhe reaksioneve te ndryshme emocionale dhe instiktiviste me ane te stimujve dhe motivimeve te ndryshme sociale dhe psikoanalitike.Me teper kane qene ne funksion te kundershtimeve dhe reagimeve te ndryshme ndaj teorive te njohura(elitare , egalitare dhe protekcioniste) mbi vetedijen individuale,  grupore ose kolektive te nje populli ose shoqerie te gjere njerezore ose qytetare.

Se kendejmi:psikologjia sociale(sociopsikologjia), madje, psikologjia individuale etj.Gjegjesisht,  lidhjet e tyre te ngushta me psikologjine e pergjithshme ose universale,  favorizmet e njohura ndaj pozitivizmit , hulumtimet, studimet dhe gjurmimet e vazhdueshme mbi ligjet dhe fenomenet e ndryshme(universale)te sjelljeve, qendrimeve dhe nje pozicioni te pavarur individual ose kolektiv ne raport me kohen dhe realitetin e pergjithshem social ose momental.Se bashku me kahet dhe orjentimin e njohur ne hulumtimet dhe analizat e thella mbi individin dhe raportet e ndryshme (interpersonale ose nderpersonale) ne mes strukturave dhe grupimeve te ndryshme shoqerore ose politike.Ndodhen ne funksion te psikologjise sociale dhe  asaj societale ose sociologjike.Dhe,  jo ne funksion te analizave ose eksperimenteve te ndryshme (multifaktorale dhe laboratorike)-jashta kontekstit dhe karakterit te mesiperm social dhe sociopsikologjik. Kjo mu per faktin se qenjet ose krijesat njerezore duhet te edukohen dhe sistemohen ne domenin ose kontekstin e gjere sociokulturor dhe sociofilozofik.Nderkohe qe gjurmimet, hulumtimet ose analizat e njohura mbi te dhenat ose burimet e ndryshme mbi "pemen familjare" ose gjenealogjike te sojit njerezore jane ne funksion te "gjeneralizimeve" te ndryshme shkencore, gjegjesisht, sociokulturore, antropogjetike dhe praktiko- teorike ne vend te "pluralizmit teorik" dhe "unuversalitetit ligjore".Ndonese,  ne kete spekter shkencor ose socio-psikologjik:tre parimet kryesore te cdo shkence ose dicipline shkencore jane:lenda ose materia, bazat teorike dhe metodat e analizave ose hulumtimeve te njohura shkencore ose disiplinare-metodologjike.Nderkaq,  ndikimi dhe kontributi i psikologjise ne sjelljet,  edukaten,  akceptimin, perceptimin, performimin dhe konceptimin shoqeror dhe politik te shoqerise  se gjere njerezore ose qytetare jane ne funksion te interesit dhe konceptit te njohur shkencor ose teorik mbi zhvillimin e "par-exelencave" dhe"homo politicuseve" te ndryshem  shoqeror dhe politik ne kohe dhe hapesire.Dhe, kjo se bashku me kerkesen ose nevojen e njohur praktike dhe teorike mbi formulimin dhe orijentimin e pergjithshem dhe supstancial te koncepteve dhe parimeve te njohura shoqerore dhe politike me qellim te marjes se pushtetit politik ne kete drejtim.

 

Morali politik:Sic dihet:Max Weberi me plot te drejte konstaton se njerezit jane te ndryshem(apo,  te vecante) nga njeri tjetri per nga  kontrukti i tyre mental dhe biofizik, madje, per nga forca(fuqia) e tyre fizike, intelektuale, organike, materiale, sociale, politike etj.Apo mbase, per nga statusi,  pozita, ndikimi dhe funksioni i tyre shoqeror dhe politik.Madje,  per nga natyra dhe karakteri i tyre social,  ekonomik,  religjioz,  kulturore, nacional,  psikologjik etj.(Se kendejmi, shendeti gjithembarshem psikofizik, lumturia e gjithembarshme objektive dhe subjektive, kariera, profesioni, familja, institucionet e njohura shoerore dhe politike se bashke me aspektet tjera te natyres dhe karakterit te njohur njerezor ose qytetar jane ne funksione te ndryshme alternative dhe paradigmatike te sociopsikologjise refleksive dhe pozitiviste.).Duke i nenkuptuar ketu edhe edukaten, kulturen dhe moralin e pergjithshem njerezore ose shoqerore se bashku me kulturen, subkulturen, kontrakulturen,  antikulturen, pseudokulturen, simbolet e ndryshme nacionale dhe historike, gjuhen, normat e ndryshme strukturale dhe rregullative dhe keshtu me radhe.Dhe,  te gjitha keto se bashku ne funksion te anamnezes, strukturimit, organizimit,  mobilizimit dhe nje satisfaksioni te gjithembrashem social dhe psikologjik qe ka per qellim studimet dhe analizat e ndryshme(sociologjike dhe psikologjike) mbi rolin dhe ndikim e prones ose kapitalit individual ose kolektik ne ngritjen dhe formimin e klasave ose strukturave dhe superstrukturave te ndryshme shoqerore ose qytetare.Ndonese,  pa i harruar ketu edhe ndikimet dhe influencat e shumeta te faktoreve te njohur(si automatizmi,  robotizmi,  strukturat dhe levizjet e ndryshme robotike ose automatike-kompjutorike, modernizmi dhe urbanizmi modern ne rrethanat e zhvillimit shoqerore etj.)ne trendet,  standardet dhe zhvillimet e sotme te shtetit dhe shoqerise moderne ose bashkohore.Perderisa,  konformizmi dhe privimi(konfiskimi) i prones shoqerore ose private se bashku me kriminalitetin e organizuar, drogen, prostitucionin, narkomanine, pedofiline(homoseksualizmin), korrupsionin, depresionin individual ose kolektiv dhe format tjera te anomalive dhe sociopatologjive te ndryshme shoqerore dhe politike vazhdojne te paraqesin nje problem te posacem tek shtetet dhe shoqerite e sotme moderne ose bashkohore.

Shih per kete:Roli, ndikimi dhe kontributi i gjithembrashem i mekanizmave dhe institucioneve te njohura shteterore dhe politike ne edukaten dhe emancipimin e pergjithshem njerezor ose qytetar ne kete kuader behen gjithnje e me te fuqishem dhe relevant.Sidomos ndikimi dhe influenca e njohur e shtetit te konsoliduar dhe demokratik (elites intelektuale dhe politike) ne edukaten dhe emancipimin e gjithembarshem shoqeror ose qytetar.Aty eshte edhe roli dhe ndikimi i njohur i subjekteve ose partive te ndryshme politike dhe demokratike ne jeten plurale dhe politike  te njerezve(anetareve ose simpatizanteve te ndyshem) dhe shoqerise se gjere qytetare dhe politike.Pa i harruar ketu demokracine dhe pluralizmin e njohur politik,  dialogun, mirekuptimin, konsenzusin e gjithembarshem dhe kompromisin,  shtetin ligjor dhe demokratik, lirine e garantuar njerezore dhe qytetare dhe keshtu me radhe.Se kendejmi pra:shteti modern ose bashkohor eshte ne funksion te zhvillimit, avansimit dhe perparimeve te vazhdueshme (evolutive, organike,  kognitive dhe te tjera) te proceseve te gjithembrashme shoqerore dhe politike.Madje,  te akceptimi, perceptimit, mirekuptimit dhe nje rezonance te pergjithshme(politike dhe sociopsikologjike)ndaj trendeve dhe tendencave te ndryshme globale ose parciale.Te mbrojtjes dhe perkujdesjes se vazhdueshme shoqerore dhe institucionale te njerezve ose qytetareve te ndryshem(me te meta ose defekte te ndryshme mentale ose psikologjike) dhe te tjereve me probleme te cfaredollojshme sociale, politike, ekonomike, administrative, juridike etj.Duke i identifikuar dhe analizuar ceshtjet ose problemet e mesiperme(individuale ose kolektive):Dhe,  duke i zgjidhur dhe sanuar ato ne funksion te mireqenjes dhe nje harmonie te preferuar shoqererore dhe qytetare.Respektivisht, ne funksion te trendeve, standardeve dhe proceseve te njohura avangarde dhe pozitiviste te nje shteti te pavarur, sovran, modern dhe demokratik-sic eshte ose pretendon te jete Republika e Kosoves.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora