E premte, 26.04.2024, 08:57 AM (GMT+1)

Mendime

Përparim Demi: Prangat e politikës shqiptare

E hene, 06.12.2010, 10:58 PM


Prangat e politikës shqiptare

 

Nga Përparim Demi

 

Shpesh përballemi me ngjarje të cilat na lejnë pa gojë, të cilat nuk mund ti shpjegojmë me llogjikën tonë, nga të cilat ndjehemi të fyer, të poshtëruar, të shkelur me këmbë.

Kështu, mund të përmënd faktet si pranimi i priftërinjve (agjentëve) grek në krye të kishës autoqefale shqiptare, hapja e shkollave greke në vënde ku nuk ka pas asnjëherë këmbë greku, ngritja e lapidareve greke mbi varet shqiptare, marveshja mbi kufijt detare, qëndrimi antikombëtar i Akademisë shqiptare, ... një listë e gjatë 20 vjeçare. Po kështu nuk mund të kuptoj mos mbylljen e kufirit verior të Kosovës, privilegjet e kishës sërbe në teritoret shqiptare të Kosovës, mos bllokimi i kontrabandes sërbe në teritorin tonë, ... një listë 10 vjeçare, për të mos folur për qëndrimin oportunist të partive shqiptare në Maqedoni,  që revolton çdo shqiptar.

Ne, shqiptarët e thjeshtë të pa implikuar në aktivitete shtetërore apo partiake, i gjykojmë gjërat nën prizmin e të drejtës kombëtare, duke i krahasuar me aspiratat dhe vizionin tonë mbi perspektivën e zhvillimit, pa marrë parasysh faktorët e politikës së brëndëshme apo të jashtme, të cilat shpesh ndikojnë në mënyrë vendimtare në qëndrimet dhe aktivitetin e pushtetarëve apo parlamentarëve tanë. Këta faktorë ndikojnë si një fushë e fuqishme magnetike ndaj busullës së vogël politike të partive, duke i devijuar ato nga programet e deklaruara dhe obiektivat kombëtare, gjë që shpesh i vë në pozicion të vështirë përfaqsuesit e tyre kryesorë përball opinionit publik. A nuk ndodhi kështu, jo shumë kohë para në rastin e heqies së flamurve kombëtarë në Prishtinë. Çfarë ndodhi atëhere në prapaskenën e kuliseve diplomatike ?

Mjaft herë, i klasifikojmë këto ngjarje si rezultat i korupsionit, një kategorizim global i pa specifikuar, që nuk ka nevojë për shpjegime të hollsishme. Gjithsekush bie me njëherë dakord me të parën, pa marrë mundimin të gjykojë më tej ose të analizojë rrethanat. Partizanët e partive politike mundohen ti shmangen debateve të gjata (në kafene apo vënde të tjera publike), nganjëherë si shpesh adoptojnë një qëndrim agresiv, hidhen në sulm duke përmëndur situata të ngjashme të kundërshtarëve ose opozantëve politik. E njëjta gjë ndodh dhe në mbledhjet  parlamentare, në çfaqjet televizive, në replikat gazetareske apo në deklaratat e hedhura në massmedian shqiptare. E vërteta fshihet, mbulohet, deformohet, ambalazhohet dhe zbukurohet – ne si tja bejmë hallit që duam të dimë të vërtetën ”sade”.

Kjo situatë konfuze e mjergullt na jep të drejtën të përdorim imagjinatën tonë (të gjithsejcilit në veçanti), për të kuptuar apo për të shpjeguar shkaqet, arsyet, implikimet, vështirsitë, dëmet dhe përfitimet, interesat reale dhe imagjinare, duke ja përshtatur këto situatave personale apo kolektive, orientimeve dhe subjektivizmave tona. Shpesh faktet reale humbasin nën shkumën e kësaj imagjinate shumëngjyrëshe të orientuar, që mbulon tërësisht nevojat e kureshtjes publike në shkallën më të ulët të saj. ”Katandiset kokoshi një thel” themi ne. ”Thelë e cila hidhet poshtë në fund të fundit”, pra e vërteta humbet dhe mbetet zhurma që lë pas, e cila pas njëfarë kohe të shkurtër zëvëndësohet me një tjetër zhurmë, bëhet jo aktuale. Kështu notojnë ”ashklat” mbi shkumën e valëve të kohëve të turbullta të cilat po përjetojmë – e vërteta e rëndë mbytet nën to.

Faktet e rënda i prodhojnë burrat me peshë, që nuk nxjerin gjoksin para ti shohë bota. Burrat të vegjël e kanë fjalën e lehtë e jua merr era, por shpesh janë të nevojshëm  e u bejnë lazëm. Këta e kanë kurizin e butë, zgjaten ose shkurtohen sipas rastit, perkulen sa herë duhet, mund ti bësh shuk e ti fusish në xhep, ose ti hedhish në kosh kur mbaron punë, prandaj dhe serviren me lista partish si në menytë pa çmime të restoranteve. Në periudha zgjedhjesh, njerzit, kur lexojnë listat e kandidatëve, nuk interesohen shumë kush është ky apo ai, por duan të dinë i kujt është, kush qëndron prapa tyre dhe kujt i shërbejnë. U bë traditë të duartrokitet partia dhe jo fjala e kandidatit që reciton në podium, ndërsa për të votuar shkojm pas berihait. Kjo sjellje prej turme këtë rezultat ka, prandaj dhe u përhap  shpejt fenomeni i manipulimit dhe u krijua ky sistem pa emër pluriparti, ku ngjishen njëzet parti që të fitojnë dy.

Ndjenja e inferioritetit të përfaqsuesve tanë të zgjedhur, e trashëguar ose e gjeneruar nga inkompetenca, nënkultura, servilizmi, interesi është ndjerë që në fillim dhe përgjatë gjithë kesaj periudhe të gjatë pas hapjes. Mos serioziteti, mos pregatitja dhe mos informimi i nevojshëm, kanë çuar në moskonsekvencë dhe rënie në pozita të lëkundura, gjë që shumë faktorë ndërkombëtarë i kanë shfrytëzuar në situata shumë delikate për kombin tonë. Të tilla raste mund ti konsiderojmë situatat që kemi patur në mardhëniet me shtetet fqinjë, ku ne absolutisht gjithmon kemi dalë me pasoja për çështjen tonë kombëtare, të cilat na rëndojnë dhe sot. Kësaj i përshtatet llafi ”ha nje lugë çorbë të prishur një herë dhe vjell gjith jetën”. Premtimet e bëra, pranimi i kushteve jo të favorshme, aleanca të dobta, frika nga dekonspirimi dhe humbja e pozitës, interesat e padeklaruara, angazhimet  e pasinqerta, lidhjet e komprementuara etj., janë pranga që i mbajnë të lidhura një pjes të madhe të personazheve tashmë të konsumuar në tregun tonë të brëndëshëm politik. Besoj se shumë e kanë kuptuar se duhet bërë diçka, të ndrojmë diçka sa kohë kemi akoma shpresë për të rikthyer pamvarsinë. Me gjith entuziazmin tonë në rritje të kohëve të fundit, çështja kombëtare është në rezik të madh.

Çështja kombëtare në gojë të ndryshme ka kuptime të ndryshme dhe efekte të ndryshme. Iku koha e mashtruesave ”patriotë” që dilnin nga një shëtitje nëpër Europë apo Amerikë për të vjelur djersën e diasporës shqiptare në emër të çështjes kombëtare. Dëmi që na krijuan këto pjella të makutërisë, që shpërdoruan shpirtin patriotik shqiptar, është po aq i madh sa dhe dëmet që na shkaktuan shovinistët greko-sërb gjatë kohërave.  Ata dhe në mos qofshin, kanë bërë punën e grekut dhe të serbit. Kush ka futur lugën në kazanin e çorbës së prishur, të mos guxoj më të dali në ball, por të iki nga sytë këmbët se haku i popullit nuk mbetet pa u lar. Këtë di të them unë – një shqiptar i mërguar dhe pa emër.

Avash avash do hyjmë në Europë (ashtu thuhet ose premtohet), por para kësaj duhet të marrim huqet e tyre, të mësojmë regullat, pra tu ngjajmë atyre që na sollën në këtë derexhe. Unë, i përkas një brezi të ”sakrifikuar” siç e përkufizojnë disa, i mbarsur me idealin kombëtar dhe duke mos haruar se ç'na panë sytë në shekullin e XX-të, nuk para u kam besë atyre që po nxitojnë me na fut në Europë. Vijnë e na këshillojnë, na ”ndihmojnë” të nxitojmë të hypim në trenin e tyre, dhe na vënë kushte për kalimin e klasës. Kryesorja dhe e para thonë ata është që të harojmë, e dyta tu japim çfarë duan, e treta tu shkojmë pas si dhëntë, e katërta të mos kërkojmë çfarë na takon, e pesta ... Rezultati, të gjithë këta këshilltarë ikën më të pasur nga ç'erdhën, lan tym mbrapa dhe era u doli pas.

Po nuk hodhëm poshtë prangat nga duart, do na vënë në pranga dhe këmbët, që të mos vrapojmë dot më. Do na e vjelin të gjithë energjinë dhe freskinë që kemi si popull. Këtë fat patëm dhe në të shkuarën e largët dhe të afërme, kur u shërbyem perandorive të mëdha dhe haruam vatanin. E ardhmja varret plotësisht nga ne, nëse vendosim të çlirohemi nga të gjitha llojet e prangave e të fluturojmë në qiellin tonë të lirë.



(Vota: 2 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora