E premte, 26.04.2024, 10:20 PM (GMT+1)

Mendime

Xhafer Leci: Masakra e Tivarit thërret për drejtësi

E enjte, 24.06.2010, 08:45 PM


MASAKRA E TIVARIT THERRET PER DREJTESI

 

Komunisti stalinist Bislim Elshani vazhdon të mbetet relike e kësaj ideologjie sllave. Krahasimi me njerëzit e sëmurë psiqikë që u bëni ju, atyre që kërkojnë drejtësi për masakrën e Tivarit, është një cinizëm dhe fodullëk i skajshëm.

Shtrohet pyetja e ligjshme, duke lexuar komentin tënd thellësisht antikombëtar: Kush ka nevojë për trajhtim psikiatrik? Ata që kërkojnë ndriçimin e masakrës të Tivarit, apo ju që e konsideroni një lojë të shkuar dhe të harruar, duke dalë kështu publikisht dhe paturpësisht në mbrojtje të Sërbisë dhe të veglës të saj Enver Hoxha?! Komenti është i tepërt. Ju keni nevojë për një terapi të gjatë psikiatrike, e ndoshta edhe të përjetshme, sepse dogma komuniste ta ka errësuar edhe logjikën, të ka bërë pjesë të pandashme të ideologjisë sllavo-bizantine.

Në mendjet dhe zemrat e kombit shqiptar, tragjedia e Tivarit ka qenë, është dhe do të mbetet brengë e dhimbje shpirtërore brez pas brezi. Dhe akuza rënduese do të bjerë gjithnjë tek dy partitë - shtete: PKJ (Jugosllavia) dhe PKSH (Shqipëria). Dhe ende më shkoqur: mbi Serbinë dhe Enver Hoxhën me shokë.

Edhepse kanë kaluar 65 vjet, nga prilli i zi i vitit 1945, fatmirësisht, ende jetojnë njerëz që e kanë mbijetuar këtë plojë ultra fashiste komuniste. Vrasjet e rekrutëve shqiptarë kanë filluar gjatë rrugës, krismat e armëve janë dëgjuar kudo, kufomat janë shtuar në Shkodër. Kur robërit shqiptarë provonin të iknin nga kamionët e hapur, ishin ushtarakët e Enver Hoxhës që i disciplinonin me plumba ose duke i rikthyer sërishmi në kamionë.

Heshtja 65 vjeçare e këtij krimi të projektuar nga Jugosllavia dhe të aprovuar nga Shqipëria, është një turp i madh për institucionet e të gjitha shteteve dhe të trevave shqiptare, pavarësisht se të cilës pjesë të kombit i përkisnin viktimat.

Ndërsa përpjekja e sotme e komunistëve, për ta heshtur masakrën e Tivarit, është një krim tjetër, të cilin duhet denoncuar me forcë.

 

Me nderime

Xhafer Leci

 

 

 E nderuara zonja Edlira Xhemo,

     tschameria@yahoogroups.com

Fillimisht ju përshëndes, duke ju dëshiruar shëndet dhe punë të mbarë!

Respek për angazhimin tuaj rreth çështjes tonë kombëtare dhe asaj çame.

Ju lutem, nëse ka mundësi, më tregoni pse nuk e botuat përgjigjen time për

z.Bislim Elshani në lidhje me masakrën e Tivarit?

Nëse ju mendoni se unë kam qenë pak sa i ashpër, mendoj se gaboheni.

Citat nga Bislim Elshani

„Në dramën e tij „Viktimat e Tivarit", regjisori Ekrem Kryeziu merret me ca të traumatizuar nga masakra e Tivarit që strehën e fundit e kanë gjetur ne një institucion të sëmurësh shpirtërorë.

 

Edhe Z. Hajdini, bashkë me bashkëmendimtarët që merren me djegie librash, duket qartë se i përkasin kësaj kategorie të sëmurësh.“

 

Si nuk ka fije turpi Bislim Elshani ta quaj një 85 vjeçar, të mbijetuar nga masakra e Tivarit dhe bashkëmendimtarët e tij, të sëmurë psiqikë, pse në shenjë revolte grisin librin, autori i të cilit,

edhe tani, pas 65 vitësh nga ajo masakër, i tallë pacipërisht?!

Unë mendoj se z.B.Elshanit i kam dhënë një përgjigje të merituar. Kaq.

Nëse flasim për rregullat e gazetarisë, atëherë faji ju bie juve, sepse ju nuk është dashur të

lejoni botimin dhe shperndarjen e komentit të z.B.Elshani me fyerje aq banale .

Nëse flasim për rregullat e demokracisë dhe të cenzurës, demokracia është ligji, rregulli dhe rendi.

Këto i kam mësuar qysh në moshen time rinore, nga viti 1969 e deri më sot, që jetoj dhe punoj në Perëndim.

 

P.S. Megjithatë, zonja Edlira Xhemo nuk e pa të arsyeshme ta botojë reagimin tim korrekt!

Lexuesi lë të gjykojë në anën e kujt qëndron e drejta?

 

Me nderime,

Xhafer Leci

Gjermani

 



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora