E merkure, 22.01.2020, 07:26 PM (GMT)

Plus » Historia

Ilmi Veliu: Për inat të Serbisë shqiptarët e braktisën krishtërimin

E merkure, 16.06.2010, 08:58 PM


PËR INATË TË SERBISË SHQIPTARËT E BRAKTISËN KRISHTERIZMIN

 

Nga Dr. Sc. Ilmi Veliu

 

          Në kushte kur kisha ortodokse i konsideronte shqiptarët si armiq të serbëve dhe në kushte të mungesës së një kishe kombëtare shqiptare, një pjesë e konsiderueshme e fisnikërisë dhe e shtresave tjera shqiptare, që jetonin në Prishtine, Tirane, Shkup, Tetovë, Gostivar, Zajaz, Kërçovë, Strugë, Dibër e Manastir dhe qytete të tjera, filluan të përqafonin masovikisht Islamin[1].

       Kalimi në islamizëm i shqiptarëve i shkëputi nga ndikimi i kishës ortodokse sllave e greke që liturgjinë e mbanin në gjuhën sllave e greke, duke ndërprerë kështu vrullin e procesit shekullor të sllavizimit e të greqizmit të shqiptarëve.[2]               

         Pikërisht në territorin e Shqipërisë në Mesjetë takohej kultura e Perandorisë Bizantine me kulturën e shteteve perëndimore të formuara në Siujdhesën Apenine, pastaj me kulturën sllave të Bullgarisë e Serbisë; ku ndesheshin  edhe gjuhë të ndryshme dhe kultura të ndryshme që tentonin t’i asimilonin shqiptarët.

        Pas vdekjes së Car Dushanit, armikut me te madh te shqiptareve, dhe shembjen e Perandorisë Serbe më 1355, në kuadrin e së cilës bujarët shqiptarë patën marrë pjesë krahas feudalëve serbë, bullgarë etj, në likuidimin përfundimtar të mbeturinave të sundimit bizantin, në trevat perëndimore e qendrore të Ballkanit, ku u hap rruga e lirë e zhvillimit të principatave shqiptare që  u ngritën  mbi gërmadhat bizantine në gjysmën e dytë të shek. XIV)[3]. Shumë principata shqiptare u bënë faktorë të rëndësishëm në planin politik e ekonomik-shoqëror në territoret shqiptare si, Balshajt me qendër në Shkodër, Thopiajt me qendër në Durrës, Komnenët me qendër në Vlorë, etj.[4]

             Islamizmi i një pjese të elitës feudale shqiptare, elitë e cila u formua që në dhjetëvjeçarët e parë të sundimit osman, formoi kështu kontingjentin fillestar të popullsisë së islamizuar shqiptare dhe ndihmoi që shqiptarët të ndërprisnin lidhjet me serbët dhe grekët prej të cilëve kishin qenë në rrezik të vazhdueshëm që të asimiloheshin e shkombëtarizoheshin.[5]

         Megjithatë, struktura administrative e kishës në trojet shqiptare, si rrjedhim i përparimit të procesit të islamizimit të popullsisë, me disa përbërës të saj kishte mbetur vetëm simbolike pasi masa kryesore e besimtarëve ne një numër dioqezash kishin braktisur fenë e krishterë duke kaluar në islamizëm.[6] Me qëllim që të ndalonte rënien e mëtejshme të krishterimit e sidomos katolicizmit, dhe valën e lëshimit të fesë në ballafaqim me islamin, dhe me lëvizjet reformatore të Evropës,[7] në fillim të shek. XVII selia e shenjtë e Romës mori masa të rëndësishme për gjallërimin e veprimtarisë së misionarëve  katolikë në Shqipëri dhe Ballkan.[8]

       Më 1622 u themelua shoqata katolike e quajtur “Sacra congregatione de propaganda fide”, ndërsa ne vitin 1634 shoqata në fjalë rithemeloi në Ballkan edhe misione tjera françeskane, dega e minoreve opservante të reformuar të cilat , të stërvitura në kryerje detyrash , luajtën një rol jo të vogël në fuqizimin e qëndresës së katolicizmit përballë depërtimit gjithnjë e në rritje të fesë Islame[9]

       Me gjithë vështirësitë e krijuara pas vendosjes së sundimit osman në tokat shqiptare, Kisha Romake kishte arritur të mbajë një status të caktuar, sipas të cilit ajo ruante lirinë e administrimit dhe të predikimit në mesin e popullsisë katolike. Kjo duket qartë edhe në “beratin” (dekretin) e sulltanit që, krahas diplomës së lëshuar nga zyra përkatëse e Vatikanit, ku konfirmonte në postin e tij të Kishës Katolike në Shqipëri, ipeshkvin e Tivarit.

       Ky i fundit duhet ta ushtronte funksionin në përputhje me zakonet dhe ligjin, si dhe në kërkesat e ritit të vet.  Atij duhej t`i bindeshin të gjithë priftërinjtë vartës duke iu drejtuar për të gjitha çështjet e arkipeshkëvisë (kryepeshkopatës).[10]Në Shqipëri mungonte një kishë kombëtare që predikimi të bëhej në gjuhën shqipe. Në Shqipërinë e Sipërme dhe Qendrore ushtronin veprimtarinë e tyre kishat katolike, ku mësohej latinisht, dhe kishat ortodokse të ritit sllav, ku përdorej gjuha sllave, dhe në një hapësirë më të kufizuar, ajo bizantine ku përdorej gjuha greke. Kurse në Shqipërinë e Poshtme ushtronin veprimtarinë e tyre kishat bizantine, në të cilat po ashtu përdorej greqishtja[11]. Gjuha që përdorej në kishat shqiptare ishte e pakuptueshme për banorët vendas, prandaj në përgjithësi pozitat e besimit fetar ishin të dobëta dhe për këtë Barleti që vetë ishte prift katolik , shkruante se  “shqiptarët janë më tepër luftëtarë se fetarë”.[12] Mungesa e shërbimit fetar ishte aq e theksuar në tokat shqiptare sa që, vihej në dukje më 1453, se në Krujë nuk kishte “as prift dhe as gjakon katolik”. Në këto rrethana një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Skënderbeut, peshkopi i Durrësit, Pal Engjëlli, shkroi në gjuhën shqipe më 8 nëntor të vitit 1462 Formulën e pagëzimit që prindërit të ishin në gjendje t’i pagëzonin vetë fëmijët e tyre.[13]   Në kushte të tilla të pafavorshme të veprimtarisë  fetare, bashkimi politik i shqiptarëve nga Skënderbeu vlerësohej pozitivisht prej Papatit, si një proces që fuqizonte frontin e luftës antiosmane dhe lehtësonte shërbimin fetar të katolicizmitMirëpo realiteti ishte edhe më i hidhur për Kishën Katolike të Romës dhe atë Ortodokse të Konstantinopolit. Shqiptarët ishin lodhur nga përçarja dhe lufta e ashpër politike që bëhej në mes të këtyre dy kishave. Në momentin e ndarjes së kishave, shqiptarët edhe pse gjeografikisht i takonin Kishës së Lindjes ata vazhduan të mbeteshin shpirtërisht të lidhur me Kishën e Romës deri në kohën kur Stevan Dushani i detyroi me dhunë të ktheheshin në ortodoksë.[14]

          Kështu që Papa i Romës kot mundohej ti bindte shqiptarët se feja e tyre është katolicizmi, pasi Serbja dhe Greqia u kishin thënë se ishte ortodoksizmi, bile kishin përdorur edhe dhunën që t’i konvertonin në ortodoksë, dhe ky ishte shkaku që shqiptarët tash me paraqitjen e Islamit të përcaktoheshin për një fe të re e që ishte Islami.[15]        Papët e vlerësuan shumë luftën antiosmane të shqiptarëve, e mbështetën moralisht, e propaganduan gjerësisht atë, i dhanë Skënderbeut titujt “Mbrojtës i krishterimit” dhe Kapiten i Përgjithshëm i Selisë së Shenjtë, por nuk e kuptonin se shqiptarët dhe Skënderbeu nuk luftonin për të mbrojtur Papën dhe krishterimin, por për mbrojtjen e kombit dhe të vatanit ku shtetet italiane aspak nuk i ndihmuan, por pas shpine bënin marrëveshje me sulltanin që ta furnizonin ushtrinë e tij derisa ai e mbante të rrethuar Krujën, dhe pastaj ti merrnin keto toka nga sulltani.

         Veprimtarinë shpirtërore e politike të Papatit në drejtim të Shqipërisë e gjithë Ballkanit e lehtësoi  Koncili XVII ekumenik, i mbajtur në fund të viteve 30 të shek. XV në Ferrarë, ku u vendos bashkimi i të dy kishave krishtere nën drejtimin e Papës, por kjo nuk mundi ta pengonte vazhdimin e përhapjes së Islamit i cili kishte marrë përmasa të mëdha dhe ishte shumë vështirë që të ndalej procesi që zhvillohej në baza vullnetare[16], Po te themi se Islami u perhap me dhune, si qe mendojne disa, atehere me siguri se ne Ballkan per 6oo vjrt sundimi te Osmanwve, nuk do te kishte mbetur asnje i krishtere e  jahudi (ebrej). Eshte e njohur dhe e vertetuar se Ebrejt qe u perzuan nga katoliket e Spanjes i pranoi sulltani ne teritorin e Ballkanit ku u dha pasuri dhe garance per lirinw dhe jetwn e tyre.

 

[1] Tajar Zavallani, Vepër e cituar ,faqe 62, 63.

[2] Historia e popullit shqiptar,op.cit.p, 598.

[3]Георги. Острогорски, Историја на Византија, Скопје 1982 .стр. 64; Historia e popullit shqiptar,2002, Tiranë faqe 599.

 [7] Petar Lisiqar, Nashata Makedonska Antika,  “Sovremenost” nr.7-8, str,59

 

[9] Fan. S. Noli ,George Castrioti Scanderbeg,, Neë York,  1947,f. 145

[11]  Historia e Popullit shqiptar,2002,Tiranë faqe 603; Zhan Klod Faveyrial, vepër e cituar, f. 37.



(Vota: 14 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT