E premte, 26.04.2024, 02:10 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Prefektura e Lezhës priti ndihmat humanitare nga Gjermania

E diele, 13.06.2010, 06:32 PM


Veprimtarët e Diaspores si pjesa më e ndjeshme e kombit vazhdojnë traditën për të ndihmuar trojet shqiptare që kanë nevojë.

 Pas infomacioneve për fatkeqësinë natyrore në veri të Shqipërisë, nga një grup veprimtarësh u mor iniciativa për formimin e shtabit të emergjencës dhe disa këshillave të sajë, për të ndihmuar sado pak familjet e këtyre zonave.

 Opinjoni ishte informuar me kohë, ndërsa në qytetet e Gjermanisë, si në Shtutgart, Ludvigsburg, Mynih, Manhaim, Singen, Ravensburg etj., filloi puna rreth grumbullimit të pakove me veshëmbathje si dhe u hap gjirollogaria per ata që deshiruan të ndihmojnë financiarisht.

Unioni i qendrave islame shqiptare në Gjermani u angazhua shpejt dhe ndër të parët realizoi dërgimin e 63 pakove me veshëmbathje, ndihmë per banorët në Prefekturen e Shkodres.

 Sipas zotriut Can Tahiri, shpërndarja u realizua sipas premtimit te dhënë në fillim të këtij organizimi nga shtabi i emergjencës, në transparencë të plotë dhe në prezencen e mediave elektronike shqiptare.

 Për dorëzimin e ndihmave u angazhua dhe ishte edhe përsonalisht prezent, zotëriu Besnik Rama ,kryetar i qendres islame në Mynih.

 Shoqatat shqiptare në Gjermani, kanë një traditë bashkëpunimi edhe me shoqatat gjermane. Këte masë miri e tregoi rasti i grupimit "Gastmahl", degës së Fondacionit Nermin Vlora Falaski dhe shoqates Rinia në qytetin e Singenit. Me organizim të përbashkët u grumbulluan pako me veshëmbathje ndërsa në mbramjen e bamirësisë edhe mjete financiare.

 Para pak ditëve, Prefektura e Lezhes priti ndihmat humanitare nga Gjermania për familjet e përmbytura nga reshjet e motit.

 Për shpërndarjen e tyre u angazhuan zotëriu Isuf Beqiri ( transportues) si dhe komisioni i shtabit të emergjences i përbërë nga zonja Nadire Hakaj dhe zotrinjët Can Tahiri dhe Marash Gojani.

 Edhe pse rruga ishte e gjatë me vështirësitë dhe vonesat në dogana që nuk ishin të pakta, transporti mbërrijti me kohë destinacionin.

 Me organizim të mirë dhe mirëkuptim me Prefekturen e qytetit të Lezhes, u vendos që këto ndihma të shpërndahen në komunat Torovicë dhe Fushë Kuqe. Gjithësejtë 222 familje moren nga një pako me veshëmbathje, ndërsa nga ndihma financiare përfituan 42 familje, jetimë, invalid, dhe familje të divorcuara, që kishin pësuar edhe dame nga përmbytjet natyrore.

 Gjatë tërë kohës ishin prezent; komisioni i tri shoqatave nga Gjermania, kryepleqët, përgjegjësit e sektorit social të komunave të lartëpërmendura si dhe mediat elektronike.

 Pas shpërndarjes së ndihmave, drejtuesit e këtyre shoqatave realizuan disa takime dhe u priten nga Prefekti i qytetit të Lezhes, udhëheqësit e komunave në Torovicë dhe në Fushë Kuqe si dhe kryesia e Fondacionit Nermin Vlora- Falaski.

 U bisedua për bashkëpunim të mëtutjeshëm me shoqatat shqiptare në diasporë. Udhëheqësit e drejtorisë së policisë së qarkut në Lezhë dhe komesariati në Kurbin informuan për punen dhe ndihmën e ofruar banorëve të këtyre viseve nga efektivi i policisë në kohen kur ndodhen përmbytjet. Për kontributin e dhanë, këtyre institucioneve, ju shpërnda mirënjohje nga Diaspora shqitare.

 Me këte rast Zotëriu Muharrem Furriku prezantoi masat e marra dhe ftoi bashkatëdhetarët nga Diaspora dhe trojet shqiptare t´i kalojnë pushimet verore në bregdetin e bukurë shqiptar.

 Për shpërndarjen e ndihmave falenderojmë shumë, Prefektin e qytetit të Lezhes- zotëriun Pal Dajqi, drejtorinë e doganes dhe drejtorinë e policisë në qarkun e Lezhës, televizionin e Lezhes, televizionin Klan, televizionin Ora News, televizionin Shqiptar dhe Rtk.

 Prefektura e Lezhes me drejtuesit e komunave Torovicë e Fushë Kuqe falenderuan shtabin emergjences për kontributin e tyre.

 Ndërsa shtabi i emergjences falenderon me këte rast kontributin e shoqates gjermane nga qyteti i Singenit "Gastmahl" me drejtuesen- zonjen Fredi Möhrle dhe anëtarësinë e sajë të cilët grumbulluan pako me veshëmbathje dhe të holla , degen e fondacionot "Nermin Vlora Falaski" ,dhe Shoqaten Rinia me kryetarin ,zotëriun Hasan Hajdari.

 Një falenderim ju drejtohet qendrave islame shqiptare në Gjermani me antarësinë dhe drejtuesit e sajë si dhe zotrinjëve Besnik Rama dhe Baki Mustafa, shoqates Dardania nga Manhajmi si dhe pronarit të restaurantit "Süd Stern" në Singen- zotëriut Muhamet Misini, i cili pos që ndihmoi në organizimin e mbramjes së bamirësisë, depoja e këtij restauranti ishte edhe vendgrumbullim i pakove me veshëmbathje.

 Për angazhimin dhe kontributin e tyre familjeve që pësuan nga përmbytjet

falenderohen edhe familjet shqiptare dhe jo shqiptare, e në mënyrë të veqantë; familjet Hajdari, Hakaj, Muqaku, Sylejmani, Imeri, Gashi, Sadikaj dhe Gojani, zotërinjët; Regjep Cekaj,Rrustem Selca, Sahit Shaqiroviq, Jahir Ferati, Besim Lani, Feriz Kukaj, Halit Shaqiri, Hasan Qyqalla, Nesim Imeri, si dhe transportuesi Isuf Beqiri nga Gostivari.

 

 Jan grumbulluar gjat ketij aksioni mjete monetare në vlerë 13.920 euro.   Prej tyre, 9500 euro nga qendrat islame shqiptare në Gjermani, 1020 euro nga shoqata Dardania e Manhajmit, 3400 nga Grupi Gastmahl i Singenit dhe shtabi i emergjences në Gjermani. Mjetet e fundit jan shperndare 42 familjeve te komunave Torovicë dhe Fushë Kuqe.

 Qendra islame në Shtutgart ka siguruar një karrocë invalidi me motorr. Dorëzimi i tij një nevojëtarit, dotë realizohet posa të sigurohet transporti .

 Në fund, Zotëriu Can Tahiri dhe Marash Gojani sqaruan edhe njëher; se qdo ndihmë e dhanë monetare ose materjaale, është realizue në prezencen e komisionit nga Gjermania, komisioneve të komunave të Lezhes, prezencën e mediave, dhe  nënshkrimin e kryefamiljarve për ndihmën e tërhequr. Ky dokumantacion ruhet i plotë.

 

 Shtabi i emergjencës për përmbytjet në rrethet e Shkodres dhe Lezhes.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora