E diele, 05.02.2023, 05:42 PM (GMT)

Faleminderit

Milazim Kadriu: Përkujtojmë Dëshmorët; Fatmir Hyseni dhe Skënder Gashi

E hene, 10.05.2010, 08:59 PM


NË 11 VJETORIN E RËNIES

 

PËRKUJTOHEN DËSHMORËT: FATMIR HYSENI DHE SKËNDER GASHI

 

Nga Milazim KADRIU

 

11 vite më parë, më 9 maj të vitit 1999 në altarin e lirisë ranë edhe dy dëshmor të kombit pjesëtarë të UÇK-së të Zonës Operative të Llapit: Fatmir Hyseni-Musa i lindur në fshatin Mavri të Grykës së Llapit dhe Skënder Gashi nga fshati Anallap (ish Bajqinë) . Ata ishin të sistemuar në Brigadën 152"Shaban Shala'' të Zonës Operative të Llapit. Dëshmorët Fatmir Hyseni dhe Skënder Gashi morën pjesë në betejat e zhvilluara në Kaqanuell, Lamaj (ish Potok), Majas, Katunishtë, Bardhash (ish Bradash), Gegaj (ish Dobratin), Revuçë etj. Kështu Fatmiri e Skënderi të vendosur betejë pas beteje duke marr pjesë në luftime vazhduan rrugën drejtë lirisë deri në ditën e 9 majit 1999. Këtë ditë  pas një përleshje të përgjakshme me forcat kriminale serbe në beteja të ndara, në luftime të rrepta në afërsi të madhe me forcat serbe bien dëshmorët Fatmir Hyseni dhe Skënder Gashi. Fatmiri bie në betejën në afërsi të "Shkëmbit të Bardhë" afër fshatit Potok, kurse Skënderi në bjeshkët e fshatit Albonë (ish Pakashticë) te "Kroi i Delisë".Ata ranë për të mos vdekur kurrë. Në këtë përvjetor përpos familjarëve, bashkëluftëtarëve merrnin pjesë edhe shumë qytetar të Llapit e më gjerë që bënë homazhe tek vendet e rënies dhe varret e dëshmorëve si dhe evokuan kujtime për jetën dhe veprën e lavdishme të dëshmorëve të UÇK-së .

 

 

ME GUXIM LUFTOI PËR LIRI

 

(Fatmir Hyseni)

 

Gjyshi i Fatmirit

Ishte luftëtar i rrallë

Me Ahmet Selacin

Ishte bashkëluftëtar.

 

Në UÇK u radhit

Fatmiri, dha betimin

Luftoi kurrë pa ndalur

Të madh e kishte guximin.

 

Mori pjesë në shumë beteja

Që nga Kështjellasi

Luftoi shkaun pa ndal

Deri tek Përpellaci.

 

Tek Guri i Bardh

Fatmiri shikon

Në çdo anë të Llapit

Lufta për liri vazhdon.

 

Edhe aty në Lamaj

Luftë e rreptë është zhvilluar

Ra në vij të frontit

Lirisë duke i kënduar.

 

 

RA NË ALBON TE KROI I DELISË

 

(Skënder Gashit)

 

Në ato ditë të vështira

U dha kushtrimi për liri

Nga Anallapi në Bajgorë

U nis Skënderi i ri.

 

Në çdo anë të Llapit

Për liri ka luftuar

Por edhe me ushqime

Popullatën e ka ndihmuar.

 

Ra dëshmor,Skënderi

Atje mbi fshatin Albonë

Në bjeshkë tek “Kroi i Delisë”

Që ruan kujtimin e pavdekësisë.



(Vota: 8 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora