E premte, 24.05.2024, 10:57 AM (GMT+1)

Faleminderit

Halit Bogaj: Tregim për Jusufin

E merkure, 05.05.2010, 09:58 PM


TREGIM PËR JUSUFIN

 

Nga Halit Bogaj

 

Ishin vitet shtatëdhjeta .Në rrugën ku banoja shikoja Jusuf Gërvallën me një  kitarë në dorë.Kisha dëshirë të komunikoja me të por nuk e njihja personalisht.Ditët ecin njëra pas tjetrës, kurse ai për çdo ditë kalonte kah shtëpia ime në të njejtën rrugë.Vërtet nuk e dija as shtëpinë ku banonte ai.Një ditë e përcolla nja dhjetë pesmëbedhjet hapa dhe pashë se hyri në shtëpinë numër 38 të rrugës sime. Banonte me qera te Xha Rexhepi që e kish fqinjin tim më larg se disa të tjerë.Njeriu me kitarë filloi të më hynte në shpirt ngase vërtet ishte shumë i  qetë përkah natyra.Ecte pa u hetuar dhe vzhdonte të më lente përshtypje nga largësia.

 

Një ditë tjetër, pas disa muajve, në Amfiteatrin e Fakultetit filozofik ku mbanim mësim studentët e Alanolologjisë, ishte edhe Jusuf Gërvalla, afër të cilit shkova për t’u uluar, natyrisht duke e pyetur se a ishte vendi i lirë.Ai buzëqeshi me atë buzëqeshjen e tij të ëmbël dhe ma bëri me dorë duke më treguar se vendi ishte i lirë.Ngase akoma nuk kishte filluar ora ai m’u drejtua me fjalët :’’Nga të kemi O burrë’’?.Unë i tregova se isha nga Drenica por jo i kohës së atyre burrave të dikurshëm. Ai buzëqeshi prapë dhe ma citoi atë shprehjen tonë të njohur:’’Një krua që ka rrjedhë, rrjedh gjithmonë’’. E falenderova dhe ia ,ktheva?’’Ishalla është ashtu siç po thua ti, o shoku im i ardhshëm’’, shprehje kjo e cila i bëri përshtpje të madhe duke ma kërkuar spiegimin e asaj shprehjeje.I tregova pse e adhuroja dhe kisha dëshirë të madhe të bëhesha shok me të . Shkaku ishin këngët e tij të bukura, të dhembshme, skofiare dhe të paharruara të cilat i këndonte me kitarën e tij të dashur.Ai më tha se një ditë kur do të shkonim në banesën e tij do t’ma këndonte ndonjë këngë nga reperoari i vet gjë që ndodhi me të vërtetë.

 

Dhe kështu kalonin ditët , javët, muajt dhe vitet e ne dy mbetëm shokë të pandarë deri në vdekjen e tij tragjike kur u vra dhe kur unë qaja nga dhembja. Kurrë s’e harroj kur babai ma pritii duke më thënë:’’Mos qaj bir ngase pak kush mund të vdes si ai’’, duke më përqafuar dhe ngushëlluar.

 

Jusuf Gërvalla njëmend ishte  i afërt me të gjithë njerëzit dhe kishte aftësi të jashtëzakonshme për t’i përfituar të gjithë përreth. Me forcën e argumentit dhe me dashurinë e madhe për atdheun, për momentin na bënte të gjithëve patriotë.!

 

Më kujtohet një ditë prej ditëve kur në një mëngjes të bukur veror/aty përballë Menzës së studentëve në Prishtinë/lëshoheshim tëposhtë nga Bregu i Diellit Jusufi dhe unë, ndërsa përballë nesh vinte Ibrahim Rugova me një shok.U ndalën, u përqafuan me Jusufin dhe vazhduan bisedën gati dy orë të tëra duke qëndruar në këmbë .Flisnin për kohrat kur ishin nxënësa në Gjimnazin e Pejës, për letërsinë, për ne , për Kosovën dhe prosperitetin e saj, përkatësisht për gjithçka që u binte ndër mend.Ata flisnin kurse ne dy shokët e tyre vetëm i dëgjonim dhe i përcillnim se me çfarë afërsie të madhe ishin të lidhura ato dy figura të famshme të popullit tonë të cilat  pas një kohe e arritën pavdekësinë e tyre.

 

Më duket se po atë mbrëmje kur kishim qëndruar në Banesën e tij në Bregun e diellit/ngase pas diplomimit punonte në ‘’Rilindje’’e cila ia ndau atë banesë/, Jusuf Gërvalla më kishte treguar për shkatërrimin e ardhshëm të Jugosllavisë, duke qenë i bindur dhe shumë i vendosur në mendimet  e tij largpamëse se nuk mund të jetonte shumë gjatë një shtet i tillë artificial që ua pinte gjakun disa popujve të tjerë, e sidomos shqiptarëve.Atëherë më dukej se ai njeri fliste përralla kurse sot mendoj se sa larg në krahasim me neve kishte parë ai vizionar dhe shoku i tij Ibrahim Rugova., të cilët e kishin ditur më së miri se çka do të ndodhte disa dekada më vonë tek ne.

 

Jusuf Gërvalla vazhdonte të punonte në’’Rilindje’’dhe paralelisht edhe për çështjen tonë kolosale kombëtare. Askush nuk e dinte se çka bënte ai dhe me kend kishte pasur lidhmëri në ato ditë të vështira kur për herë të fundit erdhi Tito në Kosovë.Jusufi kishte filluar t’i shkrunte dhe t’i shpërndante afishet me të cilat kërkonte të drejta të njejta edhe për ne, ashtu siç i kishin edhe popujt e tjerë të këtij nënqielli.Shkrimet e tij anonime, të shpërndara nëpër oborret dhe rrugët e qytetetve  dhe fshatrave të Kosovës kishin filluar të bënin jehonë të madhe tek zyrtarët jugosllavë dhe ata shqiptarë të cilëve filloi t’u prishej’’Rahatia dhe kolltuqet’’dyzetvjeçare.Paralelisht ai shkruanrte komente dhe analza të thella me përmbajtje kombëtare edhe në gazetën ku punonte.Më kujtohen si sot artikujt e tij kushtuar Serialit’’Era dhe Lisi’’me të cilët na tregonte se sa vështirë e kishin etërit tanë në ditët e kobshme të Mbledhjes së armëve nga ana e pushtetit serb.Fytyrën e ngrysur të Lisit/Abdurrahman Shala/ Jusufi e krahasonte me fytyrat e ngrysura të prindërve tanë të cilët ktheheshin kokëulur nga stacionet policore të Kosovës kur UDB-a serbosllave i trajtonte në mënyrat më të poshtra dhe bizare.

 

N’ato vite të bujshme të Kosovës, kur deri diku ishte fituar një autonomi , Jusuf Gërvalla shkruante poezi, merrej me këngë dhe mbi të gjitha me çështjen e pazgjidhur të vendit tonë.Duke mos mundur të pajtohej në asnjë mënyrë me pozitën nënshtruese të Kosovës në Federatën jugosllave ai bëri çmos që ta njihte botën me padrejtësitë që i bëheshin popullit tonë të vuajtur me shekuj.Ai ilegalisht shkoi në Gjermani për ta njohtuar opinionin evropian me të gjitha të zezat që i bëheshin këtij populli nga ana e atyre që pretendonin dhe gënjenin se’’Shqiptarët i kishin të gjitha të drejtat kushtetutare’’, gjë që u pa më së miri me organizimin e demonstratave të shumta në Perëndim të cilat vlonin me pjesmrrjen masive të njerëzve tanë që punonin nëpër vendet e ndryshme evropiane dhe’’Që jepnin për Nënën’’siç do të shprehej Noli ynë i madh në një poezi të tij antologjike.

 

Siç e dimë të gjithë dhe ndoshta është e tepërt të përsëritet se , Jusuf Gërvalla u vra nga shërbimi sekret jugosllav, por do të ishte shumë mirë, siç e kishte lënë amanet se’’Nëse vrasësi është shqiptar’dhashtë Zoti të mos gjendet kurrë!.Ja pra se deri ku shkonte mirësia dhe zemërbardhisia e tij e pakrahasuar me askend, por mbase nuk donte që edhe njëherë ‘’T’ia qesim vetes faqen e zezë’’ dhe të del se dikush nga’’Vrasësit ishte shqiptar’’, siç ka ndodhur edhe disa herë në historinë tonë të bujshme.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora