E premte, 26.04.2024, 04:21 AM (GMT+1)

Kulturë

Ramiz Dërmaku: Sa po ruhen sot, muzika, këngët e vallet popullore shqiptare?!

E marte, 02.03.2010, 10:55 PM


SA  PO  RUHEN SOT : MUZIKA,  KËNGËT  E VALLET  POPULLORE  SHQIPTARE ?!

Nga Ramiz DËRMAKU

Kur i dëgjojmë  disa balada e këngë kreshnikësh mbetesh i hutuar   me fantazinë në përmbajtje dhe me shprehjet e tyre poetike. Ne çdo vend ku jetojnë shqiptarët në trojet e tyre, kanë , këngët, vallet  e veta karakteristike , por nëse i bëjmë një analizë më të thellë konstatojmë se ato posedojnë elemente të shumëta të përbashkëta të cilat burojnë (rrjedhin) nga uniteti ynë. Populli shqipëtar dihet historikishtë se ka një histori të lashtë, prandaj krahas zhvillimit të tij ai zhvilloi edhe muzikën, këngët, e vallet si elemente te pa shkëputura nga jeta e tij, dhe këto janë të vjetëra aq sa është edhe populli shqipëtar.  Duke ju falenderuar arkeologjisë u konstatua se muzika, këngët e vallet ishin të kultivuara nga të parët tanë, ILIRËT. Krahas disa permendoreve arkeologjike, njohtime, shënime të autorëve klasikë legjendat  e mitet rrethë ca mjeshtrëve të mrekullueshëm ilirë, dëshmojnë vendin që gëzonte muzika, këngët e vallet në jetën e Ilirëve.  Disa këngë të larmishme e shoqëruan popullin në momentet më të rëndësishme të jetës. Njeriu përmes këngës, muzikës dhe valleve kaloi momente të vështira, por edhe momente gëzimi e hareje, shprehu mendimet dhe aspiratat e tij. Nëse i bëjmë një vështrim  të thellë mësojmë se gjinia e këngëve lirike është e pasur me motive por nuk ngec pasë asë gjinia epike. Kur i dëgjojmë disa balada kreshnikësh mahnitesh me fantazinë përmbajtjen dhe shprehjet e tyre poetike. Gjinitë e ndryshme popullore e kanë pasuruar muzikën popullore shqiptare me një laramani të jashtëzakonshme të shprehjeve artistike. Muzika popullore shqipe shtjellohet ne ca lëvizje të masave ritmike( të thjeshta, të përbëra dhe të përziera) . Prandaj muzika e popullit shqipëtar ndahet në dy dialekte kryesore  në ate ;
 Hemofonike dhe
 Heterofonike. 
Por shpeshë e hasim edhe ate polifonike ( vokale dhe instrumentale) ku stilet i dallojmë sipas vendeve, brezave (rinisë-pleqëris ) dhe sipas gjinive ( femërore-mashkullore ) etj. Është interesantë se të gjitha këto u përcollën edhe me instrumente muzikore të cilat i trashiguan nga të parët, e të cilat kanë shtuar kërshërinë jo sa i përket ndertimit të tyre, por edhe prejardhjes, mënyrës së përdorimit dhe mundësit shprehëse.                                                                                                                    
     VEGËLAT  TONA  MUZIKORE  POPULLORE, ndahën në 4-gjini kryesore, 
Ideofonike
Membranofone
Frymore dhe 
Kardofone
     Që në fillim duhet cekim se përhapja e tyre ndërronnga njëri vend në tjetërin sipas vendit ndryshojnë edhe këngët, vallet, këngët. Në grupin e vegëlave idiofonike bëjnë pjesë  disa lloje, duke filluar nga gurët dhe mbarojnë me këmborët, ku shumicën e tyre i përdorim për të theksuar ritmin e këngëve e të valleve.Nga ana teknologjike janë të thjeshta . – Si vegëla të gJiisë Membranore  janë; Dajra-defi , lodra etj . Numri e veglave frymore është më i pasur me vegëla të thjeshta paramuzikore që ndertoheshin prej drurit; Fyelli, gajdja,  etj. Këtu rol me rëndësi luan fyelli i cili përdoret ne të gjitha trojet etnike shqiptare .vegëlat e gjinisë kardofone janë shumë. POr tek ne më së tepërmi përdoren : Çiftelia, Sharkia, Lahuta, e cila më së tepërmi përdoret në krahinat veriore të Shqipërisë, rugovë, etj. Mirpo populli shqipëtar krahas këngëve populli shprehu gëzimin e tij edhe përmes valleve, pastaj trimërin dhe luftërat e tij. VALLET, ndryshojnë shumë në mes të vendeve trevave te ndryshme, sipas gjinive, brezave, trajtave dhe përmbajtjes. Nëse guxojmë të themi.., se në çdo krahinë Shqipëri, komunë në KOsovë, ILiridë, populli ka vallet e veta karakteristike dhe numri i tyre është shumë i madhë. Por nëse e bëjmë një analizë të thellë shohim se ato kanë shumë elemente të përbashkëta, e të cilet rrjedhin nga uniteti ynë.
-Ne i dallojmë vallet njishe që luhen (kërcen) në Shqipërin veriore por edhe në Kosovë. Në jug nuk i hasim këto valle.
- Vallet dyshe: Që luhen në Shqipërin e veriut, dhe ne shumë troje etnike ku jetojnë e veprojnë shqiptarët.
-Në ato kolektive marrin pjesë-luajnë mbi 4 vallëtarë dhe luhen ne mënyra të ndryshme; në vargë të drejtë,në trajtë rreshtore, me dy rreshta të kundruellta e përcillen me këngë, por forma më e shpeshtë është ajo rrotullore e përhapur ne të gjitha trojet shqiptare.Këtu vallëtarët nuk kërcejnë vetëm me këmbë por me tërë trupin pa munguar edhe  elementet akgrobatike. Vallet tona popullore shprehin përmbajtje : 
- lirike,
- epike apo 
- dramatike.
Nuk duhet harruar edhe vallet me përmbajtje  luftarake ; Si ajo e komitëve, Demë Ahmetit, Deli Agës,  etj.
Të gjitha këto këngë tregojnë karakterin e fortë, burrërinë, guximin, besën, patriotizmin, dashurin ndaj Atdheut, shpirtin epik dhe të gjitha këto me mjaftë sukëses i rezistuan armiqëve te shumtë dhe me mjaftë sukëses i ruajti populli shqipëtarë. Të gjitha këto që ne i shënuam më lartë viteve të fundit kanë fillu të zbehen  të humbin –të harrohen nga mos funksionimi i shtetit dhe mos organizimi ynë, në të gjitha trojet shqipëtare por edhe ne diasporë.  Funksionimi dhe përkrahja më e madhe e institucioneve kompetente me siguri se jo që do ti mbronte këto, por do të shtohej edhe interesimi për zhvillimin dhe ruajtjen e tyre. Kërkohet që sam ë parë organet kompetente të shtetit të Kosovës, Shqipërisë dhe trojeve tjera etnike të angazhohen drejtë një organizimi më të mirë si në vendlindje ponjashtu edhe ne diasporë. Çdo herë kur shqiptarët ishin të robëruar , ate e ndihmoi diaspora e cila kurr nuk kurseu kur ishte ne pyetje çështja kombëtare. Mendoj se diaspora është një faktorë kyq për zhvillimin dhe përparimin e vendlindjes,dihet kur ajo është e organizuar dhe unike. Prandaj, kur njeriu dëgjon muzikën e sotme, e cila është bastarduar deri në skajshmëri, nga shundi dhe kiqi, dhe shumë elementa tjera, të vie të qashë. Është koha efundit kur institucionet tona duhet filluar një luftë të ashpër për dënimin e të gjithë atyre që dëmtojnë , muzikën, këngët dhe vallet tona. 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora