E premte, 26.04.2024, 05:37 PM (GMT+1)

Kulturë

Sami Islami: Mos ma bani rrafsh!

E diele, 28.02.2010, 08:48 PM


MOS MA BANI RRAFSH!

Joni si fëmi 5- vjeçar
Dhe ma i vogli në familje
Ishte „mësu“ të dilte ngadhnjimtar 
Me, ose pa hile!

Si  sugar (1) me  plot dëshira
Don me i pasë lodrat ma t’ mira
Dhe prindët për me e kënaq atë 
I thoshin Elës e Olsit me lëshu pe!(2)

Dhe shpesh nana para se të dilte 
Entelën e porosiste: 
Bija jeme, ti më qafsh
Për do gjana bania rrafsh (3)

Edhe pse Joni  i vogël fare 
E kuptoj se“ bania rrafsh” 
Nuk ishte kurrfarë lavdate… 
Po ish’ si punë hajgare.       

Nji ditë qajti me ngashërim
Dhe iu kthy motrës me hidhnim:
Pse  m’thu  kështu ti, moj motër? 
Mos  ma ban rrafsh, bama kodër !

1. Fëmija ma i vogël në familje
2. Me toleru
3. Mos me  ia prish  (dëshiren ...)


Sami ISLAMI
Londer , 26 shkurt  2010



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora