E enjte, 31.10.2024, 11:59 PM (GMT)

Kulturë » Kozeta

Këze Kozeta Zylo: Në kështjellën “Adem Jashari”

E merkure, 17.02.2010, 09:37 PM


Këze Kozeta Zylo

BAC U KRY!

Oh, ç’m’u njomën sytë e mekur,
Nga kroi i lotit i urimit,
Me tumpanë e hodhëm vallen,
Për Kosovën, zemrën e trimit!

Në Manhattan ngjyrë e Arbërit,
Skuqi ditën gjer tek retë,
Herë u bëra Zanë e Malit,
Herë nenë Loke me xhubletë…

Plisi i bardhë përmbi kryet,
BAC U KRY, tundi dhenë,
Gjithë bota u bashkua,
Veçse shkjau ngjyrë verem…!

Oj Kosovë loçka e  mallit,
Loti tënd në kohëra rreshkur,
Qëndrove ti, si majë mali,
Shalli i Rugovës rrethqafe mbledhur.

Mbi dheun e ftohtë çfarë pëshpëriti?
Burri i mençur, prijës Kosova?
Amanetin në fund shpirti,
E kreu UÇK-ja, trime e zonja!

Sa pyetje fjalë na rrinë në buzë,
Kush do përgjigjet, kush thonë,
Se Shkjau i çmendur ka mbyllur sytë,
Jeruzalem, Kosovës i thote…?

Dashkam sonte ta trand botën,
Ngricën e lotit ta bëj krua,
Për Kombin, të ngre flamurin,
Me Kosovën mish e thua…

17 Shkurt, 2008
Nga manifestimi i Pavarësisë së Kosovës
në qendër të Manhattanit.


Në kështjellën “Adem Jashari”

Në Prekaz tek prehen trimat,
Preka lehtë Monumentet,
Brenda tyre në fole të mallit,
Dogja hallet edhe dertet…

Në kështjellën “Adem Jashari”,
Nga frëngjitë mijëra dritëza,
Flakë po skuqnin si bozhur,
Baladat si vetëtima…

Ngjitem lart tek kullë e trimit,
Tela dallgësh mbi hapësirë,
Vrojtimi i shkjaut 50 metra,
Nxin si korb në errësirë…

E vështrova me një rënkim,
Para syve, memece bjeshka,
Shpirti i Jasharit lëshonte syth,
Çelte Liria brenda në zemra…

Zogjtë e malit çuçurinin,
Krahëdridhur mbi Drenicë,
Një fjongo dielli ngjyer në gjak,
Në ballë trimave u vetëtinë…

U ula tek dhoma e Kuvendit,
Ku burrat vendosnin fatin,
Rugova me shallin lidhur,
Isai mbante nagantin…

Mbi nje shkallë harrova hapin,
Nga mijëra plumba, mbi mure shosh,
Gjurmët brenda tyre s’fshiheshin,
Europa plakë… jua ka borxh…

UÇK të lindi Shekulli,
Me plisin e gjelbër mbi kokë,
Në Drenicë ti hodhe rrënjën,
Gjithe Kombin do bashkosh…

Kudo ku rriten, trima gjithë nur,
Janë prej Kosove, nuk trëmben kurrë…

Nga vizita në Prekaz, Kosovë,
Korrik, 2008 


(Vota: 20 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora