E premte, 26.04.2024, 01:14 AM (GMT+1)

Kulturë

Agim Bacelli: Mrekullitë e Botës

E shtune, 19.09.2009, 11:51 AM


Shtatë mrekullitë e botës

Mrekullitë e Botës
 
Nga Agim Bacelli
New York, 14 Korrik 2007
 
Mrekullitë e Botës nuk janë disa ndërtime të bukura ku mund të ndalesh para saj si para një pamje magjepse dhe i habitur të psherëtish, "Oh sa të bukura që janë!" Mrekullitë kanë diçka më shumë se bukurinë e tyre të jashtme, ato kanë, në radhë të parë, madhështinë e mençurisë njerëzore, e cila të prek emocionalisht dhe të vë në mendime se si janë ndërtuar? Pse janë ndërtuar? Dhe kush i ka ndërtuar?
 
Para se të flasim për shtatë Mrekullitë e reja të botës, le të shohim se cilat janë shpallur, shumë kohë më parë, shtatë mrekullitë origjinale të antikitetit, të mesjetës dhe të kohës moderne?
 
7 MREKULLITË E ANTIKITETIT

1-Piramida e madhe e Keopsit, Egjypt
2-Statuja e Zeusit në Olimp të Greqisë
3-Tempulli i Dianës në Efes, Greqi
4-Varri i Mausoleus në Halikarnas, Greqi
5-Fari i Aleksandrisë, Egjypt
6-Kopshtet e Varura të Babilonisë, Irak
7-Kolloseu i Rodit, Greqi.

7 MREKULLITË MESJETARE

1-Koloseum i Romës, Itali
2-Katakombat e Aleksandrisë, Egjypt
3-Muri i madh i Kinës, Kinë
4-Stonehenge i Anglisë, Angli
5-Kulla e Pizës, Itali
6-Pagoda Porcelani, (Kullë) Kinë
7-Kisha Shën Sofia e Kostandinopojës, Turqi

7 MREKULLITË MODERNE

1-Ura e Bruklinit, USA
2-Empire State Building, USA
3-Statuja e Lirisë, USA
4-Kulla Ejfel, Francë
5-Muzeu Luver, Francë
6-Taxh Mahall, Indi
7-Tuneli La Mash, Francë-Angli
 
7 Mrekullitë e Reja të Botës    
 
Para një jave dhe pikërisht më datën 07/07/07, aktori britanik Ben Kingsley dhe aktorja amerikane Hillary Swank, shpallën fituesit e Shtatë Mrekullive të Reja të Botës, në një ceremoni që u zhvillua në Lisbonë.
Rreth 100 milionë persona votuan përmes Internetit dhe telefonave celularë për 7 mrekullitë e reja të botës si më poshtë vijon:

Shtatë Mrekullitë e Reja të Botës
 
Shtatë Mrekullitë e Reja të Botës u shpallën në Lisbonë më datën 07/07/07 në një Deklarim Ceremonial të cilat do të jenë Pasuri e Globit në historinë e njerëzimit.
 

 
 Organizatorët thonë se kjo ngjarje e shumëpritur u ndoq nga rreth 1,6 miliardë teleshikues nga mbi 170 vende të botës. Nisma e garës për 7 mrekullitë e reja të botes u shpall në vitin 1999 dhe vazhdoi për tetë vjet, në të u paraqitën 21 objekte, të përzgjedhura nga një juri e përbërë nga arkitektë të njohur. Tre nga mrekullitë ishin në Amerikën Latine.


(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora