Agim Bacelli: Mrekullitë e Botës
| E shtune, 19.09.2009, 11:51 AM |
Shtatë mrekullitë e botësMrekullitë e Botës Nga Agim BacelliNew York, 14 Korrik 2007 Mrekullitë e Botës nuk janë disa ndërtime të bukura ku mund të ndalesh para saj si para një pamje magjepse dhe i habitur të psherëtish, "Oh sa të bukura që janë!" Mrekullitë kanë diçka më shumë se bukurinë e tyre të jashtme, ato kanë, në radhë të parë, madhështinë e mençurisë njerëzore, e cila të prek emocionalisht dhe të vë në mendime se si janë ndërtuar? Pse janë ndërtuar? Dhe kush i ka ndërtuar? Para se të flasim për shtatë Mrekullitë e reja të botës, le të shohim se cilat janë shpallur, shumë kohë më parë, shtatë mrekullitë origjinale të antikitetit, të mesjetës dhe të kohës moderne? 7 MREKULLITË E ANTIKITETIT1-Piramida e madhe e Keopsit, Egjypt2-Statuja e Zeusit në Olimp të Greqisë3-Tempulli i Dianës në Efes, Greqi4-Varri i Mausoleus në Halikarnas, Greqi5-Fari i Aleksandrisë, Egjypt6-Kopshtet e Varura të Babilonisë, Irak7-Kolloseu i Rodit, Greqi.7 MREKULLITË MESJETARE1-Koloseum i Romës, Itali2-Katakombat e Aleksandrisë, Egjypt3-Muri i madh i Kinës, Kinë4-Stonehenge i Anglisë, Angli5-Kulla e Pizës, Itali6-Pagoda Porcelani, (Kullë) Kinë7-Kisha Shën Sofia e Kostandinopojës, Turqi7 MREKULLITË MODERNE1-Ura e Bruklinit, USA2-Empire State Building, USA3-Statuja e Lirisë, USA4-Kulla Ejfel, Francë5-Muzeu Luver, Francë6-Taxh Mahall, Indi7-Tuneli La Mash, Francë-Angli 7 Mrekullitë e Reja të Botës Para një jave dhe pikërisht më datën 07/07/07, aktori britanik Ben Kingsley dhe aktorja amerikane Hillary Swank, shpallën fituesit e Shtatë Mrekullive të Reja të Botës, në një ceremoni që u zhvillua në Lisbonë.Rreth 100 milionë persona votuan përmes Internetit dhe telefonave celularë për 7 mrekullitë e reja të botës si më poshtë vijon: Shtatë Mrekullitë e Reja të Botës Shtatë Mrekullitë e Reja të Botës u shpallën në Lisbonë më datën 07/07/07 në një Deklarim Ceremonial të cilat do të jenë Pasuri e Globit në historinë e njerëzimit.
Organizatorët thonë se kjo ngjarje e shumëpritur u ndoq nga rreth 1,6 miliardë teleshikues nga mbi 170 vende të botës. Nisma e garës për 7 mrekullitë e reja të botes u shpall në vitin 1999 dhe vazhdoi për tetë vjet, në të u paraqitën 21 objekte, të përzgjedhura nga një juri e përbërë nga arkitektë të njohur. Tre nga mrekullitë ishin në Amerikën Latine.
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.