Shtesë » Lajme
Akt - Marrëveshje për projektin për jetimët e Tiranës
E hene, 14.09.2009, 05:58 PM
E Premte 31 Korrik
2009
(IKIJSH) Nr. 17
Prot.
(FFPBB) Nr. 167
Prot.
Akt - Marrëveshje
Mbi Inisiativën sensibilizuese,
(mbledhje fondesh për të mbështetur fëmijët jetimë
shqiptarë)
Sot më datë 31 Korrik 2009, ditën e Premte, nënshkruhet kjo
Akt - Marrëveshje ndërmjet palëve:
· Federata e Familjes për Paqe Botërore dhe Bashkim (FFPBB), e regjistruar në
Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, si person juridik me Nr. Vendimi 1852, datë
21 Dhjetor 2006, e përfaqësuar nga Presidenti i saj Z. GANI RROSHI, dhe
· Instituti Kombëtar për Integrimin e Jetimëve Shqiptarë,
(IKIJSH), i regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor
Tiranë si person juridik, me Vendim Nr. 54, datë 19. 07. 2002, i përfaqësuar
nga Drejtori i Përgjithshëm i tij Z. ILIR
ÇUMANI.
Palët bien dakord që
të ndërmarrin këtë iniciativë të përbashkët me karakter thellësisht sensibilizues
dhe humanitar në mbështetje të fëmijëve jetimë të rrethit të Tiranës, duke
siguruar për një numër të konsiderueshëm të tyre të gjithë bazën materiale e
didaktike të mjeteve mësimore, për
fillimin e vitit të ri shkollor 2009 - 2010.
Për këtë qëllim, të
rinjtë vullnetarë të Federatës së Familjes për Paqe Botërore dhe Bashkim do të zhvillojnë
një fushatë sensibilizuese për mbledhje fondesh në Shqipëri dhe Kosovë gjatë
periudhës së pushimeve verore, 01. Gusht 2009, deri më 10. Shtator 2009.
Më datë 15 Shtator 2009,
do të zhvillohet aktiviteti përmbyllës dhe ceremonia e dhurimit të bazës materiale
që do të sigurohet nga kjo fushatë.
Me këtë rast, për të
krijuar një impakt nxitës dhe shembulli pozitiv për të tjerë operatorë privatë
nga fusha e biznesit, në aktivitetin përmbyllës do të jenë të ftuar përfaqësues të mediave vizive dhe asaj të shkruar,
Ambasadorë të Paqes, përfaqësues nga shoqëria Civile, nga institucione
shtetërore, etj.
Instituti Kombëtar për
Integrimin e Jetimëve Shqiptarë do të bëjë koordinimin e aktivitetit përmbyllës,
dhe në bashkëpunim me Shoqatën e Fëmijëve Jetimë të Tiranës do të përzgjidhet kontingjenti
më në nevojë i jetimëve për të përfituar nga kjo iniciativë.
Duke falënderuar së
pari të rinjtë vullnetarë të cilët kanë marrë përsipër këtë mision tepër human,
në emër të të gjithë fëmijëve jetimë të Tiranës falënderojmë të gjithë
kontribuesit për mbështetjen e tyre për këtë shtresë në nevojë dhe të kërcënuar
nga plagët e sotme të shoqërisë tonë.
Për këtë fushatë sensibilizuese vihet në
dispozicion Nr. i llogarisë bankare i hapur për këtë qëllim:
Federata
e Familjes, fushatë sensibilizuese në ndihmë të fëmijëve jetimë shqiptarë,
Raifeisen Bank, Nr. Llogarisë: 0102325985
Palët e
Akt - Marrëveshjes
ILIR
ÇUMANI GANI RROSHI
Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar President
i Federatës së Familjes
për Integrimin e Jetimëve Shqiptarë për
Paqe Botërore dhe Bashkim
Tel. 00355-(0)69-20-35431 Tel.
00355-(0)69-20-60270