E premte, 26.04.2024, 10:43 AM (GMT+1)

Mendime

Agim Vuniqi: Po i vie era mishit...!

E hene, 07.09.2009, 06:52 PM


Po i vie era mishit...!
 
Po si ua prishi mendjen kampioni i letrave shqipe, dhe kritiku mendjehollë shiptarë, ai që ua trasoi rrugën shumë shqiptarëve që të krenohen me të kaluarën, por edhe me të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës, ai që kishte plandosur dijetarët serb në “Francuska 7” në Beograd, Akademik Rexhep Qosja.
 
Nga Agim Vuniqi, 07 shtator 2007
 
    Asgjë nuk të çuditë sot në Kosovë, janë ngjeshur radhët e injorantëve, dhe ata diktojnë jetën dhe kulturën shqiptare. Kanë zgjatur shkopin e ndëshkimit pushtetarë për çdo gjë që është kombëtare, dhe çdo përpjekje për ndërtimin e shtetit e personalizojnë shumë keç. Po në mesin e tyre ka njerëz me grada akademike, por inati hileqar ua prishë mendjen, dhe shkojnë shumë larg me egërsin e tyre njerëzore. Sot kur cdo gjë matet me të arrituar globale, kur nuk mund të fshihet më mosdija, ngase atë e zbulon mnejëherë shtypja e gishtit të vogël në tastaturën e keyboard-it, është vështirë për ata që kujtojnë se mund të fshehin të palarat e thëna por edhe të shkruara, që jeta i rrëzoi pa asnjë mëshirë të vogël, ua dha edhe shkelmin dhe goditjen përfundimtare në “bërllogun” e histrorisë. Hyzmeqarët e të huajve, jo të shqiptarëve, u ngritën nga kutia e votuesve, edhe pse ishin përjetë anonim, kishin vurë ndërkambësat të tjerëve, duke mashtruar popullin me premtime dhe rrenë të ndryshme, duke u premtuar atyre per mirëqenje edhe elektranat nukleare, dhe ç'fitojë votuesi, terrin instistucional dhe atë fizik. Dhe asnjëherë nuk u penduan por arrogancën e shtrinë edhe më thellë. Po si ua prishi mendjen kampioni i letrave shqipe, dhe kritiku mendjehollë shiptarë, ai që ua trasoi rrugën shumë shqiptarëve që të krenohen me të kaluarën, por edhe me të sotmen dhe të ardhmen. I mjerë është ai popull që nuk ka inteelektualë, është shumë i mjerë kur i përbalton ata, ia hap kështu varrin të kaluarës dhe të ardhmes, se janë të dështuar ata që nuk kanë kujtesë historike, dhe mu kështu i kishte akuzuar Millosheviqi shqiptarët në New York Times para fushatës së bombardimeve. A duhet të përligjin qëllimisht këtë mallkim këta mujsharë të vendosur në institucionet e Kosovës. E si u kujtuan t'ia mbyllin derën dijes, të hedhin librat përtokë, të hedhin djersën dhe punën shumëvjeçare të profesorit univerzitar, të shkelin kështu edhe mbi institucionin e Akademisë së Shkencave dhe Artetve të Kosovës, përfaqësuesi i së cilës Akademik Qosja kishte plandosur dijetarët serb në “Francuska 7” në Beograd. Dhe tash është vonë shumë vonë të riparohet dëmi, ka mbetur i vulosur në mbamendjen e çdo intelektuali si datë e shumë të ligave që u kanosen shqiptarëvee, mu në kohën e kthesave historike, dhe kjo do të njihet si kohë e ndëshkimit dhe tiranisë pushtetare.


(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora