E premte, 26.04.2024, 04:59 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Bojkoti megalojë e rrezikshme

E hene, 07.09.2009, 09:50 PM


Bojkoti megalojë e rrezikshme

Nga Gjon KEKA

Në proceset e nje shtetit demokratik politikanët mund të jenë të suksesshëm vetëm nëse shfaqen dinamikë, vitalë dhe energjikë.Mirepo ne rast se proceset që kanë në dorë politikanët iu nënshtrohen pritjeve të shoqërisë se bojkoteve, e cila përqëndrohet në personalizimin, vizualizimin dhe tensionimin e ngjarjeve ,atëherë humb edhe përkujdesja për imazhin e shoqërisë dhe në të ardhmen nuk do mund të kishte vend për sqarime,Aty ku politika e humb kuptimin e saj, as diskutimi rreth saj nuk është më i nevojshëm dhe i mundshëm.
Rrymat brendapartiake ne rast se e humbin tërësisht rëndësinë e tyre atëherë nuk mbetet gjë tjetër veçse një instrument për vendime te thjeshta, rrethe traditionale,klanore dhe miqësore etj. Poashtu kur ky kuptim humb në politik atëherë nuk ka më forume të sqarimit politik dhe të debateve të ashpra dhe serioze. Sepse edhe kjo vlenë për telepolitikanët: mosmarrëveshjet nuk i do publik ato e dëmtojn imazhin e demokrcisë; zgjedhjet i fiton vetëm ajo parti politike që shfaqet si unke pastaj me seriozitet e kapacitet veprues.Sidoqoftë, të i bësh bojkot proceseve demokratike do të thotë ta vetvrash procesin politik,demokracinë dhe ardhmërinë e shtetit.
Prandaj një gjë e tillë e dëmton jo vetëm PS-në por edhe tërë spektrin politikë në shtetin Shqiptar ,pastaj e dëmton thelbin e tyre të sisitemit politik duke zhvesh kështu substancën e tyre dhe dobëson riprodhimin e liderëve brenda saj tani dhe në të ardhmen.Duhet ditur se pasardhësit e suksesshëm nuk lindin udhëheqës në një strukturë pa konflikte…Por duhet kemi parasysh se politikanët e vendosur shqiptar që janë të sigurtë në instiktin e tyre, të pranuar dhe me profil përmbajtësor socializohen në fushën pasionante të betejës, në këmbimin e hapur të goditjeve, në debate të ashpëra, e jo në fjalime zyrtare të qeta njëminutëshe para kamerave televizive të cilat më shumë i ngjasojnë spoteve muzikore pesminutëshe ,kështu që duhet ndërruar qasja nëse lypset fryti politikës i përpjekjeve nga secila parit politik si ajo në pushtet koalicioni çeverisës PD-LSI etj ,ashtu edhe ajo në një opozitë PS etj.
Aty ku nuk ekzistojnë rryma të fuqishme, edhe ndikimi i udhëheqjes së moderuar është i pavendosur dhe jo unik.Partia Socialiste duhet më shumë të jetë e polarizuar në mënyrë që aftësia integruese e udhëheqjes në proceset që ndodhin brenda ta arrijnë shkallën e kapjes së atij arti të lartë politik.Mirëpo për këtë nevojitet aftësia për nxitjen e paqes, besimin e grupeve të ndryshme brenda saj, aftësia për balancim dhe bashkim si dhe sensi për gjetjen e një pike strategjike të përbashkët, në të cilën partia socialiste mund të orientohet si e tërë dhe të bëhet pjesë e proceseve demokratike e jo të bojkotoj ato.
Ajo duzet ditur se pikërisht për shkak të deficitit që ka brenda në udhëheqjen politike të PS ajo duhet të mbaj afër ata që janë të aftë siç janë ;Nano ,Blushi,Majko ,Malaj etj sepse në këtë mënyrë gjithnjë e më shumë partia socialiste po e tregon veten si e pafuqishme, edhe për këtë arsye tani ajo e ka shumë të vështirë të jap impulse positive në proceset demokratike, të pëcaktojë drejtimin e saj, të fitojë autoritet politik dhe opozitar.Ndërsa vetë fakti tregon se janë shkaqet e brendshmë të PS ato që e humbin orientimin pas çdo furtune që vije ,ç‘nga humbja e imazhit të saj e deri te përplasjet për pushtet brendapartiak.
Shumëçka nga ajo që u tha më lart ka të bëjë me gjunjëzimin e PS-së para proceseve politike ,bojkotimit të tyre,pastaj para qytetarëve dhe realitetit politik e demokratik që kalon vendi.Bojkoti nga ana e PS do të thoshte humbje e madhe për politikën e saj si në rrafshine e të qenit një opozitë konstruktive dhe që shtynë së bashku proceset politike në shtetin Shqiptar.
PS si opozitë nuk do të thotë të rrijë duarkryq sepse vetë politikanët duhet ta kenë në sensin e tyre që në procese jetike të një Kombi nuk duhet të lejojnë çdo gjë. Poashtu PS nuk duëet ta pëlqej pasivitetin e saj, as nuk duhet pritur një zbavitje marramendëse nga politika, por si opozitë duhet të mbaj edhe ajo barrën e përgjegjësisë,duke i dhënë kështu opozitës një vlerë të sinqert përball qytetarëve dhe proceseve demokratike si dhe një kuptim e seriozitet për të ecur vendi në proceset e integrimit në Unionin Europian.
Pikërisht për këtë arsye, ndoshta do të ishte më mirë që PS si opozitë të harroj bojkotet dhe sëmundjet brenda saj ,të merret më seriozisht me politikën aktive paqësore dhe që je fryte positive së bashku me institucionet e shtetit Shqiptar.
PS në vend se të aktivizoj demokracinë opozitare ajo po e pasivizon atë duke bërë bojkote duke mos lejuar mendime brendapartiake ,pastaj duke mos lejuar demokracinë e brendshme që të lulëzoj ajo duhet të mësoj nga brenda demokracinë që ta parktikoj jashte si opozitë e në të ardhmen , kështu që ajo duhet mbaj demokracinë opozitare aktive përndryshe ajo mbetet një parti simbolike që nuk arrin të nuhas problemet dhe të bëhet pjesë e rëndësishme e proceseve demokratike.
PS si opozitë duhet ta mbaj si përgjegjësi dhe ta konsideroj ndërgjegjen qytetare si pjesë e legjitimitetit të interesave në të mirë të qytetarëve dhe ardhmërisë së saj dhe problemeve aty ku koalicioni çeverises PD-LSI dhe te tjeret në pushtet nuk arrinë t‘i sheh apo ka dëmtime që ajo bënë në çeverisje,atëherë është opozita ajo që zgjonë ndërgjejgjën qytetare dhe shpjegon proceset duke menjanuar rreziqet dhe humbjen e legjitimitetit qytetar dhe të vetë institucioneve te shtetit Shqiptar.
Ndërkaq me anë të bojkotit nga ana e PS ajo do të rrezikonte humbjen e imazhit te saj politike ,të demokracisë dhe proceseve tjera pozitive ne shtetin Shqiptar,nga kjo mund te vihet në pikëpyetje gjithnjë e më shumë e ardhmja e PS dhe përfaqësimi i interesave të qytetarëve në Parlament aty ku zbrazet përgjegjësia dhe mirren vendime te rëndësishme për të ardhmen e shtetit dhe të qytetarëve të saj.
PS duhet t‘i ik megalojave të rrezikshme si për të ardhmen e saj ashtu edhe për proceset demokratike në shtetin Shqiptaar ajo duhet shoh më larg jo të zhytet në thellësin e injorancës së lojërave të pushtetit se kush do ngjitet në maje apo se kush do zbres poshtë.Në demokraci nuk do të thoë gjithmonë të fitosh dhe të jesh idhujtar duke lakmuar majën e pushtetit ,demokracia është një sistem mbi baza të vlerave dhe kontributit të secilit e më së shumti të qytetarit respektivisht popullit , ngase që të gjithë duhet punuar në atë që ajo të rritet dhe një ditë të ketë një traditë brenda sistemit institucional e politik në shtetin Shqiptar.Projekti dhe strategjia e së ardhmes së shtetit Shqiptar dhe institucioneve të saj demokratike nuk ndërtohet duke bojkotuar ato por duke punuar që themelet e saj të shtrihen më thelle e më gjerë në demokraci ,barazi dhe liri ,ashtu që e ardhmja e saj të jetë në integrimin e sistemit të përbashkët të vlerave europiane dhe globale.
Dhe krejt në fund bojkoti nga ana e PS do të thotë vetvrajse ,do të thotë një dënim i vetvetes në proceset demokratike ,një dimër i gjatë i pakënaqësisë dhe një rreziki humbjes së imazhit politik të saj si opozitë.Më e rëndësishme është për PS të mbroj interesat e qytetarëve të saj që ka zgjedhur deputetët brenda saj t‘i shërbejnë atyre në mënyrën e duhur si opozitar brenda kuvendit, të mbajën gjallë demokracinë e brendshme e cila po i ikën nga shtarti i PS ,sepse interesi i saj nuk duhet të jetë bojkoti dhe pengesa. Por interesi i PS duhet të jetë qytetari dhe e ardhmja e shtetit Shqiptar duke punuar së bashku me institucionet aktuale në pushtet për të mirën e përgjithshme. E rëndësishme për shtetin Shqiptar është që proceset që ajo ka nisur të mos i ndaloj ,sepse do të kenë konsekuenca që në vend se të ecet mbarë proceset do ktheheshin në një dënim ,duke penguar ato dhe duke mbajtur pezull zhvillimet e shtetit dhe ardhmërinë e tij.Duhet hequr dorë nga pengesat ,sepse PS vetëm në kuvend mund t‘i zgjidhë pakënaqësit dhe mosmarrveshjet që ka në lidhje me çeverisjen aktuale e jo duke bërë presion dhe pengaur me anë të bojkotit si një lojë e rrëzikshme e proceseve demokratike.


(Vota: 19 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora