E premte, 26.04.2024, 05:39 PM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Agim Vuniqi

E enjte, 27.08.2009, 07:02 PM


Agim Vuniqi

Ruleti

Kaloi edhe një nate ndrydhëse pa gjum,
shkëlqim vezullues pa përmbajtje
Fytyra të zbehura, humbëse
Kohë e kaluar pa përmbajtje

As nata nuk i zinte vendin ditës
ndriqim artificial

Njerëz të humbur, jetë pa kuptim
egoja fiton, jeta humb në kuptim,
shiqim i ngulitur në dollarë
provonie fatin, per tu mos rikthyer aty ku ishe më parë
Humbje parash, përballje me jetën

kuq, zi, si flamuri
dy fusha që përcakojnë fatin
të ndihesh si fitues, apo të jesh humbës i papërmbajtur
zeroja kapitulim
njerëzit ecin mbi teh të shpatës
është epshi që të sfidon
Egoja më e fuqishme se mendja
i kujt ishte ky zbulim

Kurpie lëvizë dorën
sfera hedhet me rrëmbim
lëvizje qarkore, sy të zgurdulluar
shpresa të thyera, zbrazëti shpirtërore,

Dhe kur bie paravani mbi parmakët e syve
kur humben dollarët, nuk ka më ndriqim
kthim në fillim
po fëmijt çfarë faji kanë
që i le pa ushqim,
nuk të ndihmon kush jo
faji nuk është jetim
fatura është dënim,

Bota është mbuluar në marrëzi
eksploatimi sjell dobi
njeriut i ka humbur drejtimi
aty nuk është shpëtimi

Kthjellu o njeri
mos kërko fat aty
jeta është e shkurtër, nuk është përjetësi

Detroit, MGM Casino, 19 qershor, 2008

Ata më mungojnë

Kur po vjen
pyetje që përsëriten shpesh
është verë e nxehtë
ujë ka pak
rryma mungon
shumë pluhur
Athua pse aq shumë e dua atë vend ?

Kam shumë miqë atje
kam nënë e babë
kam motër e vlla
ata më mungojnë
shpirtin më përvlojnë

mallin më shtojnë
të gjitha ato gjëra që nuk ndryshojnë
ato që i lash, athua mendjen ma ndërrojnë

Sa me dëshirë përshëndetje
fqiut do t'i dërgoj
e si të harroj
duart bujkut t'ia përqafoj, tokën që punon
ai që dheun e Kosovës dashuron

Ku janë minatorët, ata më mungojnë
duart e tyre nëpër histori gërmojnë
porosinë shekullore të Kosovës
kristalet ndriqojnë

me ta dua të kuvendoj
tregimet e tyre t'i dëgjoj
sa thesar ka kjo tokë
shumë ka fshehtësi
në thellësi
tokë e zot aty i kemi

aq shpesh atje mendja më shkon
ka edhe të tjerë si unë
ashtu si kemi ardhur
athua atje a do të këthehemi?

Eh në vendin tim ka shumë mirësi
athua zogjët shqip ende cicërrojnë
po në livadhe
mazi a lodron

Brenga

Ç'të them u ç'akorduan notat muzikore
heshtjen e kishte komponuar kompozitori
qetësi para uraganit dhe ndjenja të shprishura.

U dashuran marrëzisht toka e dielli,
a ka dashuri pa marrëzi?

Dashuri e zjarrtë diellore,
një puthje me tokën ngritë temepraturën
gjethet u përvluan në përqafim,

ato as që kishin filluar të gjelbronin
përpliteshin zhagas
ngjyra ekstreme të ndezura
ashtu si jeta e  piktorit
që është në kërkim të ylberit,
kombinim ngjyrash

Dheu ishte ai që dhuroi jetën
a nuk shkruan kështu në librat e shenjtë
dhe vërtetë, aty fillon jeta dhe mbyllet,
në brendi

Kockët e stivosura belbëzojnë për historinë
nuk lënë gjë mangu as për mitologjinë
pse dinosaursët janë zvogluar në madhësi
a është ky shqetësim apo lehtësi
e arkeologu ku është ai
dheu-toka-historia- civilizimi, ku jane tashti
lakmia është më e madhe tash se asnjëherë
athua tokës do t'ia zbulojnë fshehtesinë?

Pasuria nën tokë belaja mbi te
shumë pasuri pak njerëzi
Natyra të përkdhel dhe ledhaton
nëse je i dëgjueshëm florën e faunën e mbron
begatin e shton

por nëse këto parime i harron
atëherë natyrën e trazon
më nuk te ledhaton por të ndëshkon
ajo ka ligjet e saja supreme mbi tokë e nën te

A mundet njeriu ta ndal stuhinë?
atëherë kur natyra tregon fuqinë.

Krimi

Shumë pak njeriun dëgjoj
meditoj,
dielli përcllon
nxehtesi te madhe liron

Njeriu nuk mendon
natyrën e shkatrron
pylli hijerënd
gjëmon,
ai nuk flet, por rënkon

Ehoja kumbon
drithmët t'i shton
nuk ka më puhi
as freski

Rrënja vajton
trungun kërkon
e degët me gjethe ku janë ?

Pasuria dëshirë,
o njeri a ke mendje ti ?
pyellin lakuriqon,
gjallesave jetën ua privon
natyra si të frymon
kur mushkërit ia dëmton

Krim nuk është vetëm kur vret
por edhe drunin kur pret
ai që pyllin nuk mëshiron
ardhmërinë rrezikon.

29 qershor, Heritage Park, Farmington Hills

Kavalli

Sa lehtë gishtat lodrojnë
krijim topthash, frymim i thellë
tingull magjeps

nga larg dëgjohet
një gjallëri
gishtat gjurmojnë
nga kanali del një zërim
është kavalli i bashkëvendasit tim
ai atë e ruan me zili
sa është e bukur kjo melodi

1 korrik, 2008, Farmington Hills


(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora