Pëllumb Gorica: Monografi që shpalos histori e krenari
Studiuesi, Veli Varfi prej kohësh ka gërmuar në dokumenta e kujtime të pafundme, të cilat dëshmojnë histori dhe ngjarje në kohëra; ai në organe të shtypit ka shkruar mjaft trajtesa me interes njohës për krahinën fisnike të Labërisë, e veçanërisht për zonën e Lopsit të Tepelenës. Ne kemi të botuar një studim interesant për Ismail Kaso Dhëmblanin dhe Luftën e Gribës...


























