Edison Ypi: Budallai
Budallain që ishte aq budalla sa për asgjë nuk mendonte dhe asgjë nuk dinte të bënte, e kërkonin me qiri në cilin katund rënkonte, në cilin pyll kulloste, me cilën dhi bënte qef, e quanin njeri me mendje të kthjellët, me shpirt të pastër, me ndërgjegje të pandotur, bolshevik të lindur, proletar të paepur...


























