Liri Pone Bele: Ngjarje e trishtë
Mësuese Mira mësoi se dikush po e priste të takohej në hollin e katit të parë të gjimnazit. Filloi të zbriste me ngut shkallët lidhëse me katin e parë dhe u hidhte vështrime të shpejta personave të pakët të ndodhur ulur, shumica ishin nxënës që bisedonin grupe-grupe. Diku pas tyre dalloi kokën e bukur me flokë të verdhë kaçurrela...


























