Ekskluzive - Albert Vataj: Niset për nga amshimi At Zef Pllumi
At Zef Pllumi u nda përgjithherë nga të afërmit, nga Shkodra, nga admiruesit, nga gjithsekush e njohu, ndigjoi për të dhe lexoj prej tij. At Zef Pllumi, i fundmi i brezit të artë të françeskanëve shqiptarë, atyne që kulmuen në pjedestal tiparet me të spikatuna të kulturës dhe qytetarisë, lirisë dhe devotshmërisë, përkushtimit dhe dashnisë. Zemra e tij pushoi së trokituri në Romë në moshën 83-vjeçare. Jeta e tij, si e çdo kleriku tjetër shqiptar, e çdo predikuesi të fjalës së Zotit, të të vërtetës kishte ecur nëpër një kalvar golgote. Së paku ma s’fundit ai mundi të ketë kenë në momentet e fundit ...














