E enjte, 18.04.2024, 02:17 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Vera Lucia Alves Neves: Gërshetimi i veprave të artistëve të mirëfilltë në shërbim të mrekullisë

E diele, 23.09.2007, 08:58 PM


(duke analizuar ekspozitën e paracaditësh në lokalin “Alexandrina” në Belo Horizonte, me poezitë e mrekullueshme të poetit kosovar Engjëll Koliqi, mbi pikturat e artistes sonë të mirënjohur dhe të famshme Marina Vargas)

Shkruan: Vera Lucia ALVES NEVES

Autorja e këtij shkrimi mes dy artistëve – Engjëll Koliqi e Marina Vargas
Belo Horizonte, shtator 2007. – Nuk dua të shkruaj shumë e të ju lodhi me fraza të gjata, sepse besoj është gjithçka e kuptueshme këtu. Dua vetëm ta shpreh mendimin tim, si një kritike letrare dhe gazetare e sektorit të kulturës dhe të artit, se në ekspozitën që patëm rastin e fatin ta shohim ditë më parë, në shtëpinë e shkrimtarëve dhe të artistëve të kryeqytetit tonë – “Alexandrina café cultura e moda”, ishin gërshetuar për mrekulli poezitë e poetit tashmë të mirënjohur dhe shumë të kërkuar në vendin tonë – Engjëll Koliqi, i cili vjen nga Kosova, nga vendi i fundit ballkanik, që po del nga flaka e luftërave nazisto-shoviniste, ende në pritje të njohjes ndërkombëtare të pavarësisë, mbi pikturat e artistes sonë të re, por tashmë shumë të famshme – Marina Vargas. Nuk dua të komentoj shumë, por vetëm dua të shpreh bindjen time se ky gërshetim shumë i qëlluar dhe i bukur artistiko-letrar, është në shërbim të mrekullisë artistike moderne dhe thjeshtë t’i përgëzoj dy autorët e sipërpërmendur. Gëzuar!

Këtu më poshtë po ua paraqes kuadrot e pikturave me poezitë, që përfundi kanë edhe përkthimin në gjuhën e tij amtare – shqipe, nga vetë autori.

LULET TUA

Pranvera po kalon
Unë gjithnjë në pritje
Lulet tua të bukura
Dashuria ime
Mos më këput
Mos më lër të vuaj më
Eja me lulet tua të bukura
Çdo ditë
Minutë për minutë
Të kujtoj
Ty duke ardhur
Me lulet e bukura
Më gëzon përgjithmonë...


 

 

 

 

 

 

GJITHNJË PËR SHIJEN E DASHURISË

Mos më gjyko
Edhe nëse i ha fjalët e mia
E bëj gjithnjë e përgjithmonë
Vetëm për shijen e dashurisë


 

 

 

 

 

 

 

 

 

VAZHDOJMË...

Kemi filluar
Gjithçka me vullnetin tonë
Të shëtisim nëpër marrëzinë tonë
Të zhytur në dredhitë e veprimit njerëzor
Vazhdojmë...
Me përpjekje të mëdha
Gjithçka brenda njerëzisë
Të vëjmë në lëvizje harmonitë e brendshme
Me reshjen e nevojshme nën diell
Të japim impulset tona
Me fuqinë e mrekullisë
Të vlerësojmë gjithnjë e më shumë
Dashurinë tonë të amshuar!


 

 

 

 

 

 

VËLLAZËRIA

Të gjithë popujt e botës
Të gjithë ne në gjithësi
Jemi të ngrohur nga i njëjti diell
Jemi të mbrojtur nga i vetmi Zot
Jetojmë nën të njëjtin qiell
...
Jemi vëllezër...


 

 

 

 

 

 

 

 

MES DHËMBËVE TË KOHËS

Ende sot
Mjerisht
Dridhet fati ynë
Pa ditur një të nesërme
Dhe duke kërkuar këngët e harruara...


 

 

 

 

 

 

JEMI TË POSAÇËM NE

I shtriejmë duart
Çdo ditë
Shkëpusim një thupër barishtore
Nga kaçuba
Duam të mbledhim
Mbarë njerëzinë
Por së pari
Njerëzit që vuajnë
Njerëzit me vaj në buzë
Të gjithë nevojtarët
Në të gjitha botërat
Por para së gjithash
Atje
Ku fryejnë erëra luftërash...
Atje
Ku ende vazhdon mjerimi...

 

 

 

 

Marina këto piktura i ka nxjerrë në dritë dhe ua ka dhuruar artdashësve të kryeqytetit, por edhe popullit të Kosovës, e inspiruar nga poezitë e mrekullueshme të poetit Engjëll Koliqit, i cili tashmë është në zemrat e dashamirësve të letërsisë, në vendin tonë. Këtu më poshtë po japim përkthimin e kësaj që ka shkruar Marina, me dorën e vet, për poetin kosovar.
“T’i pikturosh këto poezi, don të thotë t’i pikturosh dëshirat nga thellësia e madhe e dashurisë, të pikturosh ëmbëlsinë, të pikturosh kujtesën dhe shijen e dashurisë, kujtesën... Kam pikturuar këtu me ngjyrat që dalin e rrjedhin nga poezia, që më kanë folur e më flasin për luftërat, për dashuritë, mbi dashurinë... mbi kohën dhe mrekullitë. Janë fjalë që luten me të bekuarën dashuri, për amshimin e bekuar, me fuqinë e mrekullisë. Sa të mëdha këto fjalë, sa i madh ky poet! Atje ende fryejnë erëra luftërash, këtu strehohen e fshihen keqbërësit, madje edhe bekohen.... Bukuria e amshuar, ndjenja e pastërtisë së shpirtit dhe shpresa... kjo është të pikturosh poezinë e Engjëll Koliqit. Kënaqësi, falënderim e gëzim është për mua në një aventurë për imazhet e paprekura. Një përfitim i amshuar.
Të falemnderit Engjëll. Marina”.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora