Albert Vataj: Intervistë Ekskluzive me këngëtaren e talentuar Greta Koçi
Greta Koçi, e bukur si një Nimfë, me zërin magjik të një Sirene, me krenarinë e Athinasë. Një tipar artistik që muzikën e bën ninullë për lumturinë. Në gjithë këtë larushi zërash, përformimesh, promocionesh artistike, promovimesh, gjithkah që pipëtin pasioni për muzikën, Greta Koçi spikat. Vokali i saj është një zë që perceptohet kjartazi dhe të miklon me ëmbëlsinë dhe sharmin e butë dhe rrezatues si breror. Tash kur konkurenca qaset të shohë veten të shndërruar në një fushëbetejë të ashpër...
















