E hene, 17.06.2024, 11:07 PM (GMT+1)

Rexhep Çeliku, valltari simbol i traditës shqiptare

E takojmë në prova, ndërsa përgatitet për premierën e re të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore. Rexhep Çeliku vazhdon të jetë po ai simbol i valles shqiptare të traditës, po ai kërcimtar i shquar, që edhe pse vitet kalojnë mban mbi vete një freski të pandryshuar. Është po ai optimist për çdo sfidë që e pret në profesion dhe është po aq i sigurt edhe në rolin e tij si koreograf i valleve të Ansamblit...

Për ata që pavarsinë e Kosovës e kërkojnë në Islamabad

Javën që kaloi u shkrue edhe nji kapitull tjetër i turpshëm i politikës sonë të jashtme. Nji delegacion i përbamë prej Edith Harxhit, Adhurim Banaj, Elsa Kosova, Saimir Repishti dhe Zafar Ansar përfaqsoi vendin tonë prej datës 15 deri me 17 maj në Islamabad në sesionin e XXXIV të Konferencës Islamike të Ministrave të Jashtëm të vendeve antare...

Përhapja e Fesë Islame

Vendosja e sundimit osman në tokat shqiptare u shoqërua me ndryshime të thella jo vetëm në fushat politike, shoqërore dhe ekonomike, por edhe në strukturën fetare të popullsisë. Përkatësia e krishterë e shqiptarëve (pjesërisht në ritin ortodoks dhe pjesërisht në atë katolik) filloi të cenohej në dobi të përhapjes së islamit, fe zyrtare e shtetit osman...

SK Tirana dhe të tjerët…

Kjo është një temë e patrajtuar ndonjëherë, ndonëse titulli duket se nuk të ngjall një kërshëri. Është një temë që i përket vetëm periudhës së mbaskomunizmit. Më përpara, tema “SK Tirana dhe të tjerët” nuk mund të trajtohej përderisa kampionati i Shqipërisë sundohej nga tema “Partizani dhe Dinamo”. Të paktën kësisosji deri kah fund i viteve ’80, edhe pse qe mu 17 Nëntori (sot SK Tirana), ai i cili, qysh në vitet ’60 kishte nisur ta kundërshtonte temën e vjetër të dyshes së madhe dikasteriale, i pasuar nga Vllaznia dhe paksa prej Labinotit të Elbasanit dhe Flamurtarit të Vlorës...

Pashallëqet e mëdha shqiptare

Si në të gjithë Perandorinë Osmane, edhe në tokat shqiptare, gjatë shek. XVIII e sidomos në gjysmën e dytë të tij, filloi të mbizotëronte një situatë e re, e cila solli zhvendosje të rëndësishme në raportin e forcave ekonomiko-shoqërore dhe politike të vendit...

Antishqiptarizmi i një shqipfolësi - Nga Albert Vataj

Absurde! Ka plot emërtime të tjera në fjalorin e shqipes së sotme, por falë një kuraje civile dhe gjakftohtësie që motivon pak shqiptar në të sotmen nevracingëritëse vendosa ta pagëzoja vetëm kështu atë që do të zinte vend në gjykimin e një deklarate të çmendur...

Metropol pa panela

Nese pelqeni pikturat, ne Shqiperi keni dy shanse: te paguani shuma modeste per nje kopje te veprave te famshme, prodhim kinez, apo te blini nje pikture origjinale nga galerite e shumta te kryeqytetit, ku cmimet variojne nga 300 deri ne disa mijera euro. Per nje te mesme eshte Pjeter Lala, piktori i vetem amator ne rruget e Tiranes...

Kultura dhe Arsimin në shek. XVI-XVIII

Pas shpërnguljes së arbëreshëve për në Greqi dhe në Itali (shek. XV), fjalët e dikurshme Arbën/Arbër, (i) arbënesh/arbëresh dhe arbënisht/arbërisht, në vetë trojet shqiptare erdhën e u zëvendësuan dalëngadalë me fjalët shqip, shqip-tar dhe Shqip-ëni/Shqip-ëri. Nga këto më herët dokumentohet fjala e parme shqip...

Beteja e territoreve dhe miklimi nga pushteti i parasë

Do të mjaftonte qasja për rregullimet e marrëdhënieve ligjore të biznesit që klasa politike të gjente veten në një tjetër kacafytje idesh dhe kundërshtishë. Poseduesit e pushtetit gjithnjë kanë një mundësi për të vendosur pozita superiore, duke propozuar praktika ligjore dhe mjete të vërë nën fre logjikën e funksionimit të biznesit. Gjithashtu edhe opozita turravrap gjen me dhjetra arsye për ta rreshtuar gjithë potencialin e saj njerëzor në frontin e kundërmësymësit. Me apo pa të drejtë, motivuese ose jo, në emër të modernitetit dhe shmangies së abuzimeve, apo nën yryshin e një...

Rilindja Kombëtare - Parathenie

Rilindja Kombëtare Shqiptare, së cilës i kushtohet vëllimi i dytë i Historisë së Popullit Shqiptar, është shkruar nga këta autorë: Kreu I është shkruar nga prof. Stefanaq Pollo dhe është ripunuar e është plotësuar nga prof. dr. Kristaq Prifti. Kreu II është shkruar nga prof. dr. Kristo Frashëri...

Filozofia e politikës së paqes, mbi një fushë të minuar

Zhurma nervacingëritëse që provokoi takimi Nano-Berisha tejkaloi premisat pozitive për një këndvështrim të ri të politikës shqiptare, një tjetër kahje që propozohej turravrapit që kishte marrë në këto momente kur i gjithë faktori ndërkombëtar kishte drejtuar projektorët e vëzhgimit tekkëndej. Mendimi i të shumëve për takimin Nano-Berisha i ngjan një fushe të minuar. Filozofia e politikës së paqes së ofruar prej tyre u shtyp nga pesha e rëndë e paragjykimit që gjallon ndër shqiptarë, si pasojë e të drejtës që i është diktuar atyre nga vetë politika e konfliktualitetit, armiqësisë dhe...

Rilindja Kombëtare dhe veçoritë e saj dalluese

Shek. XIX shënoi për popullin shqiptar, ashtu si për popujt e tjerë të Ballkanit, një epokë të re, atë të Rilindjes. Ai ka hyrë në historinë moderne të vendeve të Ballkanit si shekulli i lëvizjeve dhe i revolucioneve kombëtare, që ndoqën njëri-tjetrin dhe që çuan në çlirimin e shumicës së popujve të këtij gadishulli nga zgjedha e Perandorisë Osmane dhe në formimin e shteteve të pavarura...

Përtej grilave të derteve tona

Sa herë që është për t’u marrë ndonjë dokument në ndonjë nga zyrat e ndryshme të shtetit për qytetarët, fillon praktika e "parapërgatitjes shpirtërore" disa ditë përpara. Një frymëmarrje e thellë dhe drejt e në radhët vrasëse ose në përballimet mbresëlënëse me nëpunësit përkatës. Roje që sundojnë krenarë dhe të pathyeshëm mbi çelësat e dyerve. Nëpunës që, megjithëse të shohin për herë të parë në jetë, të drejtohen me të njëjtin respekt me të cilin i drejtohesh ndonjë personi që të ka përndjekur gjithë ditët e jetës tënde...

Bota politike dhe animi i kandarit të barazisë

Barazia në tërësinë e saj është një koncept filozofik i gjithfarëformësh, duke qenë i tillë ai mbetet dyshues në pjesëmarrjen e të qenit një taban i fortë. Kjo për më tepër kur gjithçka në botën e të përditshmes dirigjohet nga politika dhe tërësia e saj. Në vetvete politik ka fare pak gjasa të përcjellë barazi ose të garantojë diçka të tillë si brenda vetvetes, ashtu edhe në raport me atë që ajo e quan vullnet i lirë qytetar. Në botën morale çdo gjë është e klasifikuar, e sistematizuar, e parashikuar dhe e vendosur që më pare, ndërsa në botën politike çdo gjë është e trazuar...

Zhvillimi ekonomik dhe shoqëror i Shqipërisë gjatë shek. XIX - fillimi i shek XX

Gjatë çerekut të dytë të shek. XIX, me gjithë disfatat e shpeshta që kishte pësuar në të kaluarën, Perandoria Osmane zotëronte ende territore të gjera në Lindjen e Afërme, në Gadishullin Arabik, në Afrikën Veriore dhe në Gadishullin Ballkanik. Brenda këtyre territoreve banonin afërsisht 33 milionë banorë. Në Evropën Juglindore Perandoria Osmane kishte humbur territore të rëndësishme (Hungarinë, Kroacinë, Besarabinë etj.)...

Ruaje Zot Shqypnin nga Shqyptaret

Aktualiteti i kësaj shprehjeje frazeologjike të Homerit të letrave shqiptare, At Gjergj Fishta e gjejmë të mishëruar në tërësinë e jetës politike shqiptare. Kriza që ka kapluar vendin që në mesin e vitit që lamë pas, për tu ashpërsuar në kacarritjet e para të vitit 2007, e skapulluar pas qasjesh të pafundme të ndërkombëtarëve dhe faktorëve të tjerë jokokënxehte, në gjenezën e saj ofron si të vetmin shkaktar interesat politike të palëve. Kokfortësia, meskinitetet dhe fodullëku nga njëra anë, përpjekja për të shfaqur panoramën...

Fluiditeti i alencave fluide dhe kameleonët e politikës

Askurrë nuk kam besuar tek funksionimi i aleancave para dhe paselektorale. Gjithnjë këto pazare politike nuk kam patur as më të voglen dëshirë për ti parë apo për ti trajtuar vetëm si marrëdhënie ndërmjet biznesmenësh, ndërmjet tregtarësh. A nuk është kështu? Përgjigjen e kësaj pyetje, të cilën janë në gjendje t’i përkojnë një pjesë e konsiderueshme e popullsisë në atë kontekst që e mendoj edhe unë, nuk kam ndërmend ta artikuloj. Zgjedhjet dhe dëftuesit e këtij testi elektoral, duke qenë shtysa për të nxjerrë mësime, nëse janë pësime, nuk kanë patur...

Lëvizja Kombëtare Shqiptare në vitet 30-70 shek XIX

Zhvillimi i lëvizjes kombëtare në vitet 30-40 të shek. XIX përkon me periudhën e reformave të para centralizuese, që filluan të ndërmerreshin në Perandorinë Osmane në vitet 30. Me këto reforma, në mënyrë të veçantë me likuidimin e sistemit të timareve, dhe me njohjen ligjërisht të pronës private mbi tokën (më 1834), si edhe me masat për riorganizimin e sitemit administrativ, ushtarak dhe të taksave...

Partneriteti me krimin dhe gjunjëzimi i shtetit

Atë që vullneti i Kuvendit të Shqipërisë e konkludoi si një gjykim i paanshëm dhe vënie nën fre të institucionalizimit të shtetit të krimit, e hedh në erë vetëm një letër prej tre faqesh e Presidentit të Republikës. Gjithçka ishte nëse e parashikuar, sikurse gjithçka kishte marrë trajtat e saj. Pritej që gjithçka të fliste në gjuhën e shkresave në formë vendimi. Moisiu dhe tërëçka që vërtitej rreth emrit të tij gjatë periudhës kur raporti i Komisionit Hetimor Parlamentar „Sollaku" po shoshitej në zyrat e Presidencës u agravuan në limitime të atilla sa e lanë jashtë të papritures...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora