E marte, 18.06.2024, 11:39 AM (GMT+1)

Emigrantët e parregullt në BE, ndjekje penale ndaj punëdhënësve

Masa tejet të rrepta për punëdhënësit e vendeve anëtare të BE-së, që punësojnë klandestinë dhe bëjnë favorizime për këta të fundit, nëse denoncojnë raste të shfrytëzimit të rëndë ndaj tyre. Madje ndëshkimet do të jenë deri në ndjekje penale, ndaj punëdhënësve që punësojnë emigrantë të parregullt nga vendet jo anëtare të BE-së...

Ismail Lulani

Ismail Lulani lindi në Tuz (Mal i Zi) ne vitin 1933, jetoi e punoi në Shkodër. Mbaroi shkollën për ndihmës mjek dhe më pas vazhdoi studimet në Institutin e Lartë të Arteve në vitet 1963-1967. Në 1967 mbaroi Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë...

"Molla E Dheut" Dhe Vlerat Ushqimore

Patatja është shumë e pasur me karbohidrate (sheqer në trajtën e amidonit) dhe me lëndë azotike (proteina), me vitamina dhe kripëra minerale, etj. Siç dihet, karbohidratet (sheqernat) janë burimi kryesor i vlerës energjetike që ka nevojë njeriu...

Kujdesi, si te kemi Dhembe te shendetshem

Dhembet e qumeshtit jane gjithsej njezet. Dhembet e pare dalin perafersisht pas muajit te gjashte te jetes, ku se pari dalin dhembet e poshtem preres. Te gjitha dhembet e qumeshtit dalin perafersisht deri ne moshen 3 vjeçare...

Shteti i Epirit

Në periudhën antike treva që nga malet e Llogarasë dhe të Kudhësit me rrjedhjen e mesme të Vjosës në veri dhe deri në gjirin e Ambrakisë dhe në kufijtë e Etolisë në jug, që nga malet e Pindit në lindje e deri tek brigjet e detit Jon në perëndim, përbënte një njësi gjeografike-politike më vete të formuar historikisht dhe të njohur me emrin Epir...

Rrefime biondesh te penduara

Vjen një çast në jetën e çdo vajze kur ajo nuk është më e kënaqur nga pamja e vet. E nëse ndokush mund të mendojë se kjo nuk mund të ndodhë kurrsesi me biondet (thuhet se janë të preferuarat e meshkujve!), ka ardhur koha të ndërrojë mendim...

Shteti Ilir - Fuqi Mesdhetare

Në historiografinë moderne është bërë zakon që shtetin ilir të mesit të shek. III ta quajnë shteti ardian. Studiuesit që e pagëzuan me këtë emër ia atribuojnë formimin e këtij shteti fisit të ardianëve. Sipas tyre, ky fis, i shtyrë nga keltët që vinin nga veriu u bart gjatë shek. IV në bregun e djathtë të Naronës, përballë ishullit Far, në jug të dalmatëve; pa i braktisur këto krahina, aty nga mesi i shek. III p.e.sonë në kohën e sundimit të Pleuratit, atit të Agronit, ardianët zbritën gjatë bregdetit deri thellë në jug...

Mbreteria e Dardanise

Mbretëria Dardane doli në skenën historike në shek.IV p.e.sonë dhe u bë një prej faktorëve relevantë, politikë dhe ushtarakë në Evropën Juglindore gjatë shekujve III-I p.e.sonë Shteti i Dardanisë, duke i bërë sfidë dominimit romak për një kohë të gjatë, ra nën pushtetin e Perandorisë Romake. dhe iu bashkangjit Provincës së Mezisë së Epërme (Moesia Superior) në vitin 44 e.sonë...

Pashko Vasa “Meteor” i kulturës dhe atdhetarizmit

Pashko Vasë Shkodrani është njëri nga figurat më të ndritura të kulturës dhe të Atdhedashurisë, të periudhës së Rilindjes sonë Kombëtare. Ai, u lind në Shkodër më 17 shtator 1825, në një familje borgjeze me prejardhje nga Mirdita...

Entela Komnino: 40 vjet pas vdekjes, Fan Noli akoma enigmatik per Shqiperine

Është kthyer dy herë në jetë nga vdekja e sigurtë dhe rreth një shekull pasi ai ka filluar të shkruajë dhe 40 vjet pas vdekjes provokimi i tij te lexuesit hap një botë enigmash të përafërta me dilemat e jetuara të tij. Gati të të njëjtit puls me ato të fëmijës me heronj që rikthehen ndër të gjallët. Ngaqë e “kish të shkruar” me sa duket ritin e kthimit “sa të ketë emër”...

Perurimi i shtëpisë muze të Dedë Gjo’ Lulit

Sot është një ditë e shënuar për kombin shqiptar, është një ditë përpara në hapat e njëpasnjëshëm të risistemimit të historisë sonë në faktet e rrjedhat e saj të vërteta. Sot, më 6 prill 2006, Malësia dhe Shqipëria përkujton një festë të madhe më rëndësi kombëtare: ajo përkujton me respekt dhe krenari 95 vjetorin e ngritjes së flamurit kombëtar të Bratilë të Deçiqit...

Qendresa e Ilireve kunder pushtuesve Romake

Luftërat e gjata të shtetit ilir dhe atij maqedon ishin bërë pengesa më e fuqishme kundër pushtuesve romakë. Thyerja e këtyre dy fuqive më të rëndësishme në Ballkan i kishte hapur Romës rrugën për të vazhduar më tej politikën e saj ekspansioniste në këtë gadishull dhe më tej në Lindje. Në shekullin II p.e.sonë dhe në shekujt që pasuan, Roma i shtriu luftërat e saj pushtuese edhe mbi krahinat e tjera të Ilirisë së brendshme dhe të asaj veriore...

Iliria ne periudhen e zgjerimit dhe te renies se Perandorise Romake

Shteti romak si gjatë luftërave, ashtu edhe pas mbarimit të tyre u mor me organizimin administrativ të viseve të pushtuara, të cilin e kreu në disa etapa dhe me ndryshime sipas koniunkturave që krijoheshin herë pas here dhe në pajtim me mundësitë që kishte vetë shteti romak. Qëllimi kryesor i organizimit administrativ të Ilirisë, ka qenë përforcimi i pushtetit romak, me anë të të cilit do të kalohej në një administrim e shfrytëzim më racional e sistematik të provincave ilire...

Pleqtë e Krujës

Dëshira për t'i kënduar traditës krutane mblodhi një grup pleqsh së bashku në vitin 1957. Një ditë të zakonshme, më 25 shkurt të po atij viti, ata mblidhen në zyrën e Fadil Tagës që ishte dhe drejtori i Shtëpisë së Kulturës të qytetit të Krujës...

28 vjet dasma e hare

Per 28 vite me radhe Skender Akrama dhe orkestra e tij nuk kane lene fshat dhe cep te Tiranes, Durresit, Shijakut, Elbasanit dhe Burrelit pa i rene daulles. Aq i vjeter eshte ne kete zanat Neri, sic e therrasin te njohurit Skenderin, sa nusja dhe dhenderi i pare qe ai ka shoqeruar me melodine e gernetes per ne hyrje te shtepise se re, tani me siguri qe jo vetem iu jane zbardhur floket, por do te jene bere edhe gjysher me niper e mbesa...

Floresha Debinja

Dikur ishte një vajzë e re, punetore ne Kombinatin e Tekstileve ne Berat. Ndërsa nga duart e saja te brishta dilnin prodhimet e bukura shumengjyreshe, ne thellesine e shpirtit te saj vlonte një zjarr. Ishte zjarri i kenges...

Maturantët ndahen nga shkolla të lyer me vezë dhe miell

Përleshja me vezë dhe miell ka ndarë edhe këtë herë maturantët e Tiranës me njëri-tjetrin, mësuesit dhe shkollën. Tradita që ka nisur prej disa vitesh (e huazuar nga të rinjtë amerikanë) e të laparosurit me ushqime, pas gjimnazit “Petro Nini Luarasi” ka përfshirë edhe shumë shkolla të tjera të mesme të kryeqytetit. Por në disa shkolla kësaj shfaqjeje i janë shtuar edhe elementë të tjerë si salca e domateve apo dhe grisja e librave në oborrin e shkollës dhe në fund nuk kanë munguar as zëniet me kalimtarët e rastit dhe marrjet në polici të të rinjve...

Mesjeta shqiptare - Shqipëria dhe Bizanti

Pas ndarjes së Perandorisë Romake në dy pjesë, më 395, trevat iliro-shqiptare hynë në përbërje të Perandorisë Bizantine, siç quhet zakonisht pas kësaj date Perandoria Romake e Lindjes sipas emrit antik të kryeqytetit të saj, Bizant, që për nder të Konstandinit të Madh u quajt Konstandinopojë.

Si jetojnë studentët shqiptarë në Itali. Studimet, puna dhe dashuritë

Është një numër mjaft i konsiderueshëm të rinjsh shqiptarë (nuk dihet me saktësi se sa), që studiojnë, jetojnë dhe punojnë në Itali. Të larguar gati në mënyrë masive më së shumti gjatë 10-vjeçarit të fundit nëpërmjet aplikimeve nëpër fakultetet italiane, tashmë ata janë shpërndarë në të gjitha qytetet universitare të të gjithë Italisë. I gjen kudo. Në çdo fakultet italian, në çdo universitet nga ato private deri tek më të rëndësishmit si “La Sapiensa” apo “La Catolica”, nga Siçilia deri në Trentino e Vale Da Osta...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora