Edison Ypi: Dasma ime
-Që thua ti, në katundin tim kurrë nuk ka ndodhur gjë më interesante se dasma ime. Pas pesë vitesh që erdha nga emigracioni ku fitova ca çika lek, vendosa të martohem. Pyet këtu e këtje, ja vura syrin për shoqe të jetës një perrie në katundin tjetër. Fola me babanë e vajzës. Bëra përgatitjet. Erdhi dita e dasmës...


























